12 janar 2013, Dojce Vele. OKB-së konfirmon se në Evropë abortohet një numër gjithnjë e më i madh fetusesh femërore, duke konstatuar statistika alarmante veçanërisht në disa vende të Ballkanit.Studimi përmend edhe Kosovën si vend problematik. Por sipas ekspertëve në Kosovë, ndonëse njihet mendësia e preferencës për djem, shoqëria në përgjithësi dëshiron femijë të shëndetshëm pavarësisht gjinisë.
Ajo është e bardhë, por jo fatbardhë. Rrathët blu nën sy shprehin vuajtjen e brednëshme që rritet dita ditës bashkë me djalin e saj pesëvjeçar, i cili sapo ka nisur të hedhë hapat e parë dhe ende s’flet.
Por, ndonësë një djalë më zhvillim të vonuar,arritja deri te ai kishte shumë sakrifica,duke mos kursyer as metodat me primitive sic thotë„ për rrotullim mitre kah ana e djalit“me qëllim të ndryshimit të vendimeve të paracaktuara tashmë nga nje fuqi jashtë saj. Ndërsa para tiij, kjo zonje e cila nuk desh te identifikohej,nën presionin e burrit kishte abortuar një foshnjë me bindjen se ishte vajzë.
„Abortova, duke pranuar mendimit e burrit tim, i cili reagoi menjëherë, kur mjeku tha se është vajzë. Një mjek në Prishtinë tha se, e dallon shumë herët gjininë përmes ekos. Që në muajin e dytë…”
Gjinia dallohet tek në javën 16-të
Një foshnjë e vrarë qysh në embrion, sepse është “vajzë”, ndonëse nuk dihej të ishte e tillë, sepse gjinia e fetusit mund të dallohet vetëm në javën e 16-të të shtatzanisë, thotë prof. Myrvete Paqarada, drejtore e Klinikes Gjinekologji ke Obstetrike në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës në Prishtinë. Ajo është e mendimit që raste të tilla duhet të ndiqen penalisht dhe mjekët përegjegjës duhet të përballen me forcën e lijgit. Një mjek që pretendon ta dallojë gjininë qysh në muajin e dytë të shtatzanisë nuk është i ndershëm, thotë Paqarda, sepse “zhvillimi apo diferencimi i organeve gjenitale tek embrioni përfundon në javën e 13-të, ndërkohë që knstatimi me ultratinguj është i mundur vetëm n ëjavën e 16-të. Unë nuk e përjashtoj mundësinë se ka me siguri edhe mjekë matrapazë, por nga ana shkencore mund të garantoj, se nuk mund të bëhet identifikimi i gjinisë me atë metodë.”
Paragjykimet rreth gjinisë mashkullore apo femërore janë të hershme dhe e kanë zanafilën qysh nga koha e bashkësive primitive. Më vonë, kushtet e vështira të jetesës në zonat rurale kanë bërë që të preferohet fëmija i gjinisë mashkulore, duke u nisur që nga ndarja e punës e deri tek aftësia për të kryer beteja, thotë sociologu Fatmir Qollaku: „Atëherë natyrshëm familja e ka përjetuar si humbje lindjen e vazjës dhe në një farë mënyre madje familjes i janë shprehur edhe ngushëllime kur ka lindur vajza me shprehje të tilla si: ‚A u mërzitët që lindi vajza’!?“ Sipas socialogut Qollaku, ndonëse kjo dukuri në ka qenë prezente në të shkuarën në shoqërinë kosovare, me proceset e integrimit dhe zhvillimin e përgjithshëm si dhe nga ndikimi i shumë faktorëve të tjerë, ka rënë dukshëm kjo dukuri.
Preferenca për foshnja të shëndetshme
Në familjen e Nysretit 47 vjeçar nuk ka ekzistuar ndonjëherë një mendësi e tillë, ai madje kujton, se kur i lindi vajza e dytë, që është sot 18 vjeç, nga gëzimi ka qerasur ekipin e personelit mjekësor që asisitoi në lindje.
Madje ai kujton edhe të atin, një bujk mendjehapur: “Kur lindi motra e tretë dhe unë isha djali i vetëm,xhaxhai si baba i tre djemve i tha babait tim: ‘Bacë ngushëllime, ishallah e ke djalin, se t’u ba vajza e tretë!’ Babai shfryu i mërzitur e iu përgjigj: ‘Kështu thuhet kur vdes njeriu e jo kur lind … Shendosh gruaja!”‘
Preferenca më e madhe për djemtë dhe domodoshmëria për të pasur trashëgimtar mashkull në Kosovë është një fakt i vërtetuar, gjë që ka çuar tek lindje të vazhdueshme, martesat e shumëfishta deri në lindjen e djalit si dhe në përzgjedhjen e gjinisë gjatë riprodhimit invitro. Por kurrësesi aborti selektiv mbi bazë gjinore nuk mund të konsiderohet si dukuri shoqërore brenda një bashkësianifikimit familjar, formë kjo e gabuar, sepse aborti është një ndërhyrje shumë serioze. Por nuk mund të thuhet, se në Kosovë bëhen aborte selektive, kur gjinia është femër, kjo nuk qëndron. Kjo është propagandë dhe nga përvoja ime shumëvjeçare mund të them, s
e asnjëherë nuk ka ardhur ndokush të më thotë ‚hiqma këtë fëmijë, sepse e kam vajzë’, Jo!“, thotë profesore Paqarada.
Selekstimi gjinor mendësi e së shkuarës
Një studim i OKB-së konfirmon, se në Evropë abortohet një numër gjithnjë e më i madh fetusesh femërore, duke konstatuar statistika alarmante veçanërisht në disa vende të Ballkanit. Por sipas ekspertëve në Kosovë, ndonëse njihet mendësia e preferencës për djem, shoqëria në përgjithësi dëshiron femijë të shëndetshëm pavarësisht gjinisë.
Sociologu Fatmir Qollaku është i prerë në mendimin e tij, se mendësi të tilla shoqëria kosovare i ka tejkaluar prej kohësh: „Mendimi im është i prerë: dukuria i ka rrënjët e hershme në pragjykimet e jetës rurale dhe konceptit të barrikaduar në provincë, por në mënyrë të natyrshme procesi emancipues dhe socializues e ka bërë të vetën. Edhe nëse ka raste të tilla, kjo kurrësesi nuk mendoj, se është dukuri e përhapur në masë, por ndodh vetëm prej paragjykimeve të mëhershme.“
Mbi bazën e ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës aborti legal është i lejueshëm deri në javën e dhjetë të shtatëzanisë dhe në javën e 16-të vetëm në raste të jashtëzakonshme si dhe në raste të përdhunimeve apo incesteve familjare. Në klinikën Gjinekologjike Obstetrike përgjatë vitit të kaluar janë kryer 67 aborte, shumë më pak krahasuar me një vit më parë, por asnjëri nga abortet s’ka pasur bazë seleksionin gjinor. Ndërsa,sipas dr.Paqarada, nga 11.274 foshnja e lindura në vitin 2012, 6.122 ishin foshnje meshkuj, prej të cilëve 156 kanë lindur të vdekur dhe 5.152 femra, prej të cilave 71 kanë lindur të vdekura.