Kohë vreshtash

“Kohë vreshtash” është një sekuencë nga jeta shumëngjyrëshe në fshat e cila risjell në kujtesë traditën e kultivimit të rrushit, e cila në rajonin tonë daton që nga koha pellazgo-ilire kur parardhësit tanë zgjedhnin fushat diellore për të ngritur vreshtat e tyre. Lokja shamibardhë që këput veshët e rrushit, sjell frymën e familjeve tradicionale shqiptare, të cilat ndonëse nuk mbjellin vreshta për përpunimin e verës, nëpër oborret e tyre gjithëmonë gjen një shtrat rrushi si shëndet e shije. E tillë mbetet edhe familja e Dinë Imerajt,një bujk I përkushtuar nga Lëbusha e Deçanit, në oborrin e të cilit edhe pas vdekjes i ruhet fryma tradicionale me shtratin e rrushit pranë koshit me thupra.

PLAYLIST: https://www.youtube.com/playlist?list…

KOHË VRESHTASH – Ngjyra jete në fshat

#VillageLife #village #albaniantradition

Created by: JETA BEQIRAJ

© Ajetë Shaban Beqiraj Official

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page