22 mars 2013, Dojce Vele. Bashkimi Evropian ka mbi 280 projekte të financuara që kanë të bëjnë me përpjekjet e Kosovës në përmbushjen e kritereve politike të BE-së, ku përfshihen edhe projektet për fuqizimin, arsimimin dhe punësimin e të rinjve.
Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Ky fakt përmendet jo rrallë dhe prandaj, s´është për t´u habitur përse aq shumë projekte të Bashkimit Evropian janë të fokusuara në edukimin e rinisë, punësimin dhe kulturën urbane, thotë për Dojce Vele-n Christof Stock ,shef operativ në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së, në Prishtinë.“Projektet kryesore në fushëne e edukimit përfshirë edhe mbështetjen në programin e ndërtimit të shkollave kapin vlerën prej 5 milionë eurosh, përderisa në infrastrukturen komunale, BE planifikon të investojë 14 milionë euro shtesë në 12 shkolla dhe 2 qerdhe fëmijësh”.
BE: Në 4 vitet e fundit 6 milionë euro në fushën e arsimit
Bashkimi Evropian po mbështet Ministrine e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise ne modernizimin e kurrikulave për arsimin parauniversitar dhe në trajnimin e mësimdhënësve, për cfarë vetëm në 4 vitet e kaluara janë i ka investuar rreth 6 milionë euro. Ndërsa, për arsimin e lartë përmes programit për student Tempus and Erasmus Mundus, BE ka ndarë mjete shtesë prej 2,5 milionë euro brënda vitit, shton z.Stock, sipas te cilit:“40 shkollave dhe institucioneve arsimore iu janë dorëzuar paisje të Tekonologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në vlerë prej 1.000.000 euro. 1,900 mësimdhënës janë trajnuar për përdorimin e TIK dhe mësimin në klasë. Rreth 50 per qind e të rinjve të përfshirë në trajnimin profesional, pas trajnimit tremujor kanë gjet pune. Ndërsa, mbi 60 per qind prej atyre që kanë marrë trajnimin e ndërmarrësisë kanë regjistruar ose janë në procesin e regjistrimit të një biznesi”.
5 milionë në trajnimin dhe punësimin e të rinjve
Ndërsa, investimi më i madh i BE-së në punësimin e të rinjve është projekti “EU KOSVET 6“ në vlerë prej 3,7 milionë eurosh në të cilin pjesa dërmuese e trajnerëve janë të moshës 17-35. „Përderisa, një shumë e vecantë prej 2 milionë eurosh nga skema e granteve të BE-së është ndarë për të ndihmuar gjetjen e mundësive të punësimit afatgjatë për grupe të papunësh të cilët janë të kërcënuar nga përjashtimi social”, thotë z.Stock. Behxhet Gaxhiqi, këshilltar I ministrit për mireqënje social në Kosovë, thote se“Nga projekti EU KOSVET VI” 1, 656 të rinj janë trajnuar në marketing, menaxhim, shitje, financa, në përgatitjen e planit të biznesit, në themelimin e një ndërmarrjeje si dhe në mbajtjen afatgjatë të kompanive profitabile“. Ndërsa, Shkelzen Dragaj, shef i kabinetit të ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, thotë për DW-në se “nga programi i bashkëfinancuar Kosvet 6, janë financuar 40 planet më të mira tw biznesit për të rinjtë të cilët kanë ndjekur trajnimin për ndërmarrësi ne vlere prej 1 milion euro, janë trajnuar 400 të rinj për ndërmarrësi, MKRS ka përkrahur financimin e 40 plan-bizneseve me 100 mijë euro”.
280 projekte në mbështetje për rininw e Kosovws
Projektet për rininë jane vetem disa nga të 280 projektet e financuara nga BE, që kanë të bëjnë me përpjekjet e Kosovës në përmbushjen e kritereve politike të BE-se dhe integrimin e saj në familjen evropiane. Përderisa, rinia e Kosovës edhepse e vetdishme dhe tejet mirenjohëse ndaj kontributit te BE-së, kanë qëndrime të ndara rreth integrimit të vendit në BE, thotë për DW-në Veton Mujaj, drejtor i OJQ-së “Syri Vizion” në Pejë, e cila ka implementuar mbi 100 projekte në Kosovë dhe rajon. “Duke jetuar në një vend në zhvillim e sipër, si Kosova, një numër i madh i të rinjve BE-në akoma e shikojnë si mundësi për lëvizje në këto shtete apo mundësi e jetës më të mirë atje.
Ky është një fakt i hidhur dhe kjo gjendje duhet ndryshuar, sëpsë të rinjtë e Kosovës kanë nevojë të dinë më shumë për BE-në; për përfitimet apo edhe për humbjet e mundshme që mund të ketë vendi, për procesin integrues dhe impaktin që do të ketë në ekonominë dhe mirëqenien e tyre dhe të shtëtit të tyre”, thotë z. Mujaj, sipas te cilit, pritjet e tyre të mëdha janë mundësitë për të njohur Evropën përmes udhëtimit,gjë të cilën ë hendikepon ngadalësimi i procesit të libëralizimit të vizave.
Ligjet e Kosoves mbështesin fuqizimin e rinisë
Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe të statusit shoqëror të të rinjve pa kurrfarë dallimi dhë të perfshirjes së tyre në procesin e vendimmarrjes në zhvillimin e një shoqërie demokratike në përputhje me standardet evropiane dhe përvojat më të mira ndërkombëtare, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë. Ndërsa, sipas z. Dragaj, “Qeveria e Kosovës ka aprovuar Strategjinë Kosovare dhe Planin e Veprimit për Rini, brënda të cilit përfshihën një varg aktivitëtësh që nga Pjesëmarrja e Rinisë në proceset vendim-marrëse dhe në politikëbërje sektoriale dëri të Sporti Kultura dhe Rekreacioni”. Bazuar në kwto politika, Departamenti i Rinisë, çdo vit financon projektet e rreth 150 organizata rinore. Por, krahas përpjekjeve të shumanshme, sfidë vazhdon të mbetet zhvillimi i ngadalshëm ekonomik dhe papunësia enorme e cila atakon më së tepërmi moshën e re.
Ajetw Beqiraj,DW