Gjendja ekonomike shkaktari me i shpeshte i dhunes ne familje

12 nëntor 2006, Radio Kosova. Nder shkaktaret me te shpeshte te dhunes ne familjet decanase jane gjendja e rende ekonomike dhe mungesa e barazise gjinore, por edhe keqkuptimi i nocionit te lirise nga grate qe jetojne ne familje tradicionale. Si rrjedhoje, qindra lende deponohen neper gjykata, pjesa dermuese e te cilave sipas organeve kompetente zgjidhen me marreveshje e te tjera perfundojne me urdher mbrojtes.

Dhuna ne familjet decanase ekziston poashtu si edhe ne komuna te tjera.Por, krahasur me shifrat e viteve paraprake s’mund te thuhet se kjo dukuri eshte ne rritje. Haki Balaj, gjyqtar I gjykates komunale ne Decan per qeshtjet e dhunes ne familje, shpjegon shkaqet me te shpeshta qe cojne deri te kjo:
“Ne si zakonisht po mirremi me pasojat e nuk po mirremi me shkaqet. Sepse, varferia e tejskajshme e nje pjese te madhe te njerezve po sjell edhe dhunen ne familje. Kishim rast qe burri e ka sulmuar bashkeshorten, ngase nuk ka pasur ushqim qe t’I shtroje ne sofer”-thote Balaj.
Mungesa e barazise gjinore si dhe kekuptimi i asaj barazie, shkaktar i speshte i konflikteve 
Qe viktima me e shpeshte e dhunes ne familje te jete gruaja, ndikon edhe mungesa e barazise gjinore, mendon Zoje Sejfijaj-Zyrtare per barazi gjinore prane Kuvendit Komunal ne Decan. “Ndoshta eshte edhe e lodhur pak nga obligimet qe I ka ne shtepi,por…Per cdo gje duhet bere prova. Po t\’iu ipet rasti ndoshta ndonjera fiton guximin\”.
Por, bindja se mungesa e guximit eshte shprehi tipike e grave te qendrave te vogla urbane apo te zonave rurale eshte e gabuar, deshmon gjyqtari  Balaj, I cili flet per raste guximi te tepruar:
“Ka raste kur edhe grate e teprojne ne lirine e tyre. Kam raste kur I ka thene dhe gruaja burrit se une jam e lire dhe dal kur te dua dhe vi kur te dua ne shtepi, apo vajza nanes une do te dal kur te dua dhe do te kthehem kur te dua\”.
Ka raste me urdher mbrojtje,por pjesa dermuese zgjidhen pozitivisht
Ndersa, se sa mund ta mbroje gjykata ne nje rast te tille palen e kercenuar, gjyqtari Balaj thote se ne rajonin e ecnait te gjitha rastet jane oothuajt e zjgedhura ne menyre pozitive,”sepse ketu ekziston nje procedure ku te paditurit, I shqiptohen disa masa qe jane ne numer te madhe ne rregullore dhe pas seances se dyte degjimore qe konfirmohen iu eshte permbajtur I padituri atyre urdheresave, ne shumicen e rasteve jane perfunduar me sukses dhe jane bashkuar serish, zakonisht keta qe kane qene bashkeshort. Mirepo, kemi edhe raste kur shkelet urdheri per mbrojtje dhe lenda kalon ne prokurori dhe ndiqet si zyrtare”.
Gjyqtari Balaj mendon se shfaqjen e nje dukurie te tille do te pengonte nje zhvillim I pergjithshem ekonomik.
\”Vetem me nje zhvillim ekonomik, me siguri se edhe keto do te zvogeloheshin edhe dhuna ne familje, ngaqe sikurse gruaja te kishte nje vend pune, apo burri. Me zhvillimin ekonomik te teresishem, edhe dhuna ne familje nuk do ta kishte ate kuptimin qe ka tani\”.
 Sipas lëndëve të grumbulluara në komunen e Deçanit që nga aprovimi I rregullores së Unmikut 2003/12, Mbrojtja nga dhuna ne familje, në maj të vitit 2003,  shumica e rasteve të dhunës vinen si pasojë e gjëndjes së rëndë ekonomike, e mungeses se barazise gjinore por dhe i keqkuptimit te nocionit “barazi” nga grate qe jetojne ne familjet tradicionale.
Ajetw Beqiraj, Radio Kosova

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page