18 prill 2008, Dojce Velle. Redaksia shqipe e Radios Dojçe Vele, e krijuar në 1992 ka arritur vit pas viti arriti te bëhet ndër radiot më të dëgjuara. Ndërsa, në terrin informativ te regjimit të viteve 90-të, Dojçe Vele ishte dritarja e vetme informative për shqiptarët e Kosovës.
\”Dojce Vele – Programi i pasdites\”.
Kjo është sigla identifikuese e frekuencave të Dojçe Vele-s në shqip, dritarja e vetme në terrin informati të viteve 90-të, në Kosovë.
\”Ju flasim drejperdrejt nga Gjermania. Po dëgjoni radion, Dojçe Vele!\” – sinjal për t´u mbledhur rreth radios.
\”Edhe në kohërat ma t´vështira jemi tubu, jemi struk edhe e kemi prit vazhdimisht ta dëgjojmë Dojce Vele-n, sepse ata na kanë informu kur kemi qënë komplet të mbyllur,\”- kujton profesori Mon Berisha.
“Dojce Vele”-zeri i vetem ne terrin informativ te viteve 90-të
Idriz Ibraj drejtor i Korporatës Energjetike te Kosovës-distribucioni në Pejë thotë se:
\”Kur neve, nga regjimi i atëhershëm na kishin mbetur vetëm pesë minuta në radion e Zagrebit dhe dilnim nëpër kodrina që t´i kapim valët nga ajo radio, Dojce Vele na informonte drejt që nga diaspora e deri në rrethin ku ishim duke jetuar, sepse ishim në një bllokadë totale informative,\”
\”Kemi pas problem, por prapseprapë e gjenim dhe e dëgjonim, sidomos ne që ishim në zonat e luftës,\”-shton Nasret Hajrizi, ekonomist nga Katundi i Ri.
\”Sidomos para luftës e kemi dëgju shumë. Mezi pritshim kohën të kyçemi na valët e Dojçe Vele-s\”-plotëson Agron Sheremeti, profesor i edukatës fizike.
“Dojce Vele gëzon besueshmërinë e parë”
Nën drejtimin e kryeredaktores së athershme, Adelheid Feilke Tieman, redaksia shqipe e Dojçe Vele-s, atëbotë arriti të jetë radio më e dëgjuar dhe e vetme për auditorin shqiptar në Kosovë. Tash tri vjet, seksioni shqip udhëhiqet suksesshëm nga shefi i ri, Fabian Shmidt. Por, ndonëse në kthesat historike të Kosovës kanë larguar paksa vëmendjen e auditorit, vala e Dojce Vele-s vazhdon të ruajë besueshmërinë.
“Absolutisht!-flet i bindur Nasret Hajrizi. Dojçe Vele gëzon besueshmërinë e parë, por arsye tjetër është edhe invazioni medial pas luftës në Kosovë.\”
“Sepse kur njeriu ka shume burime, i merr informatat nga t´i vinë,\”-pohon Agron Sheremeti.
“Dojce Vele” udhëtoi bashkë me popullin e Kosovën
“Emisioni më i preferuar ka qënë Dojçe Vele,sepse kisha besimin se çkado që vjen prej atje është më e besueshmja-pohon me admirim drejtori Ibraj-Tani pakëz ma rrallë, sepse vërtet kemi një numër të madh të mediave të tjera. Por, një emër i dashur mbetet përherë Dojce
Welle.Aver Husaj, zyrtar për kulturë në komunën e Pejës mbetet dëgjues besnik i DW-së. \”Vazhdoj edhe kësaj dite të jem dëgjues i rregullt i radios Dojce Vele dhe i mbetem besnik asaj. Ndoshta nuk jam degjues i rregullt. Mirëpo, atëherë kur më duhet informacion i shpejt dhe i saktë, e kërkoj në Dojçe Vele”.
Riformatimi i programit nga janari vitit 2008, ka për qëllim mbajtjen e dëgjuesit pranë valës se DW-së, thotë shefi i seksionit shqip, Fabian Shmidt.
\”Sepse \”Dojce Vele\” ofron një përmbajtje shtesë të programit, në krahasim me partnerët e tjerë të radiostacioneve të Kosovës e para së gjithash, ofrojmë informacione cilësore. Hulumtimet tregojne që Dojçe Vele ka një besueshmëri shumë të lartë dhe tashmë, shifrat tregojnë se kemi shumë dëgjues në Kosovë,\” – thotë kryeradaktori Fabian Shmidt.
“Stafin e DW-së në kohërat më të vështira i kishim burim shprese e jete”
“Dojce Vele-Sot ne Fokus”.
Sigla e DW-se tashmë eshte e njohur për dëgjuesit e rrregullt si Aver Husaj,porosia e te cilit eshte qe :\”Vazhdoni me informacionet e shpejta, të sakta dhe të sigurta dhe Dojçe Vele, prapseprapë do të jetë ndër mediumet më të besueshme në opinion.\”
Përderisa profesori Mon Berisha, përmbyll bisedën me një përshëndetje të ngrohtë:\”Kisha pas qejf me i përshëndet stafin e redasisë shqipe, të cilët në kohërat më të vështira i kemi pas burim shprese e jete, duke na inkurajuar e informuar. Prandaj, meritoni çdo lëvdatë!\”
Dojçe Vele filloi të flas shqip në vitin 1992 dhe aktualisht raporton në mbi 30 gjuhë, duke u bërë kështu dritare e besueshme informative për dëgjues anekënd botës.
https://ajete-beqiraj.com/2008/04/23/cfare-vendi-ze-deutsche-welle-shqip-ne-kosove/