Mirë se vini në Bjeshkën e Carrabregut, ku tradita, mikpritja dhe natyra ecin krah për krah. Në këtë udhëtim vizitojmë një familje që ruan tebanën e vjetër pranë kullës së re, udhërrëfyesin e bjeshkës që nap ret me bukë, kripë e zemër, një bjeshkëtar plot humor, një mërgimtar që pas 30 vitesh u kthye për ta ndërtuar jetën në vendlindje dhe një artizane,e cila me krenari ka veshur muret e tëbanës me pajën e nusërisë, punuar para 45 vitesh. Mes peisazheve,bagëtive dhe shiut veror e shohim pwrsëri se pasuria më e madhe e këtyre anëve nuk janë vetëm bjeshkët, por njerëzit që u japin shpirt.
BJESHKA E CARRABREGUT – Reportazh
Gazetari & Produksion: Ajetë Sh. Beqiraj
#alpetshqiptare #bjeshketenemuna #bjeshketedecanit #bjeshkaecarrabregut
©Të gjitha të drejtat e rezervuara Ndalohet çdo kopjim, transmetim, shpërndarje ose editim i këtij materiali, tërësisht apo pjesërisht, pa autorizim paraprak nga autori. Çdo përdorim i paautorizuar ose keqpërdorim i kësaj përmbajtjeje përbën shkelje të të drejtave të autorit dhe do të jetë objekt i masave ligjore pranë organeve kompetente. ©All Rights Reserved #albanianalps #
