Kushtetuesja legalizon vendimin e Millosheviqit – Qytetaret protestojne per pronat e Decanit

Protestat ne Decan

16 qershor 2016, Radio Kosova. Decani 17 vjetorin e clirimit e ka shënuar me një protestë gjithëpopullore, për të shprehur  kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për bartjen  e pronësisë të 24 hektarëve prona të ndermarrjeve shoqërore “Iliria” dhe Apiko, mbi Manastirin e Decanit. Kjo është protesta e dytë këtij lloji , e thirrur dhe organizuar nga kryetari I komunës Rasim Seemanaj dhe Komisioni Komunal I përbërë nga të gjitha partite politike.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese tëKosovës legaliazohet vendimi i qeverisë së Serbisë se vitit ‘97 kryesuar nga Sllobodan Millosheviqi, me anë të të cilit I falen 24 hektarë prona Manasitirt të Decanit. Kryetari I komunës së Decanit Rasim Selmanaj ndër të tjera në fjalën e tij tha se Manastiri I Decanit nuk do të mund te bëhet pronar I këtyre  pronave, duke pasur përballe kundërshtimin e 60 mijë banorëve.

\”I bëj thirrje publike Sava Janjiqit që të distancohet nga krimet e Millosheviqit dhe poashu të heq dorë nga dhuratat e këtij regjimi kriminal. Unë si kryetar dhe komuna të cilën e drejtoj nuk e pranojmë dhe nuk e zbatojmë këtë vendim, sepse është në kundershtim me ligjin dhe me drejtesinë, me interesin e qytetarëve të Decanit dhe padrejtësi ndaj gjakut të bijve dhe bijave tona. Kurre manastiri s’ ka me mujt me u ba pronar I këtyre pronave, kur ka kundërshtimin e 60 mijë banorëve dhe më gjërë”, tha Selmanaj para protestuesve.

Selim Lokaj, historian ua kujtoi gjykates kushteteuse, manasirit të Decanit dhe qeverisë së Kosovës se “qytetarët janë lodh dhe poqese eskalon situate, përgjëgjësia do të bjer vetëm mbi ta. Se,sic thotë populli,ai që luan me zjarr I pari digjet në të”,tha Lokaj për Radio Kosovën.Kundër këtij vendimi janë edhe qytetarët e komunës se Decanit dhe më gjërë.Azgan Haklaj kryetar I  Unionit Artistic Shqiptar dhe Can Tahiri, kryetar I Lobit Shqiptar per Evrope thanë se”kemi ardhë nga Tropoja për të bërë dy zëra më shumë në kundërshtim të këtij vendimi të padrejtë”. Ndërsa,  Nysreti decanas, është vetëm njëri ga të mijëra qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare të mbledhur sot, I cili iu bën thirrje gjykatës kushteteuse, qeverisë dhe manasitirt, “që të shfletojnë histroinë sepse kaq majfton që të binë gjërat në vend. Në të kundërtën, kurre nuk do te kete rehati”.

Kjo është protesta e dytë këtij lloji në Decan, e thirrur dhe organizuar nga kryetari I komunës Rasim Slemanaj dhe Komisioni Komunal I përbërë nga të gjitha partite politike.

Ajetw Beqiraj,Radio Kosova

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page