3 tetor 2011, Radio Kosova.Konstantin Stijovic-Koja,nje malazez nga komuna e Decanit i zhvendosur ne Mal te Zi qe me ’99, provoi te futej ne Kosove, me c’rast u kthy oas nga Policia e Kosoves. Ky veprim u interpretua nga ai si “rrahje dhe maltretim verbal”, te cilin mediat serbo-malazeze e publikuan pa e verifikuar. Policia e Kosoves, Shoqata e Malazezve te Kososves si dhe familjare te Stijoviqit e demantojne lajmin.
Konstantin Stiovic-Koja eshte nje malazez i lindur ne Lumbardh me 1931 dhe me banim ne Decan deri me 1999. Tentimi per rikthimin e tij ne Decan se bashku me nje malazez nga Prapaqani deshtoi, per shkak te perfshirjes se tyre ne keqtrajtimin e popullates se pambrojtur gjate luftes se Kosoves. Koja qe atehere ne shenje hakmarrjeje shfrytezon cdo rast per te nxitur konflikte ne menyre qe te pasyqroje Kosoven si shtet joligjor, ndersa popullin e saj si pengese per kthimin e te zhvendosurve ne pronat e veta. Ne vazhden e kesaj fushate edhe rasti i 25 gushtit 2008, kur moslejimin e kalimit te kufirit te Kosoves me dokumente jovalide, leternjoftim i vitit 1971 te ish-Jugosllavise apo me leternjoftim te skaduar te UNMIK-ut, ai e shperndau neper media si ketrajtim fizik dhe fyerje verbale. Lajmet e rreme te trumpetuara neper perfaqesues shoqatash te te zhvendosurish kunder Policise se Kosoves u pranuan si te tilla dhe u publikuan nga disa media serbo-malaleze.
Vujiciq:”Stiovic provoi te hynte ne Kosove me leternjoftime te skaduara”
Sipas shkrimit te 25 gushtit, botuar ne portalin malazez Vesti Online, i cili i referohet deklarates se shkruar te kryetarit te Bashkimit te Shoqatave te te Zhvendosurve nga Kosova ne Mal te Zi, Milenko Jovanovic, “ne vendkalimin administrativ “Savino Voda” qe lidh Rozhajen me Pejen, pjesetare te Policise se Kosoves e kane rrahur te zhvendosurin Konstantin Stijovic-Koja, 81 vjecar”.
Por, e verteta eshte krejt ndryshe, thote kryetari i Shoqates se Malazezve te Kosoves, Sllobodan Vujiciq: “Konstantin Stiovic ka dashur te vi ne Decan duke kaluar kufirin me leternjoftimin e nxjerrur me 1971 e te skaduar me 1981, si dhe me leternjoftimin e skaduar te UNMIK-ut. Legjitimiteti i te zhvendosurit nuk eshte dokument udhetimi per shtete tjera dhe me te nuk do te lejohej te futej as ne Serbi, sepse eshte dokument jovalid”, shpjegon per Radio Kosoves Vujiqiq, duke dokumentuar me fotografi leternjoftimet e skaduara te ish-Jugosllavise si dhe te UNMIK-ut,njeri me vite e tjetri me dakada.
Policia e Kosoves demanton mediat serbo-malazeze
Sipas Vesti Online e cila thirret ne deklaraten e Jovanovicit, “81 vjecarin Srijovic, Policia e Kosoves pas goditjeve ne koke dhe ne stomak e kane derguar ne stacionin policor ne kufi me Malin e Zi dhe e kane maltretaur edhe verbalisht. Pastaj, ai eshte hedhur ne furgon per Mal te Zi me porosine “te mos provoje te kaloje me kufirin e Kosoves me dokumente serbe dhe malazeze”. Shkrime te kesaj natyre vine edhe nga mediat serbe, nder te cilat edhe radiotelevizioni B92. Mirepo, Policia e Kosoves i demantoi me ane te nje komunikate. Zedhenesi i policise Arber Beka per radion Blue Sky thote:
“Pasagjeri ne fjale te vetmin dokument qe ka prezantuar para zyrtareve policore ka qene dokumenti i refugjatit te vendosur ne Andrijevice te Malit te Zi. Pandaj, te njëjtit ne mungese te dokumenteve te nevojshme dhe valide te përcaktuara me Ligjin mbi Kontrollin Kufitar, i është refuzuar hyrja për ne shtetin e Kosovës. Procedura e Refuzim-Hyrjes ne Kosovë është kryer konform procedurave te parapara me Ligj dhe ne Polici nuk është evidentuar asnjë rast apo ankese për tejkalim te autorizimeve policore ndaj personit ne fjale. Pas publikimit te shkrimit në ueb-site te “B92” nga Serbia, Policia e Kosovës përmes kanaleve zyrtare te komunikimit, menjehere ka kontaktuar autoritetet policore te Malit te Zi prej nga ka kuptuar se prej z.Sijovic as atje nuk eshte paraqitur nje ankese e tille”.
Cfare eshte e vertet dhe cfare propagande?
Perderisa, Shoqata e Malazezve te Kosoves se bashku me shoqaten per te zhvendosur “Zora” ne Mal te Zi, vendosen te vertetojne deklarata nga vendi i ngjarjes.
“Pas vizites ne kampin e te zhvendosurve ne Andrievice, Shoqata e Malazezve te Kosoves me ane te nje shkrese ka sqaruar autoritetet malezezelidhur me deklaratat e plasuara ne media se Policia e Kosoves ka rrahur Konstandin Stijovićin (81 vjec) dhe nga vendi i ngjarjes kemi derguar raportin e bazuar mbi faktet e pamohueshme se ato jane te paverteta. Ne i thame Kojes qe here tjeter te vie me dokumente valide dhe te mos provokonte, duke i bere dem popullit te vet. Pastaj, Koja eshte deklaruar si serb. Dhe, gjysme serbet e gjysme malazezet nuk jane te mire per asnjeren pale, sepse ata kthehen kah te fryje era sic edhe kane bere. Prandaj, ne Kosove ka ndodhur e keqja me e madhe!”, thote per BS Vujiciq.
Svetllana Stijovic: “Mediat genjenje-Gjyshi im nuk eshte rrahur!”
Shkrimin e portalit Vesti Online e demanton edhe mbesa e tij 13 vjecare, Svetllana Stiovic ne nje koment, ne te cilin nder te tjera thuhet:
“T´ua them te gjitheve: gazetat genjejne! Ne telefonaten e mbremshme, gjyshi i ka thene gjyshes se eshte shendosh e mire dhe askush nuk i ka bere gje, pervecse e kane zbritur nga autobusi, nuk e kane lejuar te kaloje kufirin dhe e kane kthyer ne Andrievice“, shkruan Svetllana Stiovic nder te tjera, duke dokumentuar me nje fotografi familjare lidhjen e gjakut me te gjyshin, Konstantin Stijovic-Kojen.
“Koja ka thene per mediat se e kane maltretuar sepse ka pasur kapelen malazeze,se e kane rrahur e maltretuar verbalisht e te paverteta tjera-thote Slobodan Vujiqiq. Por, e verteta eshte se ne Kosove askush nuk ka gje kunder kapeles malazeze dhe sikur te kishte pasur dokement valid dhe te mos bente probleme ne vendin ku ka jetuar me pare, sigurisht qe do mund te kthehej dhe te jetonte ne Kosove sic jetoj edhe une, se edhepse jetoj ne Prishtine asnjehere nuk kam pasur probleme nderetnike. Besoj se te gjithe ata qe nuk kane bere te keqija, mund dhe duhet te kthehen sepse askush nuk ka gje kunder tyre. Ndersa, deklaratat e Stioviqit me se tepermi i kane keqeperdorur disa shoqata te te zhvendosurve, te cilet punojne kunder interesave te te gjitheve”.
Decanasit kundershtojne vetem kthimin e te involvuarve ne krime lufte
Popullata decanase e mban mend shume mire, kur me 2008 Stiovic Koja provoi te rikthehej ne Decan me nje grup te zhvendosurish dhe i ballafaquar nga radioja jone me faktet e se kalaures per involvim ne keqtrajitm ndaj popullates decanase u shpall i padeshiruesehm. Ai qe atehere provon te pasqyroj Decanin si kundershtues te kthimit, ndersa rasti i gushtit se Policia e Kosoves e rrahu eshte vetem pjese e kesaj fushate e cila shkakton konfuzion dhe frike tek personat e zhvendosur. Se, edhepse pak ka kaluar nga konflikti i pergjakshem i vitit ´99, popullata decanase asnjehere nuk u ngrit kunder kthimit te njerezve te pafajshem, me te cilet deri dje jetuan ne fqinjesi te mire. Ata vazhdojne te kundershtojne vetem rikthimin e njerezve qe moren pjese apo mbeshteten vrasjet, masakrimet e perdhunimet e popullates se pambrojtur, pasojat e te cilave i vuajne edhe sot e kesaj dite…