MEJA, lendina e pikëllimit

   27 prill 2001, Kosovarja. Meja, rreth shtate kilometra ne perendim te Gjakoves eshte fshati ne te  cilin me 27 rill 1999 forcat serbe tubuan rreth 500 meshkuj, per fatin e te cileve edhe sot e kesaj dite nuk dihet asgje. Njera nder nenat  shumta shqiptare te cilat forcat barabare serbe ia vrane me te dashurit e zemres edhe nenemadhja Trashe Sokoli, 80 vjec, e cila krahas vajzes dhe dhenderit, ate dite humbi tre djem dhe nipin, 17 vjec.

Pranvera e  vitit 1999, ne Kosove ishte kohe kur njerezit vriteshin, masakroheshin, kidnapoheshin, deportoheshin … Nje pranvere, kur forcat policore dhe paramilitare serbe vrisnin, digjnin e zhbinin gjithe cfare i ishte shqiptare. Ato, me 27 prill 1999, ia kishin mesyer edhe fshatit Meje te Gjakoves. Ne shtepine e Trashe Sokolit, pervec familjes ate dite ishin edhe  38 familje refugjate. Traktoret e ngarkuar dhe makinat i prisnin te gatshme ne  oborr, se heredokur pritej qe dora djallezore te trokiste edhe ne kete porte.

“Ate dite qe dojke me na shitue zana, dola me te dy djemt Simonin dhe Kristen. Nipi Kastrioti me mori per krahu, se mue me mundojke astma tanaheret. Sa shume zgjati, i thafshin krahet! Kur dolem ne livadhin prane shtepise,n’a preu shkau rrugen.M’i rane djalit te vogel, Kristes.“-A ke nane?A e din se une jam nane?!“-i bertita,se s’mujta me pa si i rane ne syte e mi. Per tjetren ane trojet i ndezen flake…”, rrefen lokja Trashe, se ciles rrahja e djalit nder sy e dogji me fort se zjarri i cili po shkrinte mundin e shume

Filip Sokoli la pas vetes gjashte jetima

vjeteve.

Trashe Sokoli: “Tre djem e nipin forcat serbe m’i grabiten parasysh”

 Por, kot mendoi se do te mund t’ua nxjerrte djalin nga duart,sepse forcat serbe e ndoqen me sharje, ndersa Krista mbeti ne duart e tyre.Aty lokja ndjeu t’i shkeputej nje cope zemre.Kur e ndalen Simonin edhe nje cope tjeter,kur e ndalen Filipin edhe nje tjeter, per Kastriotin edhe nje tjeter…Dhe,zemra e saj mbet e coptuar qe nga ajo dite kobzeze, kur ia moren tri pemet e zemres dhe nje filiz te njome, vetem 17 vjet!

Simonin,Kristen,Filipin dhe Kastriotin-djalin e Pashkut,m’i kane ndale aty. Si nuk i prita mu thafshin te dyja! Filipi m’i ka lane gjashte jetima. Ketu i kam pese te tjere e dy gra te reja. Simoni m’i ka kater djem e Krista nje cike. T’ishte djale, bile…Ciken e hasretit me dhander i kam te vrame,e te gjetun  hic,  oj loke! Edhe ata m’i kane lane gjashte jetima. Ku dij clirim une?  Ku kam rehati une?!”, ofshan lokja zemerplasur dhe duke u ngritur me ngadale, ua lemon fytyrat ne radhet e fotografive te varura ne mur si nje varg te keputur margaritaresh,pese prej te cileve nje dore e zeze ia kish vjedhur e tretur kushedi kah?!            

 

“Qe ketu ku i kam! Keta te tre jane,ky s’eshte,ky eshte,vajza e hasretit s’eshte,ky nuk eshte,ky asht…nipi Kastrioti,nuk asht!… Pese vet…Pese te barkut tem! E une gjalle…”, ofshan lokja duke tretur shikimin ne fotografite e varura ne mur.

Simoni, djali i dyte i familjes Sokoli

“Politikanët numeronjne votat-asnjeri te pagjeturit “

“Lej tana.Por,me erdhen ate dite qe dojshin me votue.Une rate ne krevet, e me veten: ” Halle,me kend je? Per kend don me votue?” “Me ke kam me qene? Secili po kqyr per karrika te veta e asnjeri per sa njerez jane humbe? Peseqind vete jane ndale qetu…Pesqind berre me qene,e jo peseqind njerez! Pasha Zotin t’kisha fuqi asnjenin nuk i kisha lane me votue.Pas vallahi kurrnje nuk a dashte me votue per asnje. Njerezit kane votue e une nuk muj.Per ko?!” Keshtu kam fole,se me ka plase barku! Per  shka me votue? Kush kqyri per ne?Peseqind vet i kane marre aty e nuk ec kurrkush.Duhet me I lype djemte tane. Duhet me bo dicka per ne. Qekjo s’ka ba vaki, vallahi! Asht kane lufte,po jane vra e jane gjete. E keta me humbe pa shenje pa doke… Nuk jane vec te mite.Jane te krejt Kosoves! A i gjeten tre djemt e Amerikes? Ata i lypen dhe i gjeten. Edhe per keta me ba si per ata. Me shtrengue dikend me tregue ku i kane shenjat, te gjalle apo te vdekun! Po,krejt i kane lane mbas dore. Tash mori loke, bahen kater vjet pa dijte kurgjo per ta. Djemt na kane shkue. E kush po lodhet per kete pune?Kush po lodhet per ne?Vec farefisi qe na kane ndihmue, se njeri i gialle nuk na ka kane. Nuset m’i mane gjinia ma shume. Jam lodhe me shpirt! Me nje social krejt familja, a me ble buke a tjerat? V ec kush  te ndihmon per hater te Zotit,se keta jane ne shpia te veta. Une jam vetem me dy reja e me pese femije. Errem e qelem me nje djale 13 vjec. Per Zotin, qe kater vjet,hala nje nate kund se kam ba. Jam ba kurban i kesaj shpie…Nuk muj  ,me u err e me u qel pa kane qetu.Ndihma e Zotit qofte!”, flet lokja zemerplasur dhe serish i mbyten syte ne lote.   Krista la nusen e re me nje vajze

Asnje gjurme per 500 shqiptaret e grabitur ne Meje

Tre djem, nipi,vajza e dhenderi te vrare dhe tetembedhjete jetima te trungut te saj, mbetur pa prinder. Ndersa lokja me 78 vitet mbi supe, me peshen e tragjedise, te pleqerise e te semundjes, mbahet per shpresen se ata nje dite do te kthehen. Jeton per hir te rejave ne te cilat sheh te bijen e humbur…Per hir te femijeve te tyre qe po rriten! E shnderruar ne nje tempull ngushellimi  ndrydh kujen e zemres, derisa nje dite t´i plas. E vdekjes nuk i druan me, sepse fundi i jetes don te thote takim i amshueshem me martiret e saj qe ja dogjen zemren per se gjalli…
                                                                                                 
As tri vite pas grabitjes se 500 shqitpareve nga forcat serbe ne fshatin Meje,  per fatin e tyre  nuk dihet asgje duke shuar perdite shpresen e familjareve per rikthimin e tyre te gjalle…

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page