Bashkimi Evropian ndihmon zhvillimin e turizmit ne perendim te Kosoves

Panorame dimri nga Bjeshket e Belegut

13 mars 2012, Dojce Vele. Trashëgimia natyrore, kulturore, historike dhe natyrore e Rrafshit të Dukagjinit, është fokusi për investime e radhës ne Kosove nga Bashkimi Evropian. Projekti i pare “Shihemi n Dukagjin” do të shtrihet në tri komuna te Dukagjinit, ndërsa projekti “Miresevini n;Dukagjin” do të shtrihet në gjashtë komuna të ketij rajoni.

Një kullë shekullore buzë lumit Erenik e rrëzë Gjeravicës, njërës ndër majat më të larta në Ballkan me 2, 656 m lartësi mbidetare do t´jetë Qendra për Zhvillimin e Turizmit në Dukagjin, rrjeti i së cilës do të shtrihet në  14 kulla të tri komunave të Dukagjinit: Pejës, Decanit dhe Junikut. Është kjo kulla rreth 100 kuadratëshe e lagjes Berishë të Junikut e cila me panoramën prej 18 ari truall rrëzë Bjeshkëve të Nemura do t´iu ofrojë vizitorëve mundësinë të prekin nga afër një gërshetim të trashëgimisë natyrore, kulturore dhe historike të Kosovës.

“Këtu është kufiri në mes të mjedisit historik dhe të mjedisit natyror të Junikut dhe një ndërlidhje e mirë e këtyre potencialeve me të cilat shquhet Dukagjini. Pra, një nderthurje kulturore dhe natyrore e cila është bazë për zhvillimin e turizmit”, thotë Sali Shoshi, drejtor i Fondaiconit Suedez “Trashëgimia kulturore pa kufi”(Cultural Haritage Ëithout Borders) për Kosovës, e cila është implementuese e këtij projekti.
Maja e Gjeravices, me 2656 m lartesi mbidetare

Dhe kjo don të  thotë shumë për komunën e re të Junikut, thotë pronari aktual i Kullës, Fatmir Isufaj.
“Se, pikë së pari, ruhet trashëgimia kulturore dhe prej aty menagjohet krejt turizmi i Dukagjinit. Besoj se me këtë qendër Junikut edhe kullave tjera dhe t´iu kthehet nami i dikurshem, për Junikundo t´hapet një përsepktivë e re si dhe do të hapen vendpunime. Dhe kshtu, duke ruajtur trashëgiminë e të parëve tanë Juniku do të njihet edhe ne nivel më të lartë, në atë evropian”.

“Shihemi n´Dukagjin”
Projektet “Shihemi n´Dukagjin” dhe “Mirësevini n´Dukagjin” të cilat plotësojnë njëri-tjetrin në vlerë prej një milionë eurosh, janë investim i Bashkimit Evropian me një pjesemarrje prej 10 për qind nga komunat dhe organizata implementuese CHËB, të cilët kanë për qëllim revitalizimin e objekteve trashëgimore, zhvillimin e turizmit rural dhe hapjen e vendpunimeve. Drejtori Shoshi vjen me rezultatet e pritura nga projektit dyvjecar “Shihemi n´Dukagjin”, implementimi i të cilit do të vazhdojë deri në nëntor të këtij viti.

„Rezulatet i parë është themelimi i Qendrës së Turizmit në Junik, ndërtimi i infrastrukturës fizike dhe restaurimi i kullës,e cila është përzgjedh përmes një konkursi në mesin e 14 kullave  dhe pritet të  përfundojë në maj të këtij viti.Pasta, këtu do të vendoset administrata

Panorame vere ne Bjeshken e Strellcit

e Qendrës së Turizmit e cila do të menagjohet nga një bord i themeluar nga komuan e  Junkut, Decanit dhe Pejës dhe do t´ jetë një qendër e përhershme”, thotë drejtori Shoshi  sipas të cilit kjo pasohet me trajnimin e 180 personave, kryesisht në fushën e turizmit, përderisa ekipi i ekspertëve ndërkohë po harton tranjnimet për gastronomi, hotelieri, menagjim biznesi,etj.

“Mirësevini n´Dukagjin”
Projekti “Mirësevini n´Dukagjin, në vlerë prej 450 mijë eurosh, i cili do të vazhdojë deri në dhjetor 2013, synon përzgjedhjen dhe renovimin i 20 shtëpive tradicionale në 5 komuna të Dukagjinit: në Pejë, Istog, Decan, Junik dhe Gjakovë.
“Projekti  parasheh përmirësimin e  infrastrukturës fizike me cfarë nënkuptohet përmirësimi i hapësirave të 20 shtëpive tradcionale në Rrafhin e Dukagjnit në të cilat do të krijohet hapësirë e përshtatshme për turizem, kryesisht për bujtina ose për restorane. Procesi do të kalojë përmes një konkursi dhe ketu zgjidhen rastet më të mira, ku krahas objekteve edhe pronarët janë vërtet të interesuar të hynë në botën e biznesit dhe duke prezantuar planet e biznesit cili rast përfiton nga 10 mijë euro ndihmë“ , thotë drejtori Shoshi sipas të cilit për secilën komunë do të përzgjidhen nga 4 shtëpi, pronarët e të cilave do t\’i gëzojnë rreth 10.000 euro për renovim të tyre dhe përshtatje për turizëm.

Ushqimi tradicional shërbehet me veshje tradicionale

Projektet implementohen në partneritet të ngushtë që nga donatori, Komisioni Evropian i cili ka Zyren për Zhvillim Rajonal në Pejë,

Ne Kullen e Mazrekajve zhvillohen projekte te shumta kulturore

ChËB  si implementues, komunat partnere dhe shoqëria civile si pjesë e pandashme dhe secili ka rolin e vet. Ndër OJQ-të e angazhuara është edhe Rrjeti i Grave “JETA”në Decan, e cila do të gatuajë ushqimin tradicional.

„Gratë e shoqatës varësisht nga kërkesat e vizitorëvë përgatisin ushqimet tradicionale, si: pite, fli, bukë misernike, etj. Poashtu,
 ushqimintradicional në kulla e shërbejmë të veshura në veshjen kombtare në mëynrë që vizitorët ta ndjejnë atë atmoferën e vërtet të jetës së parardhësve tanë në kullë”, thotë Safete Gacaferi, kryetare e kësaj shoqate me rreth 2000 anëtare, e cila  nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është licencuar si trajnere për përgatitjen e ushqimit tradicional dhe tashmë ka nën menagjim Kullën e Mazrekajve në Dranoc.
Kosova prezantoi atrakcionet turistike edhe në Panairin e Berlinit
 
Ndërsa, për produktet e rralla turistike të Kosovës tregon interesimi i madh i vizitorëve të panairit të sapopërfunduar të turizmit në Berlin në të cilin Republika eKosovës u prenzatua me produktet e veta, thotë drejtori Shoshi.
“ Për herë të parë këtë vit ishim në Berlin, ku i prezantuam produktin e parë turistik të komunave:  Pejë, Decan dhe Junik. Ishtë një përfaqësim modest se jemi ne fillet tona, por shpresoj se në të ardhmen do të kemi më shumë produkte për prezantim në Berlin por edhe ne vendet e tjera. Ndërsa, besoj se Qendra e Turizmit në Junik do t´jetë një qendër e vërtet e ila do ta njoftojë botën me  potencialet turistike dhe kulturore qe i ka Kosova“.

Në Kosove tashmë veprojne Zyrat e KE-së për Zhvillim Rajonal, njëra prej të cilave vepron edhe në Pejë.

Safete Gacaferi,kryetare e Shoqates se Gruas “JETA”

Ky ëhtë një proces i mbështetjes së BE-së për zhvillim ekonomik rajonal me tri komponenta: komponenta e parë është themelimi këtyre agjencive  rajonale me marreveshje ndërkomunale, e dyta është asistenca teknike e zhvillimit ekonomik rajonal si dhe komponenta e tretë, jane grantet“, thotë Leman Hatashi drejtoreshë e Zyrës Rajonale për Zhvillimin e Turizmit në Pejë.

Projekti “Shihemi n´Dukagjin” dhe projekti “Mirëserdhët n
´Dukagjin” janë  pjesë e Skemës për Zhvillim Rajonal(EURED) e financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të Instrumentit për Paraanëtarësim në BE(IPA). Implementimi me fondet e BE-se do të zgjas dy vjet, ndërsa jetegjatesinë e tyre garanton ndërtimi i infrastrukturës, trajnimi i kapaciteteve njerëzore si dhe ngritja e vetëdies se qytetarëve, se trashëgimia kulturore, historike dhe natyrore e Kosovës është  thesar i cili do të sigurojë një jetë më të mirë për qytetarët e saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page