7 janar 2007, Dojçe Vele. Ne Kosove,pjesëtarët e besimit ortodoks kremtuan festën e Krishtlindjeve. Kjo festë u kremtua edhe në Manastirin e Decanit, ku ishin edhe perfaqesues te institucioneve nderkombtare ne Kosove, por jo edhe perfaqesues e komunes se Decanit.
Krishtlindjet janë festë e paqes, dashurisë dhe mirëkuptimit në ndermjet njerezve. Por, krishtlindjet ortodokse ne Manastirin e Decanit nuk kremtohen me ne nje fqinjesi te mire me qytetaret apo strukturat komunale te Decanit,sepse krisja vazhdon qe nga levizjet e para te armatosura per clirimin e Kosoves nga regjimi i viteve ’90-te, dhe vazhdon me marredhenie te acaruara per shkak te Zones se Vecante te Manastirit e cila perfshin 800 hektare prona publike dhe private.
Marredhenie te acaruara Komune-Manastir per shkak te Zones se Vecante
Ndaj, nw liturgjinw e mwngjesit morën pjesë komandanti I KFOR-it, Roland Kather, shefi I UNMIK-ut, Joachim Rucker, por dhe pjesëtarë të OSBE-se, por jo edhe strukturat komunale te Decanit. Sepse, kryetari i komunes Nazmi Selmanaj thote se nuk kishyunb ftese, ndersa igumeni i manastirit Sava Janjic, këtë anashkalim arsyeton me ndërtimet në Zonën e Vecantë përreth Manastirit, për shkak të së cilave janë acaruar marrëdhëniet.
“Po gjithsesi. Shpresojmë se do të kemi mundësi të jemi bashkë në këto festa të mëdha. Është dicka krejt e natyrshme ardhja e fqinjëve tanë që këto festa fetare t\’I kremtojmë bashkë, sic ishte tradita. Por, për të bërë të njëjtën serish, ne duhet të arrisim një shkallë më të lartë besueshmërie, të cilën shpresojmë se do ta kemi në të ardhmen!”-tha Janjiq per DW-ne.
Manastiri i Decanit u ruajt nga decanasit nder shekuj
Manastiri i Decanit I cili është një ndërthurje e traditave kulturore mesjetare bizantine dhe perëndimore, është monumenti i parë kulturor i Kosovës, I përfshire në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s. Dhe, ndonëse shumë objekte fetare kanë pësuar gjatë historisë, falë njerëzve vullnetmirë të këtij rajoni, Manastiri I Decanit që nga ndërtimi I tij në shekullin XIII-të ka mbet I paprekur.
Brenda mureve të veshura me afreske të ruajtura mirë dhe I tërhequr nga gjithë të tjerët, Aleksandri, nje teolog 26 vjecar po këndon zëvogël këngë kishtare.
Aleksander Milovanovic, eshte student i teologjise nga Beogradi i cili per here te pare po kremton festën e Krishtlindjeve ne Decan. “Manastiri I Deçanit është hyjnor”-thote ai.
Ne manastir kishte edhe serbë të posakthyer si dhe mysafirë nga Beogradi, njëri ndër të cilët ishte edhe studenti I teologjisë,Përderisa, igumeni Janjic me këtë rast lutet: “Që për ne të gjithë të bëhet më mirë! Që Kosova të jetë një shoqëri ku të gjithë qytetaret, pa marrë parasysh përkatesinë etnike dhe fetare, të jetojnë në paqe, bashësi dhe në respect të ndërsjellë për traditat e njëri-tjetrit. Kjo është e vetmja mënyrë që Kosova si shoqëri të kthehet më shpejt kah Evropa, ku edhe përket!”
Ajetw Beqiraj, Dojce Vele