Bashkepunimi komune-media lokale ne Rajonin e Pejes

1 tetor 2012, Radio Kosova. Cfare eshte bashkepunimi ndermjet Zyrave te Informimit dhe perfaqesuesve local te mediave ne Rajonin e Pejes? Sa e njohin ata Kornizen Ligjore Komunale, ne c´nivel eshte  gazetaria hulumtuese dhe raportimi i llogaridhenies dhe sa ka liri te shprehjes, si kusht baze per zhvillimine  demokracise? Pergjegjet ne keto pyetje u provua te gjenden gjate punetorie treditore ne Boge te Rugoves, e cila u zhvillua ne kuader te projektit “Rritja e rjedhes se informatave ndermjet komunave dhe mediave lokale ne Rajonin e Pejes”, organizuar nga Organizata per Siguri dhe Bahkepunim ne Eevrope (OSBE)-Zyra Rajonale ne Peje.Projekti I cili ka per qellim ngritjen e raportimit dhe permiresimin e cilesise se informatave te cilat mediat I perqojne tek publiku nepermjet gazetareve local, eshte fokusuar ne ngritjen  e nivelit te bashkepunimit ndermjet Zyrave te Informimit dhe korrespondenteve, ne menyre qe publiku te informohet me mire mbi zhvillimet ne komunat e Rajonit te Pejes. Driton Marku asistent i larte i programit ne Qendren Rajonale te OSBE-se ne Peje, thote se.

“Qellimi i ketij projekti eshte avancimi i komunikimit ne mes te institucioneve vendore. Ne kete rast, ndermjet qeverive lokale dhe qytetareve te tyre natyrisht duke perdorur mediat, sepse mediat jane nje aset shume i mire te cilin duhet shfrytezuar institucionet vendore per te plasuar dhe promovuar punen e tyre tek publiku dhe votuesit e tyre” .

Agron Bajrami-KD dhe Zekije Kelmendi-OSBE

Ky eshte vetem njeri nder projektet e shumta te OSBE-se ne Rajonin e Pejes, krahas atyre ne fushen e ekonomise, te teknikave te perpilimit te legjislacionit ne nivele lokal, etj., thotw z.Marku.

„Ndersa sot ne kemi punu bashke. Kjo ka qene mundesi e mire si  gazetaret-korrespondent lokal, per zyrtaret per informim te komunave qe shkembejne pervojat e tyre ne radhe tepare si dhe te marrin njohuri mke te avancuara rreth aspektit ligjor  se si funksionojne komunat, Ligji per Qeverisje Lokale, Ligji per Qasje ne Dokumente Zyrtare, transparenca e kshtu me radhe.  Kjo ka qene poashut nje mudnesi e mire per gazetaret me te rinj, qe te mesojne teknika te reja mbi gazetarine hulumtuese  dhe sfidat qe mund t´I presin ne punen e tyre te perditshme”. 

Bashkepunimi media-institucione le per te deshiruar

Dhe tashme kur niveli I bashkepunimit media institucione ne Kosove le per te deshiruar, nje project I tille vie ne kohen e duhur, thote Agron Bajrami, analist politik:

Seminar per gazetarw te rajonit, Boge

“Qellimi do duhej te ishte qe te kete bashkepunim me te madh ne ndertimin e nje shoqerie me progresive, me demokratike, me te lire, ku sundon ligji dhe ku problemet jane me te vogla. Mirepo eshte e qarte se jo gjithmone njerezit ne pushtet e kane ate synim. Dhe t´jemi te drejte, edhe ne mesin e  gazetareve nuk eshte se te gjithe punojne per kete qellim“.

Sipas Marin Kelmendi, gazetar shumevjecar nga Peja, bashkepunimi ndermjet komunave te rajonit me gazetar  nuk eshte i mire.


„Prandaj edhe qellimi i OSBE-se ka qene qe t´i ftoj  zyrtaret e informimit ne menyre qe ata te jene me te hapur ne raport me gazetaret.  Une falenderoj sOSBE-ne per kete trajnim per gazetaret dhe zyrtaret e informimit, i cili do t´na sherbej qe te zgjerojne tematiken e tyre dhe aq me shume se si ta procedojne tutje profesionin e tyre. Mbi te gjitha, falenderoj ligjeruesit e cilet na kane sjell informata te reja sidomos per gazetarine hulumtuese“.

Jo ne te gjitha komunat ngec bashkepunimi

Zeqir Mehmetaj, drejtor i Radio-Fontanes ne Istog, thote se bashkepunimi me komunen e tij eshte ne nvielin e duhur:

Drenusha Gaxherri-Zyra per Informim, Junik

„Raportet e mediumit tone Radio Fontanes me ato komunale jane mjaft te mira. Kemi nje bashkepunim te ndersjelle me Zyren e Informimit, ku si problemet poashtu edhe te arriturat i realizojme nepermjet kesaj zyre e cila eshte edhe zyre e kryetarit.  Ndersa, ky trajnim treditor na ka dhene nje pervoje krahas mbreses se vecante te shkembimit me koleget tane. Para se gjithash, vlen te permendeim shkembimin e pervojave me mediume te rajonit ku pervec kesaj nga ligjeruesit kemi mesuar gjana te reja, te cilat besoj kane qene te fobishme per te gjithe ne“.

Perderisa, per Zeki Vehapin gazetar shumvjecar I Radio Gjakoves, trajnimi ishte I dobishem per  shume arsye si per zyratret e informimit porashtu per gazeztaret.

„Sidomos per ne gazetaret,  qe jemi te ballafaqur cdo dite me problemin e marrjes se shpejt te informaconit per te reaguar te opinioni me shkrimet tona. Mendoj qe bashkepunim ne kete drejtim ne Gjakove eshte i mire. Mirepo ,sic u tha ne trajnim, kerkohet qe edhe Zyra per Informim te jete ne sherbim te gazetareve, cfare eshte edhe ne te miren e tyre poaq sa eshte ne te mire tonen dhe te opinionit“. 

 Zyrat e informimit ne decan dhe junik mjaft efikase

Se bashkepunimi me mediat eshte ne interes reciprok shumica e zyrtareve oer informim jane te vetdishem. Nder ta eshte edhe Drenusha Gaxherri, nga Zyra e Informimit ne Juni, e cila flet per nje bashkepunim mjaft te frytshem me mediat.

Yllarta Thaci-Zyra per Informim, Decan

„Bashkepunimi  jone me mediat ne pergjithesi eshte mjaft i mire. Shpresoj te vazhdoj keshtu edhe me tutje, ndersa ka trajnim ka nxit nje bashkepunim me te madh me mediat tjera. Mbi te gjitha, nje bashkepunim me te mire dhe me te drejt ndoshta“.

Perderisa,Yllarta Thaci nga Zyra per Informim e komunes se Decanit, krahas bashkepunimit te mire me gazetaret ajo permend edhe sfidat me te cilat perballet gjate shperndarjes se informacionit nga kjo zyre.

„Bashkepunimi me koleget gazetar ne komunen e Decanit por edhe me ata te komunave te tjera, eshte i shkelqyehem dhe ky trajnim trefitor ka lidhur edhe me teper raportet  mes nesh. Mirepo, problemi kryesor eshte ai qe sjell deri te percjellja e  fakteve qe duhet t´iu japim gazetareve. Megjithate, trajnime te tilla jane gjithmone te mireseardhura dhe na lehtesojne edhe me teper menyren e komunikimit me gazetar.  Prandaj, falenderojme OSBE-ne dhe shpresojme qe takime te tilla t´na sjellin edhe ne te ardhmen“.

Secili t´I dale perballe pergjegjesise se vet

Sipas Hyre Tejecit nga Instituti I Medias, redaktore ne Radio Kosove dhe fituese e cmimit  nderkombtar per gazetari „Lorenzo Natalie:

„Nje gazetar I mire do duhej te perqendrohej ne njohjen e ligjeve dhe e te drejtes se tij I gazetar, ne menyre qe te jete sa me I pergatitur per te arritur deri tek informata e fakte te cilat do t´ia perqoje publikut“. 

Zeqir Mehmetaj – Drejtor i Radio Fontana

Agron Bajrami, analist politik dhe kryeredaktor ne Kohen Ditore sugjeron qe secili t´I dale perballe pergjegjsise se vet:qe gazetaret te respektojne obligimet e veta, mediat kodet e veta, standardet profesionale, ndersa autortietet e Kosoves lokale dhe qendrore, te respektojne ligjet e miratuara ne Kuvendin e Kosoves.

„Pra, Ligjin per Transparence, Ligjin per Qasje ne Dokumente Zyrtare dhe t´iu ndihmojne gazetareve te bejne punen e vet sa me mire, me qellim te informimit te publiku gje e cila do t´iu shkaktoje telashe njerezve ne pushtet,sigurisht. Mirepo problemi nuk eshte ne ate se dikush po regon cfare po ndodh, por nga ata qe nuk e marrin pergjegjesine e vet . prandaj, pushetetaret, ne vend se te fajsojne mediat qe po bejne probleme do duhej te shohin se pari se cfare bejne ata vet“.

Nje gazetar i mire sqaron thjeshte,bindshem dhe qarte

Ilire Zajmi nga Instituti I Medias, gazetare shumevjecare e cila ka raportuar edhe nga zonat e luftes  dhe aktualisht raporton per media italiane, mendon se:

“Nje prej mjeshterive te gazetarise hulumtuese eshte aftesia te sqarosh thjeshte,bindshem dhe kuptueshem gjithe informacionin e mbledhur sI dhe te dije te lexoje gjurmet per te zbuluar ate qe disa persona, grupe te fuqishme, institucione qeveritare dhe joqeveritare deshirojne ta mbajne jashte optikes se opinionit”.

Nje gjini gazetarie kjo mjaft e veshtire per t´u zhvilluar ne rrethanat aktuale te lirise se kufizuar te medias ne Kosove.

Ne muzeun privat ne Boge

 “Ekziston nje ngritje ne nivelin e gazetarise hulumtuese ne Kosove-pohon z.Bajrami, sipas te cilit -Sigurisht, kjo vjen edhe ngaqw  legjislacioni ka nis te permiresohet dhe ekzistojne me shume mundesi per gazetaret qe te vine deri te informatat e sakta per problemet e medha dhe te thella qe kemi ne sferen e krimit te organozuar, te korrupcionit, etj. Dhe ajo sigurisht eshte e kufizuar per faktin se ekziston nje presion ekonomikndaj mediave, por edhe nje ambient I pasigurt ne temat e caktuara qe trajtojne gazetaret”.

Punetoria treditore ne Boge te Rugoves me korrespondentet nga komunat e Rajonit te Pejes  u zhvillua ne kuader te projektit “Rritja e rjedhes se informatave ndermjet komunave dhe mediave lokale ne Rajonin e Pejes”, organizuar nga Organizata per Siguri dhe Bahkepunim ne Eevrope(OSBE)-Zyra Rajonale ne Peje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page