Rugova paralajmëron me protesta lëvizje të kufirit me Malin e Zi

Proteste ne Kuqishte te Rugoves kunder levizjes se kufirit me Malin e Zi

15 shtator 2011, Dojce Vele.  Janë të njohura deklaratat e autoriteteve vendore dhe ndërkombtare se territori i Kosovës është i paprekshëm dhe kufjitë e vitit ´74 do të respektohen në përpikmëri. Mirepo, banoret e fshatrave te Rugoves me protesta te kohepaskohshme paralajmerojne nje tkurrje te re te Kosoves ne kufirin me Malin e Zi.


Jane 15-të fshatra të Bashkësisë Territoriale te Rugoves, dhjetëra prej tyre përgjatë brezit kufitar me Malin e Zi, banorët e të cilave  kanë protestuar disa herë gjate 12-të vjetëve duke paralajmëruar zbritje të kufirit brënda territorit të Kosovës nga ana e autoriteteve të Malit e Zi. Protesta më e fundit ishte me 3 shtator 2011, në Kuqishtë të Rugovës, me rastin e bartjes së kompetencave nga Kfor-i te

Arianit Demaj, kryetar i Bashkesise Territoriale te Rugoves

k Policia e Kosovës, pwr menagjimin e kufirit Kosove-Mal i ZI. Arianit Demaj nga Shkrel i Rugovës, kryetar i Arianit Demaj, kryetar i Bashkesise
Territorile te Rugoves sjell shqetësimet e banorëve të këtushëm:

“Kërkesa kryesore e banorëve të Rugovës është që të fillohet sa më shpejt demarkacioni i kufirit dhe në atë komision gjithsesi të jetë i përfshirë dikush nga komuniteti rugovas. Edhe me banorët e fshatrave të Lugut të Drinit në pjesën e Kullës, kemi pas disa protesta se Mali i Zi edhe n´atë anë e ka ul kufirin në territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa, nëpër disa zona malore Mali i Zi është futur në zonat e

Nënkolonel Kamer Jonuzi

brendshme dhe ka vendos disa gur me mbishkrimin
“Republika e Malit të Zi”.

“Qeveria e Kosoves te deklarohet ne ka marreveshje paraprake me Malin e Zi”

Për banorët e Rugovës është shqetësues asfaltimi i pesë kilometrave rrugë pranë fshatit Kuqishtë drejt Qafës së Qokorrit, nga qeveria e Malit te Zi.

“Mali i Zi ka asfaltuar diku tri kilometra rrugë në pronën e rugovasve, afër fshatit Kuqishtë në drejtim të Qakorrit ku është piramida. Aty ka qënë kufiri që e dëshmojmë na dhe kufiri i vitit 1974 në të cilin u bazu ministri Bajram Regjepi. Ky mbetet problem aktual tash dhjetë vjet dhe qeveria e Kosovës nuk e ndërmerr asnjë hap që  të paktën me ua shpjegu publikisht banorëve nëse ka ndonjë marrëveshje paraprake me Malin e Zi”.

Ne Departamentin për Kontroll dhe Mbikeqyrje të Kufirit marrim pergjegje nga nënkolonel Kamer Jonuzi:

“Ideja është që të ndërtohet një pikëkalim kufitar i përbashkët. Asfaltimin e  kam parë dhe është bërë deri ay ku janë piramidat dhe ku KFOR-i i ka vlerësuar se janë kufijtë e `74-trës. E, në do t´jetë kufiri më poshtë apo më lart, është qështje e demarkacionit.  Ndërsa, prej fsahtit Kuqishtë deri atje qeveria jonë do ta asfaltojë ne vitin e ardhshëm, që të krijohen kushtet për vendosjen e një pikëkalimi të ri kufitar”.

PK bën menagjimin e kufijve të Kosovës, përvec atij Kosovë-Serbi

Në pajtim me Strategjinë Kombtare të Republikës së Kosovës për Menagjimin e Integruar të Kufijve dhe mbështetur në udhëzimin për transferin e përgjegjësive nga KFOR-it te Policia e Kosovës, aktualisht Policia e Kosovës është  pozicionuar në të gjithë kufijtë e Kosovës. Përderisa përgjegjësitë nga KFOR-i janë marrë deri në kufirin me Republikën e Serbisë; brez kufitar në gjatësi prej 380 kilometrash. Nënkolonel Kamer Jonuzi, kryesues i Departamentit për Mbikëqyrje dhe Kontroll të Kufirit,  sjell me shumë hollësi:

Patrullim i Policise se Kosoves pergjate vijes kufitare

“Fillimisht, përgjegjësia është marrë me Republikën e Shqipërisë,  me 28 prill 2010, i cili përfshin një territor prej 113 kilometrash. Kemi vazhduar me Republikën e Maqedonisë, në një territor prej 170 kilometrash i cili është marrë në tri faza. Dhe së fundmi, me 3 shtator 2011 kemi marrë kufirin me Malin e Zi, në shtrirje prej 80 kilometrash”.

Mirëpo, një hap i tillë s´mund të pritet në një të ardhme të afërt edhe në kufirin Kosovë-Serbi, meqë për shkak të vështirësive  për shtrirjen e autoriteti t të institucioneve të Kosovës në veri, në udhërrëfyesin për bartjen e përgjegjësive  nuk është paraparë marrja e përgjegjësive edhe me Serbinë, thotë për DW-në nënkolonel Jonuzi. “Aktualisht, ne kemi  dy togje patrulluese të cilat operojnë në kufi me Serbinë. Ne asistojmë, por kjo hapësirë prej 380 kilometrash ende është nën përgjegjësinë e KFOR-it”,  thotë nënkolonel Jonuzi, sipas të cilit janë gjithsejt 420 policë të togjeve patrulluese të Policise Kufitare të Kosovës, të cilët mbikqyrin vijën e gjelbër të kufirit të Kosovës.


A është e vendosur Policia e Kosovës cdokund në kufijtë e `74-trës?

Janë të njohura deklaratat e autoriteteve vendore dhe ndërkombtare se territori i Kosovës është i paprekshëm dhe kufjitë e vitit ´74 do të respektohen në përpikmëri. Nënkolonel Jonuzi tregon se ku janë të pozicionuar Policia Kufitare e Kosovës: “Sa i përket kufirit me Shqipërinë nuk kemi telashe. Në kufirin me Maqedoninë ka pas disa ndryshime. Por, është vija e cila është përcaktuar nga komisioni për demarkacion dhe ne jemi të vendosur aty. Ndërsa, sa i përket kufirit me Malin e Zi, ne së bashku me KFOR-in dhe me autoritetet malezeze jemi pajtuar që bartja e përgjegjësive të bëhet mbi bazën e kufijve ekzistues. Ndërkohë që është duke punuar Komisioni për Demarkacion

Patrullim i Policise se Kosoves pergjate vijes se gjelbert te kufirit

me Malin e  Zi”, përgjigjet nënkolonel Jonuzi.

Patrullim i PK-se pergjate vijes se gjelbert te kufirit

Me demarkacionin e kufirit me Maqedoninë, me 2009 dhe kthimit te 2500 hektarëve tokë të Kosovës të cilat me anë të një marrëveshjeje Beograd-Shkup me 2001 i ishin falur Maqedonisë, tek vendi i njohur si Kodra e Furrës në fshatin Debëlldeh, 17 hektarë të territorit të Republikës së Kosovës megjithatë i kaluan Republikës së Maqedonisë. Nëse ankesat e rugovasve kanë një bazë, Ministria e Punëve të Brendshme për DW-në nuk dha përgjegje. Ndërkohë, mbetet të shihet nëse kufijtë e Republikës së Kosovës me Malin e Zi do të respektohen apo do të ketë një tkurrje të re, si në rastin e demarkacionit të kufirit me Republikën e Maqedonisë.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page