18 maj 2013, Dojce Vele. Familja e DAAD-së, një institucion i shkollave të larta dhe universiteteve gjermane e shtrirë në botë, që nga themelimi me 1945 numëron mbi 7 milionë te financuar të cilëve iu ka mundësuar qëndrime studimi. Ndërsa, vetëm në vitin e kaluar ka financuar 75 mijë studentë dhe shkencëtar me një buxhet vjetor prej 411 milionë eurosh. Ndër ta ka edhe student dhe shkenctarë nga Kosova, financimi I të cilëve ka një histori shumë më të hershme se me 1999.
“Kosova dëshiron dhe duhet të jetë evropiane, prandaj asaj I duhen njerëz të cilët shkojnë në Evropë, e njohin dhe e sjellin atë në Kosovë. Gjermania dëshiron ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugëtim të saj, ndaj ndan bursa studimi për të rinj“Kosova dëshiron të jetë evropiane dhe asaj I duhen njerëz te cilet njohin Evropën dhe e sjellin atë në Kosovë. Gjermania dëshiron ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugëtim“- tha ambasadori Blomayer,ne ceremonine se ndarjes se 13 bursave nga DAAD për studentët nga Kosova.
DAAD: Në 2 vitet ë fundit 110 bursa studimore Kosovë-Gjermani
Shërbimi Gjerman i Shkëmbimit Akademik është Institucion i Universiteteve Gjermane i cili vetëm vitin e kaluar ka financuar 75.000
studiues dhe shkencëtarë me një buxhet vjetor prej 411 milion eurosh. Në vitin 2011 janë financuar 110 studiues dhe të diplomuar, si edhe shkencëtar dhe staf akademik: 96 nga Kosova dhe 14 nga Gjermania. Ndersa, pasditen e së premtes, nga ambasadori gjerman në Kosovë dr. Peter Blomeyer u bë ndarja e çertifikatave për fituesit e bursave të DAAD-së, 2013/2014.„ E ardhmja e Kosovës është në BE.Kosova dëshiron dhe duhet të jetë evropiane, prandaj asaj I duhen njerëz të cilët shkojnë në Evrope, e njohin dhe e sjellin atë në Kosovë. Ata duhet të përfytyrojnë se si duhet të jetë dhe si duhet të bëhet Kosova, të cilin përfytyrim mund ta krijojnë duke shkuar, parë dhe mësuar se si është Evropa. Gjermania dëshiron ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugëtim të saj, ndaj ndan bursa studimi për të rinj“, tha me këtë rast ambasadori Blomayer, për të shtuar se sa herë ndajmë bursa ne shpresojmë se këta student në të ardhmen do të kthehen për ta ndërtuar një Kosovë evropiane, për cfarë janë shembull Alumnit të cilët dikur kanë gëzuar bursa te tilla.
DAAD: “Qe nga viti ’45 ka financuar mbi 7 milione qendrime studimi”
Familja e DAAD-së, një institucion i shkollave të larta dhe universiteteve gjermane e shtrirë në botë, që nga themelimi me 1945 numëron mbi 7 milionë te financuar të cilëve iu ka mundësuar qëndrime studimi. Ndërsa, vetëm në vitin e kaluar ka financuar 75 mijë studentë dhe shkencëtar me një buxhet vjetor prej 411 milionë eurosh. Ndër ta ka edhe student dhe shkenctarë nga Kosova, financimi I të cilëve ka një histori shumë më të hershme se me 1999. Albanologu Rexhep Ismajli, që në vitin akademik 1976-1977 kishte fituar nje burse dhjetëmujore studimi në Gjermani.„Duke falenderur DAAD-në, e cila me kishte dhene mundësi studimi në Gjermani, dua te ritheksoj se për të rinjte dhe për zhvillimet akademike në Kosove zgjerimi i rrjetit te DAAD-së dhe institucioneve të ngjashme gjermane, kanë rëndësi të madhe. Sot Kosova mund të radhitet ndër vendet ku gjuha dhe kultura gjermane kane një prani të gjere dhe në kete DAAD ka meritë të madhe“, tha akademik Ismajli, duke kujtuar kujtuar iniciativën për themelimin e një gjimnazi gjerman në Kosovë, meqë interesimi për gjuhën dhe kulturën gjermane është në rritje.
Studentët duhet merituar bursat e DAAD-së
Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. asoc. dr. Ibrahim Gashi, shprehu mirënjohje për kontributin e shtetit gjerman në ndërkombtarizimin e Universtietit të Prishtines, ndërsa stafin e ri akademik I cili merr përvoja ne nivel evropian tha se është një aset I madh për Kosovën. Rektoi gashi kujtoi se gjate dy viteve te fundit ka pas nje shkebim akademik prej 110 shkenctarëve dhe të diplomuarve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, dhe ky bahkëpunim do të vazhdojë me qëllim të forcimit të partneritetit me universitetet gjermane.
Shembull për këtë partneritet janë të rinjtë si Vjosa Bilalli, e cila pas përfundimit të studimeve baqellor në gjuhë dhe letërsi gjermane, 4 herë është financuar nga DAAD. Prej vitit 2012, Vjollca është bursiste e Shoqatës Gjermane për Hulumtim(Deutche Forshungs Geselschaft)në Universitetin e Jenës ku po punon temën e doktoraturës, ndërsa për suksesin gjate studimeve dhe per angazhimin në fushën ndërkulturore me 2012 ajo është shpërbyler me Cmimin e DAAD-së. „Në të sotmen e globalizuar, secili nga ne është ambasador i kulturës së tij, ndaj është e rëndëisishme të jemi të hapur për menyrat kulurooe të sjelljes dhe të të menduarit. Ndaj, bursistëve të rinj do t´iu thosha, shfrytëzoni të gjitha mundësitë që iu ofrohen dhe nxjerrni më të miren nga bursa e juaj. Kjo varet nga ju. Bursat e DAAD-së mua më kanë hapur të gjitha dyert dhe për këtë jam shumë mirënjohëse“.
Bursistët do t´I rikthehen Kosovës si ekspert të fushave të ndryshme
Një porosi e tillë do t´I duhet edhe Durim Berishës, 24 vjecar nga Prishtina, I cili pas perfundimit tt studimeve 4 vjecare për vetëm 3 vjet si student shembullor në Fakultetin Juridk në Universitetin e Prishtinës, ai tashmë është përfitues i merituar i një burse 12 mujore për studime master në Unversitetin Kontancë në Republiken e Baden Vyrtenbergut. „Në Gjermani do t´kem rastin të njihem për së afërmi me të drejtën gjermane, me theks të vecantë me të drejtën publike gjermane, me të drejtën kushtetutese gjermane si dhe me arkitekturën e sistemit juridik gjerman. Kjo do t´më hap mundësi të reja që pas përfundimit të studimeve të na ipet rasti që t´i përcjellim ato në Kosovë. Ndërsa drejtimi për të cilin jam përcaktuar është kuadër deficitar në Universitetin e Prishtinës dhe synimi im është që në të ardhmen të jem një profesor i suksesshëm dhe të kem mundësinë të jap gjithë kontributin tim“,thotë Durimi.
DAAD, si organizata e parë financuese në botë për shkëmbim shkencor, sivjet për studentët nga Kosova ka ndarë 13 bursa: 6 bursa studimore nga të gjitha disiplinat shkencore; 2 bursa nga programi DAAD/Open Society Foundations (OSF); 3 bursa për kurset verore Universitare në Gjermani, si dhe 2 bursa të DAAD-së për absolventët e gjimnazit Loyola në Prizren, për studime themelore në Gjermani.
Ajetë Beqiraj, DW