Reportazhi i metrazhit të gjatë \”Fshati BELLE – Feniksi pellazgo-ilir\”, sjell shembullin më të lartë të ringritjes së një vendbanimi të djegur,të rrënuar e të depopulluar deri në shkretim…. Është ky fshati Belle, pak kilometra në veriperëndim të Deçanit, banorët e të cilit iu nënshtruan respresioneve të vazhdueshme nga pushtues të ndryshëm ndër shekuj.Lufta e Kosovës boshatisi edhe shtëpinë e fundit,ndërsa edhe pas çlirimit të Kosovës banorët për vite të tëra u privuan nga e drejta e qasjes në pronat e veta në emër të mbrojtjes së Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit… Rikthimi i jetës në këtë fshat malor u mundësua vetëm në vitet e fundit me rregullimin e infrastrukturës nga Komuna e Deçanit. Përderisa,ndërtimi i një qendre agro-turizmi në fshatin Belle duke ruajtur me kujdes cdo detaj të trashëgimisë kulturore dhe historike të kësaj zone,rikthen në jetë një fshat i cili po jepte frymën e fundit për të mbetur edhe shembulli më i mirë për rikthimin e jetës edhe në fshatra të tjera të cilat i shkretoi lufta më e fundit. Falenderim i veçantë komunitetit tim të dashur!
Përgatiti dhe realizoi© : AJETË Shaban BEQIRAJ
youtube.com/@JetaBeqiraj
#topmountains
#albanianheritage
#belleresort
#deçan
#Kosovë