

Në Festivalin e IV Rajonal të Radiove, „Tingulli është Vizion-Tuzlla 2008“, në një konkurencë prej 160 punimesh, Radio Kosova e përfaqësuar nga gazetarja Ajetë Beqiraj mori Cmimin e Pare te festivalit me radioreportaazhin “Jeta në natyrë”. Festivali i organizuar nga Alter Media u mbajt në Tuzlla të BeH prej datës 24 deri me 29 qershor 2008.
RADIO KOSOVA-Programi i Mengjesit
Autore e emisionit: Dhurata Kaba-Mustafa
Operatore zëri: Myrvete Bunjaku
Dëgjues të dashur, sic ju informuam më parë, prej 24 deri me 29 qeshor, organizuar nga Alter Media u mbajt Festivali Katërt Rajonal, „Tingulli është Vizion-Tuzlla 2008“.
Thuhet që udhetimi është jeta, ashtu siç është edhe jeta udhëtim. Udhëtimi i suksesshëm është udhëtim nga gëzimi për nisje në rrugë deri te gëzimi për t´u kthyer në shtëpi. Gjërat më të vlefshme dhe më të bukura i përjetuam pas kthimit, sepse në një konkurencë jashtëzakonisht të fortë, me 160 punime nga ky festival tradiconal u kthyem me Cmimin e Parë!
Lavdërimi i siqnertë I veprës së mirë është i vlefshëm sa edhe pjesëmarrja në të. Ndërkaq, madhështia e një njeriu të mirë mund të matet me qëndresën dhe aftësinë për t´i bërë ballë konkurrencës. Nuk është thënë kot se zemra eshte celësi i botës dhe i jetës. Dhe, ka disa tela të çuditshme në zemrën e njeriut që befas nisi të dridhet edhe nga një fjalë e vetme. Sepse, kur u tha se Radio Kosova merr Cmimin e Parë ishte gëzim i madh për ne. Ky gëzim nuk mungoi as te zëvendësrejtoresha në „Alter media“, zonja Suada Adjanel.
Dhurata Kaba: Suada Miremëngjes nga Radio Kosova!
Suada Axhanel: Mirëmëngjesi Dhurata dhe përshëndetje për të gjithë dëgjuesit e Radio Kosovës.

Suada Adjanel: Po, interesimi për festivalin e sivjemë ishtë shume I madh, një itneresim që po rritet cdo vit. Siç e thatë edhe ju, Dhurata, në festivalin e katërt rajonal të radiove, sivjet të mbajtur në Tuzlla, prej 24 deri me 29 qershor, morën pjesë 35 radistacione të rajonit dhe pesë fakultete dhe shkolla gazetarie, të cilët konkuruan në gjashtë kategori garuese me gjithsejt 160 punime. Dhe, mudnt ë them lirisht se tani dhe ne festivalet e mëparme, po triumfojne radiot nga Kosova. Është dëshmuar se në një konkurencë të fortë nga pesë kategori garuese, në Kosovë erdhen dy çmimet e para dhe më të rëndësishmet, njëra në Radio Kosovë me raportazhin e Ajete Beqirajt, “Jeta në natyrë” dhe tjetra në Radio Dukagjin, me siglin identifikues, “Jeta është libër”. Unë shfrytëzoj rastin t´I uoroj Ajete Beqirajt për këtë reportazh kaq të mirë, të cilin juria e vlerësoi si reportazhin më të mirë të festivalit. Si njëra nga organizatoret e këtij festivali, dua ta falenderoj edhe z. Mon Zhubin, I cili me përkthimin profesional ndihmoi jurisë rreth reportazhit të Ajete Beqirajt, duke e faldneruar poashtu qëe ishte anëtar jurie për kategoritë e tjera në këtë radiofestival. Do doja të përmend edhe disa cmime të tjera që u dhanë në këtë festival, ku për produkcionin më të mirë të sutdentëve, Cmimin e Parë e mori Fakulteti I Shkencave të Gazetarisë, në Beograd; për radio-temën hulumtuese, Cmimi i Parë I takoi radios se Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa për reportazhin e shkurtër, Cmimin e Parë e mori radio e Malit të Zi.
Dhurata Kaba: Suada, a ke të shtosh edhe dicka tjetër?
Suada Agjanel: Do doja të flas pak për Tuzllën, si nikoqire e këtij festivali, për këtë qytet të bukur në veri të Bosnjë Hercegovinës, e njohur me kripë dhe me një arqitekturë të pasur të kohës së sundimit otoman dhe atij austrohungarez, me dy liqej të njohur për sëmundje astmatike dhe reumatizmale dhe me pyje pishash në qendër të qytetit. Por, c´është më e rëndsishme, do doja të flas për njerëzit e saj të dashur dhe shumë mikpritës dhe për mikpritjen e paharruar të kryetarit të Kuvendit Komunal të Tuzllës. Unë çdo ditë po marr letra nga pjesëmarrësit e festivalit me falenderime për organizimin dhe me fjalë të bukura e të ëmbla për mikpritjen që na u bë në Tuzlla.
Dhurata Kaba: Suada, përshëndetje nga të gjithë dëgjuesit e Radio Kosovës, për ju dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival. Ndërsa nga unë dhe Moni që ishim atje, falenderime për mikpritjen dhe për organizimin që e keni bere. Mirupafshim në festivalin e ardhshëm. Dhashte Zoti me shpërblime të tjera.
Suada Agjanel: Faleminderit shumë. Ju mirëpresim në festivalin e ardhshëm, juve dhe radiostacione të tjera.
Dhurata Kaba: Faleminderit Suada dhe ditë të mbarë!
Ja të dashur dëgjues, ishte Suada Adjanel, zëvendës drejtore dhe bashkeorganizatore e Altermedias, Festivalit të Katërt Rajonal, “Tingull Është Vizion-Tuzlla 2008”, i cili festival dita-ditës merr fizionominë e më të përsosurit në Evropën Juglindore.
Nuk është thënë kot, të dashur dëgjues, mençuria që paguhet me përvojë është shumë e shtrenjt, por dituria e vërtet rrjedh nga përvoja e drejpërdejt dhe pema gjithnjë duhet të vlerësohet sipas trungut. Nga një qiri mund të ndizen shumë qirinj tjerë, kurse shkëlqimi i të parti të mos zvogëlohet. Vlera e njeriut ka të bëjë me ato gjëra që i ka krijuar dhe me ato gjëra të shumta që I ka mbledhur. Dhe, të kesh vlerë dhe të dish ta tregosh ate, don të thote, të kesh vlerë të dyfishte, sepse vlerën e vërtet e njeh profesionisti.
Profesionalisht veproi z. Mon Zhubi, gazetar shumëvjeçar dhe drejtor i administratës qendrore nëMinistrinë e Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Qështjeve Jorezidente të Kosovës, z.Mon Zhubi. Mirëmengjesi dhe mirëseerdhët!

Mon Zhubi: Mire se ju gjeta!
Dhurata Kaba: Cilat kanë qënë përshtypjet tuaja për festivalin?
Mon Zhubi: Përshtypjet ishin të jashtëzakonshme. Shfrytëzoj rastin ta përshëndes organizatorin e festivalit tashme tradicional, I vendeve te Rajonit të Evropës Juglindore, I cili ka marrë fizinominë e vet. Një festival I shqaur më një kokurencë gjithnjë e më të madhe. Dhe, kur jemite konkurenca, unë përgëzoj Radio Kosovën edhe Radio Dukagjinin, të cilët prej festivalit të parë kanë marrë pjesë me shumë sakrificë, deh c´është më e rëndësishme, me gazetarë meritor dhe me shpërblime, gati për cdo vjet.
Do doja të përshëndes poashtu edhe kryetarin e komunës së Tuzllës, një njeri I penës, politikan dhe shkrimtar, I cili perkrah fjalen e lire dhe I cili nuk e mbylli festivalin, duke premtoi se na mirëpret edhe vitin tjetër.
Sa I përket festivalit, ai ka qënë I konceptuar në gjashtë kategori: kategoria e parë ishte “Storja hulumtuese”; “Radioreportazhi I shkurtër; “Jingli identifikues”, “Jingli Komercial” dhe radio-reportazhi I gjate apo radiostorja. Për herë të parë ishin edhe produkcionet e studentëve të jurnalistikës dhe të gazetarisë, I cili ka bërë nje Bum të vërtet me punimet e prezantuara. Ndërsa, në vitin tjetër organizatori ka menduar ta fus në konkurrencë edhe kategorinë e radio-dramës.
Dhurata Kaba: Po.Ndërsa, puna këmbëngulëse e shfrytezuar me inteligjencë për të menduarit drejt, doemos shpie drejt suksesit. Fshehtësia e parë e suksesit është besimi në vetvete dhe angazhimi I mendjes, zemrës, intelektiit dhe shpirtit, në cdo aktivitet. Por, fshehtesia e suksesit në jetë nuk lidhet me atë që njeriu ta bëjë atë që do, por ta dojë atë që bën. Dhe, shpërblimi I parë që I takoi Radio Kosovës me reportazhin “Jeta në natyrë”, padyshim, është I Ajetë Beqirajt, e cila edhe në vitin e kaluar në po këtë festival u shpërblye me Cmimin Special të Festivalit. Por, këtë vit, Ajetë Beqiraj triumfoi dhe në një konkurencë jashtëzakonisht të fortë, në mesin e 160 punimeve të rreth 50 radiostacioneve ia solli Radio Kosovës Cmimin e Parë të festivalit. Të dashur dëgjues, le ta dëgjojmë së pari reportazhin e shpërblyer “Jeta në Natyrë”.
Dhurata Kaba: Ajetë, unë flas nga përvoja. Je eksperte për reportazhe. Këtë e përmendi edhe pr.dr. Rade Veljanovski, anëtar i jurisë nga Beogradi, duke thënë se: „Autorja e vë në vetë të parë jo veten sic bëjnë shumë gazetar, por bashkëbiseduesin“.
Ajetë Sh. Beqiraj: Po. Kishim diku në shkollën e gazetarisë një këshillë nga gazetarë me përvojë se, poqese je ne kërkim të namit orjentohu kah mediat televizive, por po deshe një lidhje të ngushtë me njerërzit apo auditorin, atëherë zgjidh radion. Duket se unë kam marrë këtë këshillë dhe duke mos qënë në kërkim të këtij nami, unë në vend se të vë fokusin tek vetvetja, në cdo rast përpiqem t´i jap dritë jetës apo përsonazhit për të cilin flas.
Dhurata Kaba Mustafa: A ta mori mendja se do të shpëblehesh dhe atë me cmimin e parë?
Ajete Sh. Beqiraj: Ndoshta me ndonjë çmim po…Por, me Cmimin e Parë, absolutisht jo, për vet faktin se, sic e thatë edhe ju, ka qënë një konkurencë e fortë dhe numerike. Nisur nga kjo, e ceka edhe më lart, ka mund të jetë një dëshirë por marrje e një cmimi të tillë, absolutisht jo!
Dhurata Kaba Mustafa: Dhe vitin e ardhshëm do të angazhohesh, sigurisht. Ndërsa, ne kemi vendosur që në vitin e ardhshëm të mos shkojmë pa ty. Moni, komenti yt? Keni luajtur një rol të persosur në përkthimin e tij.
Mon Zhubi: Sidoqoftë, unë shfryetzoj rastin ta përgëzoj Ajetën për një punim të jashtëzakonshem. Me vie mirë që dëgjuesit e Radio Kosovës patën rastin ta dëgjojnë edhe një herë dhe ta vlerësojnë edhe vet, se nuk ishte rastësi që punimi i Ajetë Beqirajt të vlerësohet si më i miri, në një konkurencë, siç e thatë edhe ju, të jashtëzakonshme. Ajo çka dua të përmend është se në festival kërkohet nga garuesit që brënda temave të përzgjedhura të kenë: interesin publik, shumëllojshmërinë e qasjes, studimin e temës, shumëllojshmërinë e burimeve apo akterëve të rëndësishëm për temën, a janë shfrytëzuar gjer në fund karakteristikat radiofonike apo performanca e mediave në prezantimin e pasqyrës fonike dhe në fund, ajo më e rëndësishmja, gjuha e gazetarit. Dmth., këto ishin kriteret kryesore për vlerësimin e punimeve…
Dhurata Kaba: Dhe, kësaj radhe fitoi Radio Kosova. Ndërsa, Radio Dukagjini mori cmimin e parë për siglin të cilin sapo e degjuat, sepse ishte jashtëzakonisht i mirë dhe natyrisht që e meritoi vendin e parë.Ndërsa, vendin e dytë e mori me reportazh. D.m.th., këtu ka fituar Kosova. Në linjë të drejtpërdrejt kemi Eroll Grapcin, autorin e siglës. Eroll,miremengjesi!
Eroll Grapci: Mirëmëngjesi juve dhe të gjithë dëgjuesve të Radio Kosovës.
Dhurata Kaba: Maestro Eroll Grapci, cilat janë përshtypjet nga ky festival?
Eroll Grapci: Përshtypjet e mia…Unë thjesht kam mbet pa tekst nga pritja që na u bë në Tuzlla, nisur nga kryetari e të gjithë të tjerët. Mund të them se organizimi ka qënë në nivelin më të lartë dhe ndër katër festivalet vlerësimet e këtij kanë qënë më pozitivet. Cka të them? Kemi dëgjuar shumë ligjerata në pergjithësi. Por, megjithëse të gjithë I i kemi posedu CD-të me të gjitha materjalet konkuruese, ndoshta ka munguar ajo që të gjitha materjalet t´i dëgjojmë të gjithë bashkë. Mirëpo, juria dhe organizatorët kanë vendosur që nga të gjithë të dëgjohen vetëm finalet.
Dhurata Kaba: Paj, s’thashë kot që Kosova është shpërblyer, qoftë Radio Kosova me shpërblimin e parë, qofte Radio Dukagjini me siglën dhe vendin e dytë, për reportazh. Eroll, unë besoj së vitin e ardhshëm Kosova do të triumfojë serish, qoftë me Radio Kosovën qoftë me Radio Dukagjinin. Unë uroj të keni suksese dhe uroj që të keni sukses si dhe ju përgëzoj për shpërblimet që i morët.
Eroll Grapci: Falemidnerit juve dhe besoj se kjo ishte një shtytje edhe me e madhe për Radio Dukagjinin, për Radio Kosovën dhe për Kosovën në përgjithësi. Sepse, unë e ceka në një bisedë të drejtpërdrejt që kisha në radion „Bosnja dhe Hercegovina“, në natën finale, se kjo don të thotë shumë për shtetin me të ri, të cilin ju ende nuk e keni pranuar dhe mendoj se do të vazhdojmë kështu. Dhe, më pëlqeu komenti I disa kolegëve tonë të cilët propozuan që Radio Kosova dhe Radio Dukagjini mos të hynë me në konkurencë, sepse janë të pakunkurence dhe cdo vit po marrin cmime”. Besoj se kështu duhet të dëshmohemi edhe në vitin e ardhshëm.
Dhurata Kaba: Eroll, të përshëndes në emër të dëgjuesve përmes valëve të Radio Kosovës. M´i përshëndet të gjithë kolegët e Radio Dukagjinit.
Mon Zhubi: Unë kisha përshendet Erollin, ish një djalë shumë simpatik dhe shumë punëtor. Tashmë vec është cekur se përderisa në festivalet e mëparshme gazetarët vet e kanë gjet temën me të cilën kanë konkuruar, pra, aktuale, me interes të përgjithshëm, sivjet për herë të parë, organizatori i ka dhënë të gjitha temat e parapara në të gjitha kategoritë. Psh., në kategorinë në të cilën unë isha pjesëtar i jurisë, në storjen hulumtuese ka qënë afërsisht të zhanrit „Ne dhe Evropa“. Ndërkaq, sa I përket radio reportazhit,tema ka qene kryesisht rreth vlerave turistike dhe ekologjike ne rajonin e Evropës Juglindore, në të cilin cmimin e dytë e mori Radio Dukagjini.
Eroll Grapci: Po, morëm vendin e dytë me reportazhin. Një punë e vyeshme nga kolegu I studios në Prishtinë, Ermal Panduri, I cili qysh edhe e shpjegoi juria, se ishte reportazhi më I shkurët ku janë të përfshira të gjitha. Po ne mirë e dimë se reportazhin e radios së Malit të Zit ë cilit I takoi vendi I parë, është vështirë ta tejkalosh. Një reportazh shumë I mirë, në vend të ngjarjes. Z.Moni e ka dëgjuar dhe e din se çfarë reportazhi ishte ai. Mirëpo, unë mendoj që tema ishte aktuale dhe se në mos të parin, ne merituam vendin e dytë,gjithesesi.
Dhurata Kaba: Patjetër. Rëndësi ka që të marrim shpërblime dhe se ka fituar Kosova. S´është me rëndësi nëse Radio Kosova apo Radio Dukagjini. Ka fituar Kosova dhe ne ju kemi deshmaur të tjerëve se me të vërtet ne dimë të punojmë ashtu siç duhet.
Eroll Grapci: Faleminderit edhe juve dhe të gjithë dëgjuesve të Radio Kosovës. Mirudegjofshim!
Dhurata Kaba: Të dashur dëgjues, një buzëqeshje i pasuron ata që e marrin e nuk I varfëron ata që e japin. Ajo është një shenjë miqësie. Ua ofron pushimin të lodhurve, ua kthen guximin të dëshpëruarve. Atë nuk mund ta bleni as ta huazoni por as ta vidhni. Nëse takoni dike që ka harruar të buzëqesh, bëhuni zemërgjërë! Dhurojani buzëqeshjen tuaj, sepse buzëqeshja më së tepërmi I nevojitet atij që nuk mund t´ia dhurojë tjetrit. Ne ju dhuruam një program të jashtëzakonshëm mëngjesi, me shpërblimin e parë që fituam në një konkurencë të fortë në festivalin rajonal të radiove të Evropës Juglindorë “Zëri është vision-Tuzlla 2008”. Falenderojmë Mon Zhubin dhe autoren Ajete Beqiraj. Dhashtë Zoti, vitin e ardhshem me shpërblime të tjera.
Mon Zhubi: Nëse punojmë kështu, suksesi është I garantuar, sigurisht!
Reportazhi fitues: “JETA NE NATYRE”
Atëherë kur tollovia e ditës ishte shkapërderdhur dhe dielli po ngarendte drejt perëndimit, ngjitemi drejt Grykës së Deçanit, të vetdishëm se plaku që jetonte në gji të natyrës vetëm në muzg do të kthehej në tëbanen e tij. Dhe, pas gjashtë kilometrash vozitjeje nëpër rrugën malore, në një luginë mes dy shpatijesh na shfaqet parasysh tëbana, ku 70 vjeçari Qazim Kuçi, kish shkuar gjithë jetën e tij. Me të dalë nga makina, gurgullima e ujit që buronte nga mali, na tërheq si me dorë në gjirin e një peisazhi magjepsës. Në breg të lumit, gjejmë plakun me karrem shelgu në njërën dorë e në tjetrën, me një peshk që ende përpëlitej në dorën e tij.
“Qyre peshkun!…Qyre qika jeme!…Opaa!…Qeshtu m´ka ik në natje. Nal, nal, nal!…Nal bab, nal! Nal, se tash luj unë me ty qysh të du!...Një e gjeta atje, qeky i dyti, edhe nja n´e gjetsha qatje, bahen tre!-shpjegon plaku duke varur peshqit për goje në thepat e trungut dhe pasi zë vend në gurin buzë lumit, krejt papritur nxjerr nga xhepi skrrajën për karremin e tij.-E gjej ushqimin, skrrajën a kërcyellat dhe I lëshoj karremat në lumë. Kur t´kthehna me bagëti, vi e i marr, ua çel barkun, ua heq zorrët, i laj me ujë, ua qes kripën I pjek dhe I ha. Peshku asht I shëndetshëm“-
Kuqi: “Nwntw muaj ne mal e tre ne shtepi”
Qazim Kuqi, nga Decani, I cili tash 40 vjet, me të çel behari bashkë me bashkëshorten i ngjitet Grykës së Deçanit, sot vjen edhe me rrëfimin e tij:
“Jom konë puntor i pylltarisë, maqinerist. Kur u ndava prej vllazenve, luta drejtorin me m´lanë ktu se s´mund arrija edhe punën e shtetit edhe familjen. Shtatë fëmijë…Ma I madhi 16-të vjeç, ma I vgoli gjashtë vjeç. Pasi drejtori më lejoi, e kapa punën unë, e kapi gruaja, e kapën fmijët. Prej të 72-tës veç tre muj dimën i kam ba n´Deçan, deri në `99-të, kur na kanë qit n´Shipni… Tash dal prapë. Si ka fillu pranvera, unë jam nis për ktu. Ajri i paster, qetësia, punoj, pushoj, s´më interesojnë punët e hallkut. As radio as televizor as sen veç bi në nëntë e çcohna në gjashtë, sot në pesë jam zgju…Dal e punoj pak n´kopshtije, vi e I moj edhat, I lshoj dhitë, I daj edhat. Kam punë me plas!”
Blegtori Kuci ka punuar edhe sistemin e rrymes me uje
Plaku me kapelë te zezë dhe qizme të gjata, tashmë, I ngjitet rrëpirës malore me një shkathtësi të çuditshme duke hapur me një shkop degët e holla të drunjve gjetherënës qe kercenojne me gervishtje.
“Hajde mas plakut çika e mire. Ruaji sytë ngapak!”
Pas pak minutash ecjeje nëpër pyllin e degëzuar, para nesh shfaqet horizonti I hapur dhe lugina gjelbërore. Një rrjedhë e ndarë lumi, derdhet tatëpjetës e mbi shtrat, një hidrocentral i vogël, ku 70 vjeçari prodhon dritë për tëbanën e tij.
„Kqyr tashti! Qeky sistem e sjell këtë. Elektromotori asht qatje, kapet qetu e jep rrymë prej këtuhit e n´stan. Televizorin e katër sijalicat i ban Non Stop. Po t´kisha pare, po ´sha Zoten, nja tetë kilovat rrymë me i prodhu për çdo ditë e me i thanë dhe KEK-ut, hajde perziju me mu!“- qesh plaku, duke treguar dhëmbët e tij të verdhë.
Kopshti ne mal me te gjitha perimet
Rrjedha e lumit prej ku prodhoeht drita, shkon e derdhet në tokën pjellore mes dy kreshtash gjelbërore.
“Mbjell tetana. Pasulin, kepën, laknën, kompirin, kungullin…Edhe bukën e prodhoj ktu! Gjashtëqind killa kollomoç ja kam marrë e aty e teposhtë, e kam pas pasul. Asnjë send piaca mua nuk më nevojitet. Veç për krypë, gaz e shiqer si s´muj i prodhoj, edhe drute janë të shoqënisë.“
Një thanë e lulëzuar, si një kurorë e artë rri në krye të rrugicës së rrëpirët që çon te stani I drunjtë. Majtas saj, dy sana të ngrëna përgjysme e krejt në fund, lugu ku pinë ujë bagëtia. Tymi i oxhakut dhe blegërima e kopesë na jep të kuptojmë se bariu plak ka kthyer bagëtinë nga kullosat, kaherë. Tre qen të lidhur krahas, me t´na diktuar ngrihen me të lehura në këmbë, përnjëherësh. Të lehurat e parreshtura na përcjellin deri në hyrje të stanit të drunjtë, matanë kulmit të të cilit kish lulëzuar qershia.
Pulat, nën hijen e saj po çukisnin fijet e fundit të barit para se të futeshin në kotec, ndërsa klloçka kish mbledhur kaherë zogjtë e saj në gji, për t´i mbajtur ngrohtë deri në agimin e ri. Maçoku mbi qati, me t´na pikasur hidhet me një hop tek këmbët e të zotit dhe duke u fërkuar për çizmet e tij, na prin bishtngrehur drejt stanit të shtruar me dhe. Në atë gjysmëerrësirë, nga të dyja anët shihet dollapet me enët e qumështit e krejt në ballë, shtrati i drunjtë.
„Qetu flejmë me shoqen. Qeto tepsia me tomel i kemi mjel sot natje. Pie, mos t´ardhtë merzi…Pie bre, se vallahi s´ka ma t´shnetshëm! A t´thashë si 20 vet mu kane kthy për djathë, sivjet?”
Dhia ushqehet me majen e barit dhe qumeshti i saj eshte me i shendetshmi
Me të futur një dru në zjarr, plaku merr enën për të mjel bagëtinë. Në të djathtë të stallës, një kuti e mbuluar me batanie kot na nxit kërshërinë. Brenda telit s´gjejmë tjetër vec një furrik pule, ndërsa e papritura e bukur ishte përbrënda stallës, përmes të çarave të së cilës dhjetëra sy na shohin me kërshëri. Tingujt e zileve sikur na thërrasin të futemi mes tufës laroshe.
„Qyre qika jeme, kjo asht stalla e dhive. Janë diku 70 copa me t´vogla e me t´mëdha. Tetana i kanë nga dy e nga tre!. Sot ka pjell qekjo, dy e ajo pardje. Edhat m´u desh me i pru në krahë. Qe! Pardje ajo, dje qekjo, sot qajo. Edhe një e kam pa pjell. Edhat i mbajnë nga katër muaj e gjysme, pesë. Trrk, trrk!…Trrk babë, trrk!…Nalu!…Ku je mori?…çou moj!…çu!…E tash mbama pak se nuk rri!… Venja qaty doren pak…Hah!…I qesin nga dy litra tomel, nja në natje e nji n´promje. Pesë litra tomel-një killë djathë. Dhia e paguan veten, si në tomel si në mish. Nga nji euro e shes litrën e tomlit. Katër euro, një killë djathë. Dhitë i ushqej me ushqim të thatë, me mbeturina të grurit. Tash e hanë barin e zgjedhun. Hanë dushk, hanë shtog, manaferrë…S´ka bar si se han dhia“.
Kecat e sapolindur janë të mbrojtur me kafazë prej thuprash, ndërkohë që të tjerët rreth e rrotull, kërcejnë hareshëm. Një kërcim, që do të prehet me ardhjen e muajit qershor kur mishin e tyre të shijshëm do ta përpije tregu–thotë plaku, i cili do të ndal pak edhe për vete për ta zier në mënyrën e tij.
“E qes tomlin e e merr një valë. E laj mishin dhe e qes në tomelt të valë me u zi me tomël”.
“100 litra qumesht ne frigorifer per njerez ne nevoje”
Me të mjel bagëtine, mbyllim dyert e stallës dhe kthehemi në stanin e drunjtë, të ndriçuar me dritën e zbehtë të rrymës që plaku prodhon vet në hidrocentralin e tij. Nga të dyja dhite e vetme që plaku mjel ndërkohe, kemi qumësht sa për ne dhe për maçokun e zi, i cili me të lëpirë pjatën, struket nën shporet, duke përzier gërhamen me valën e patateve në kusi. Plaku, pjek me pak kripë edhe peshqit e sapokapur, sepse është kohë e darkes dhe ai bukëdhënjen e mikpritjen e ka traditë. E, teksa i gjithë stani bie aromë peshku të freskët, plaku krejt papritur nxjerr në sofër piten e pjekur.
„Perpeq me kos të dhive, vallahi! Paj, ma i mirë asht kosi i dhive se i deleve e i lopës, pasha qet bukë e shnetën teme. Babgjyshi m´ka rrnue 117 vjet. Veç i ka pas 100 copa dhi. Prej se jane hjek dhitë, ka shpërthy kanceri!…Dhia është shumë e shnetshme. Tetana barnat që dalin prej toke I han dhia. Edhe ajo veç majën e bimës e han dhe e len. N´gjysë të dimnit m´kane ardhë: „Aman, mos le, dy litra tomel dhie!“ Njiqind litra i kam pas shti në „friz“, veç me i dhanë për ilaq, voftë për rize t´Zotit.“
Tashmë, dielli është rrokullisur pas Bjeshkëve të Nemura e muzgu pranveror po hap krahët mbi folenë që frymon në gji të natyrës. E teksa mali, lugina dhe çdo gjë e gjallë prehet në qetësinë e bjeshkës, Lumbardhi rrugëton edhe natën me rrëmbim për t´u derdhur nëpër fushat pjellore të Dukagjinit…
Ajete Beqiraj-Radio Kosova, Maj 2008.