Hajla

BJESHKA E HAJLËS – Reportazh

 

Në Bjeshkën e Hajlës, ku ajri i pastër përzihet me tingujt e këmborëve të bagëtisë tradita baritore vazhdon të jetojë në origjinalitetin e vet. Këtu,ende mëngjeset nisin që me agim,mes kullosave të gjelbëra dhe pamjeve mahnitëse te cilat e bëjnë këtë vend një nga perlat natyrore të Kosovës. Brenda tebanave, jeta rrjedh me ritmin e natyrës. Zjarri i ndezur, aroma e qumështit të freskët dhe mikpritja e bjeshkëtarëve krijojnë një atmosferë të ngrohtë e idilike, ku tradita dhe përkushtimi ndaj jetës baritore ruhen brez pas brezi. Sepse,bjeshkët e Kosovës nuk janë vetëm bukuri e traditë, por janë magjia e cila tërheq vizitorë nga mbarë bota në gjirin e vet, për të shijuar bukurinë e natyrës dhe të traditës.

BJESHKA E HAJLËS – Reportazh

Gazetari & Produksion: Ajetë Sh. Beqiraj

Video Drone:Touristic Information Center & Ylber Kabashi

Spring video by Fatos Lajçi

#alpetshqiptare #bjeshketenemuna #hajla

© 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara/All rights reserved.