Federata Pan-Shqiptare “Vatra” është një pasuri e pazëvendësueshme kombtare shqiptare e cila se bashku me organin e saj “Dielli”, falë pasardhësve të denjë të rilindasve shqiptar ka mbijetuar shekullin. E prirë nga dy intelektualët patriot Fan S. Noli dhe Faik Konica, “VATRA” ishte emblemë e atdhetarisë dhe e thirrjes për liri e cila me një zë të vetëm por të fuqishëm lëshoi kushtrimin për clirimin e Shqipërisë dhe pengimin e copëtimtit të saj të dytë nga fuqitë e mëdha dhe shtetet fqinje.
Emisioni fillon ciklin e emisioneve të realizuara në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore shqiptare në SHBA”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës-Departamenti i Trashegimisë Kulturore me drejtoreshë Vjollca Aliun, si dhe nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare të Diaspores në NY, me kryetar Elmi Berishën. Për reportazhin televiziv klikoni këtu:
Autore : Ajetë Sh. Beqiraj, Nju Jork.
RTK 2017.