Ajetë Beqiraj fituese e “Çmimit për Varfërinë”

Me qëllim të shënimit të Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit të cilat duhet realizuar deri me 2015 nga vendet nënshkruese të Deklaratës së Mijëvjeçarit, Ekipi i Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, me një sërë aktivitetesh shënoi  “Javën e Luftimit të Varfërisë” . Cmimin e Parë për radio-reportazhin më të mirë në trajtimin e problemit të varfërise e mori Ajetë Beqiraj, reporteree Radio Kosovës .

Me date 26 tetor 2007

Ora: 11:00

Radio Kosova

Emisioni: Meteori

Autore:Fatmire Rrahmani

Fatmire Rrahmani: Vazhdojme te dashur degjues, ne jemi me ju pergjate frekuancave te Radio Kosoves. Ora eshte 11-te e 25 minuta.

Me qëllim të shënimit të tetë Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, qe duhet realizuar deri më 2015 nga vendet nënshkruese të Deklaratës së Mijëvjeçarit, Ekipi i Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, me nje sere aktivitetesh shenoi  “Javën e Luftimit të Varfërisë” .

Java e Varferise ne Kosove u permbyll mbreme, ne Prishtine, me shpalljen e te gjashte gazetareve me te mire per mbulimin e temes se varferise ne Kosove. Cmimet i ndau Koordinatori per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara, ne Kosove, Frode Mauring. Ndwrsa, Cmimin e Parw pwr radioreportazhin me te mire arriti ta fitoj kete cmim Ajetë Beqiraj, te cilen e kemi sot ne studio qe te bejme nje bashkebisedim te shkurter. Ajetë, mireseerdhe!

Ajetë Sh. Beqiraj: Faleminderit per ftesen!

Fatmire Rrahmani: Ajetë. Ju jeni korrespondente e Radio Kosoves, mirepo puna qe beni ketu eshte vleresuar tek ne. Kete, aq me mire e bene Kombet e Bashkuara ne Kosove. Pra, ju fituat cmimin e pare. A e pritet kete cmim, Ajetë?

Ajetë Sh. Beqiraj: Te jem e sinqerte, nuk e kam prit…Dhe, per asnje arsye tjeter, vetem se nuk kam besuar ne nje „fer-play“, ne nje konkurence te drejte. Deshi Zoti, deshi fati, fale korrektesise se Ekipit te Kombeve te Bashkaura,  ketu ne Kosove, u be vleresimi…Faleminderit prej atyre qe me dhane rastin qe te  prezantoj Radio Kosoven, Avni Spahiut qe me dha rastin te jem pjese e Radio Kosoves, duke mos harruar eproret qe me kane perkrah gjate gjithe ketij viti qe u bera pejse e juaja e mbi te gjitha, faleminderit atyre qe me me nderuan duke me dhene cmimin per reportazhin me cilesor.

Famire Rrahmani: Tema nuk do te kisha thene se mungon se tema eshte pothuajse e gatshme, meqe nje pjese e konsiderueshme e popullsise jeton ne nje gjendje te mjeruar  sociale. Por, sa e kishit ju veshtire t´i gjeni personazhet, sepse vertet ishte dicka e realizuar mire!

Ajetë Beqiraj: Veshtire ne rrethanat ne te cialt po jetojme s´eshte asnje fije, meqense ne cdo te tretin apo te katertin person me te cilin ke te besh, mund te shoesh se ne nje forme ose ne nje tjeter, eshte nevojtar, pa perjashtuar as rastet e varferise ekstreme te cilat mund te hasen ne cdo hap. Keshtu ndodhi edhe me mua…

Fatmire Rrahmani: Pikerisht nga cilat familje ishin keta te varfer?

Ajetë Beqiraj: Po, jam kapur ne nje fshat malor te Decanit, Llocan, ne nje plake te varfer  te rrethuar me shtepi te larta, me njerez te pasur, perderisa ajo jeton ne nje kasolle te vockel, krejt e vetmuar. Nga farefisi i saj ajo ka vetem dy mbesa, te cilat nuk ia shkelin pragun kurre. Ajo me ka nxit, se te ne si shqiptar ka qene tradite ruajtja e gjakut dhe ne anen tjeter, njera nder arsyet e cila shkakton zemerimin e Zotit, eshte pikerisht kjo shkeputje e lidhjeve te gjakut. Prandaj do te ishte nje mesazh per ne, qe t´i ruajme keto lidhje fort….

Fatmire Rrahmani: Don te thote, ti i je qasur rastit krejt nga nje kend tjeter…

Ajetë Sh. Beqiraj: Jane te gjitha te gereshtuara ne nje…Sepse, vjen rasti tjeter kur nje prind i dy tre femijeve i cili gjithe kohen bredh poshte e lart e mbledh hekurishta per nje euro. Pastaj kam perfunduar me nje personazh tjeter, ne Peje, i cili s´ka njeri dhe e vetmja  familje e tij jane qente dhe macet. Ai ben jete bredhacaku, por nje varg i tij me ka bere pershtypje kur thote:

„Te vdekurit po flasin
edhe ne ishim si ju
edhe ju si ne do te beheni
njeriun vec dheu e ngin
andaj ndergjegjen mbaje te paster!“

Dhe kjo qe me ka mbet mua ne shpirt, do te doja te ishte mesazh per te gjithe ne, qe t´na shkund ndergjegjen dhe te mendojme se nese jemi mire sot, nuk do te jemi gjithmone… Mund te ndodh qe edhe ne te jemi nder ata nejrez te varfer, te cilet i kam sjell ne valen tone dhe te cilet kane bere nga reportazhi im nje „kryeveper te vockel“.

Fatmire Rrahmani: Me gjithe modestine qe po na jep, Ajetë, ai ka qene nje realizim i perkryer. Shperblimi ishte I merituar, meqe e ndau edhe Ekipi i Kombeve te Bashkaura per punen qe ke bere…Ajetë. Ju jeni korrespondente e rregullt e Radio Kosoves qe mbulon ngjarjet nga Decani. Na pershkruaj pak nje dite te punes tende?

Ajete Sh. Beqiraj: Une  punoj edhe si korrespondente e dyte e Dojce Vele-s ne Kosove poashtu dhe si të thuash, jam paksa e sheprndare, sepse jam e akredituar tek dy radio me pergjegjesi dhe kjo don te thote te jesh ”Online” edhe 24 ore. Pra, perdite pothuaj nje tempo jete. Zgjohem, dal, varesisht prej raporteve ose prej radios. Nese me thuhet te percjell ndonje ngjarje per Radio Kosoven, ate edhe e bej. E  nese jo, angazhohem per Dojce Vele-n, meqense atje jam e akredituar si bashkepunetore e lire, kryesisht per tema sociale . Keshtu qe, te them se diten mbledh-naten punoj dhe kjo eshte jeta ime…

Fatmire Rrahmani: Dhe ky cmim do te te stimuloje, sigurisht per punen e metutjeshme…

Ajetë Sh. Beqiraj: Sigurisht, ndonese per mua ka qene stimulim vet besimi i eproreve te mi te cilet me kane dhene rast qe te deshmohem, me kane nda hapesiren qe te tregoj ate te pakten qe di dhe pastaj thjesht,  te mund te konkuroj me punen time!

Fatmire Rrahmani: Ajetë, une ju deshiroj sukses edhe ne te ardhmen. Dhe, te nderuar degjues, ketu pershendesim Ajetë Beqirajn, korespondenten tone te rregullt nga Decani, sivjet fituese e Cmimit te Varferise 2007, per radioreportazhin me te  mire, te cilin do ta degjojme ne vazhdim!

Radio reportazhi:

„Varferi ne Kosove“

Pergatiti dhe realizoi:

Ajetë Beqiraj

Radio Kosova, tetor 2007

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page