Bajrami ne Decan falet ne xhami te re

Xhamia e sapondertuar ne Decan
Besimtaret ne faljen e Bajramit
20 gusht 2012, Radio Kosova. Festa e Meshires besimtaret decanas i gjeti me xhami te re, e cila sipas perfqesuesve te ketij besimi eshte investimi i pare ne nje xhami te re ne Decan pas 100 vitesh.Me kete rast u be thirrje per paqe,solidaritet, braktisje vesesh, marredhenie te mira nderfqinjesore si dhe ruajtje e lidhjeve familjare.

Mesazhet e cmueshme qe therrasin per adhurim dhe nenshtrim ndaj Zotit te Plotfuqishem, largim nga shpifjet, pergojimet, imoraliteti, pijet alkoolike, keputja e lidhjeve farfeisnore,  kamata dhe cdo lloj shprehie e cila mund te demtoje njeriun si qenia me e perosur ne univers, u degjuan me vemendje nga besimtaret e shumte te mbeldhur ne xhamine e re ne qender te Decanit. Sepse, tha nder te tjera imam Shaban Tolaj ne ligjeraten e tij:
„Islami, kjo fe e besimit te Zotit Nje ka ekzistuar para shume shekujsh, edhe para ardhjes se Muhamedit a.s.Prandaj duhet t´jemi te bindur se kjo eshte feja e vertet te cilen duhet ta jetesojme„.
Muhamet Zukaj nga fshati Beleg eshte zgjuar qe me nate per te arritur me kohe ne gjaminee  re, ne hapesirat e se ciles jane mbledhur besimtaret te hsumte per te bere faljen e Fiter Bajramit. Ndera, pjesemarrja maive e te rinvje gezon pa mase, mendon besimtari Zukaj :
 
 „Kam dal ta fal Bajramin. Ligjerata solli mesazhet e cmueshme te besimit islam te cilat po mundohemi t´i jetesojme aq sa mundemi. Por, sa jam i kenaqur me ligjeratat e hoxhwve poaq jam i kenaqur me prezencen e madhe te te rinjve“.
 
Bashkepunim i mire i komunes me te gjitha komunitetet fetare
 

Ne radhen e besimtareve te keaj gjamie sot ihte edhe kryetari i komunes Rasim Selmanaj, i cili thote se prania e tij ne gjami per kete feste te rendesishme fetare eshte e vetkuptueshme.  

„Edhe une isha ne ceremoniene  faljes se  Fiter Bajramit, ne mesin e besimtareve tjere te cileve perpiqem t´iu qendroj prane brenda mundesive. Pergjithsisht komuna e Decanit ka bashkepunim t emire me te gjitha komunitetet fetare te komunes sone. Une cdo vit shtroj iftar per imamet e komunes, degoj nga afer kerekesat e tyre dhe mendoj se kam nje bashkepunim te mire, duke pasur paraysh edhe faktin se  gjamite dhe imamet kane qene ne sherbim te popullit dhe kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne qeshtjen kombtare„,thote kryetari Selmanaj.
 
Agjerimi njeri nder kushtet baze te islamit
Muaji i Ramazanit-njeri nder te pese shtyllat e islamit, pervec agjerimit si shenje e nenshtrimit ndaj Zotit dhe respektit per shpalljen e Kuranit Famwlarte tek Profeti Muhamed ne Naten e Kadrit,  ka brenda vetes edhe solidaritetin me te varferin me c´rast besimtaret japin nje perqindje si shenje pastrimi te pasurise e tyre. Imami Shaban tolaj ploteson:

„Sadakatul Fitri eshte nje pjese e pasurise qe nxiret per te varferit per dy arsye:  per ato leshime qe i kemi bere gjate Ramazanit, qofte ne gjuhe, ne agjerim apo ne veprime dhe e dyta ,lehtesim per te varferit qe edhe ata ndjejne gezimin e festes se Bajramit“.

Predikime kontradiktore te imameve te fese se njejte

Paqe ndermjet te te armiqsuarve, shtrirje dore ne mes te kundershtareve, vizita ne fqinjesi, shoqeri e miqsi me urime te ndersjella:Me fat bajrami!”, jane ritet qe plotesojne kete feste te meshires. Por, kesaj radhe, ne asnje menyre pergezime me shtrengim duarsh me femra ne gjami as jashte saj, qofte edhe nese ato jane besimtare te devotshme te cilat percollen ligjeraten e Bajramit me abdest e falje namazi ne hapesirat e gjamise te dedikuara per to. Keshtu te pakten sugjeron imami Shaban Tolaj, i cili shtrirjes se dores per urime feste i pergjigjet me krahet mbledhur ne kraheror. Ndersa, pyetjes se  sa forma islami praktikohen ne Kosove dhe cila duhet ndjekur, kur imam te fese se njejte percjellin mesazhe kontradiktore meqe mosdhenja e dores nje femre nuk praktikohet nga imamet tradicional ne Kosove, imami Tolaj i pergjigjet:

„Bismilahi-Rrahmanirrahim!Fillimisht, islami eshte fe e cila respekton njerezit e ne vecanti Allahui ka dhene  grade te madhe gruas. Per kete arsye edhe e ndaluar te kemi kontakte te drejtperdretja qofte edhe pershendetje me dore me femrat me te cilat nuk jem ite martuar apo te aferm te familjes. Kjo eshte per te ruajtur nderin e saj dhe jo qe ka per qellim diskriminimin e femres. Larg asaj! Nuk ka dallim ne fene tone ne mes te imamit dhe gjematit. Prandaj,  ata te cilet e lejojne nje gje te tille, ata vetem se e thejne  je urdher te Pejgamberit a.s. i cili ka thenje te qarta se ndalohet pershendetja e mahkullit dhe femres me dore ngaqe kjo bie ndesh me ate qe parasheh islami“.

Donacionet kryesore nga nje arab dhe nje decanas
„Ibrahim Muhsin Esibjani“ eshte emeruar gjamia me e re rreth 200 metra ne perendim te qendres se qytetit, donatori kryesor i se ciles ishte i biri i ketij tregtari nga Arabia Suadite. Sipas imam Tolajt,ai ehte nje tregtar i cili nuk ka te beje me ansje shoqate me burime te dyshimta.
 

„Donatori arab i cili ka pas deshire qe gjamia te emerohet ne emer te babait te tij Ibrahim Muhsin Esibjani, nuk eshte ndonje besimtar qe ka pa raport me shoqata por fatbardhsisht ka qene nje tregtar i cili ka pa deshire te ndihmoje. Pjesen tjeter e ka dhene Veton Binakaj, nje beismtar nga komuna e Decanit me banim ne ShBA, i cili ka dhene nje vlere te madhe te pasurise se tij. Ndersa te tjerat jane nga Bashkesia Islame e Kooves dhe besimtaret e tjere“.

Sido qe te jete, Decani ka pas nevoje per nje gjami te re mendon kryetari Selmanaj. Perderisa, nje objekt modern me standardet me te larta per besimtaret decanas don te thote shume:
 
„Ndertimi i kesaj gjamie na ka gezuar te gjithe neve si besimtare dhe une jam hume i kenaqur besimin gjithnje e me ne rritje. Dhashte Zoti qe edhe besimtaret e tjere ta presin feten e Bajramit ne menyre edhe me madheshtore. Ndersa, mesazhi im per Bajram eshte: lumturi, paqe dhe harmoni mes njerezve“.
 
Perderisa,  imamit Shaban Tolaj per festen e  Fiter Bajramit  porosit besimtaret qe ta ndjejne veten te lumtur qe jane muslimane.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page