Vjeshta e fshatit-Kumbulla shahine

Kumbullën shahine(\”gjerenika\”) e gjejmë në rrëfimet e paraardhësve, e ruajmë nga kujtimet e fëmijërisë apo e hasim nëpër oborret tona me shijen dhe ngjyrat e saj të veçanta. Rezistente ndaj sëmundjeve,e qëndrueshme ndaj thatësirës,erës së fortë dhe ngricave,këtë lloj kumbulle e gjejmë në tokën e butë dhe përbri pyjeve,nëpër vende të ashpra apo përgjatë brigjeve të lumenjve, por gjithëmonë aty ku ka shumë dritë, si për të ngjyrosur kokrrat e saj shumëngjyrëshe. Para së gjithash,nëpër oborret e familjeve shqiptare apo rrugicat tona,si një pemë tradicionale e kultivuar nga të parët.

Kumbulla shahine – Pema e gjyshërve,Panoramë

#garden #fruits

Created by: JETA BEQIRAJ

©Ajetë Shaban Beqiraj Official

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page