
25 dhjetor 2012-Dojce Vele. Në Kosovë po festohen Krishtlndjet dhe përvjetori i 1700-të i Ediktit të Milanos, ku zë fill edhe toleranca ndërfetare dhe me të cilin për herë të parë në historinë e qytetërimit evropian zyrtarizohet barazia dhe bashkëjetesa e besimeve të ndryshme fetare. Katolikët e myslimanët kete bashkejetese e kane tradite,ndaj festat fetare i kremtojne bashke. Në fshatin Papiq te Decanit katolike e myslimane jane nje trung familjarw.
Natë Krishtlindjeje. Një rrugë e veshur pjeserisht me borë e ngrice, con në Papiq, një fshat i vogë l në perendim të Kosovës i banuar nga 25 familje të komuniteteve katolikë e muslimane. Shtëpitë e stolisura me drita fosforeshente tregojne që nga larg familjet brënda të cilave sonte ka festë . Njëra ndër to edhe familja Berisha, me të hyrë në oborrin e se cilës qeni i shtëpisë të pret me të lehura. Brënda, pritja e ngrohtë . Atmosferë festive në cdo kënd. Zonja e shtë pisë ,Maria 55 vjecare, nënë e pesë fëmijë ve, tashmë ka bërë përgatitjet dhe është në pritje të meshës në kishën e fshatit.
“Po, jemi përgatit me t´gjitha të mirat e Zotit. Ma s´pari i presim rrethin e ngushtë , atë hë rë muslimanë t që i kemi si rob shpie. Prej se jam martu, qe 34 vjet, gjithmonë kemi shku te një ri-tje ri, as kurrë pë r dicka s´kë mi pas dallime”, thote Maria.
Pritje e festave bashkë
Dhe pritja e festave të tyre së bashku me fqinjtë muslimanë ë shtë gjë ja më e rë ndomtë ne fshain e tyre, thotë kryefamiljari, Mikeli.
“I presim mirë e bukur me gë zime e dashuri edhe ia urojmë një ri-tje trit si kta neve Krishtlindje e Pashkë , si ne kë tyre të dy Bajramat. Të gjitha i kremtojmë bashkë ”, thotë Mikeli.

Ramë Gashi, fqinji musliman, 53 vjecar, baba i tre femijë ve i cili jeton as 300 metra larg tyre tashmë ka ardhë që me një gotë raki të ngreh dollinë pë r festë n e Krishtlindjeve me fqinjin e tij katolik.
“Jemi si me që në vllazni. Jetojmë bashkë , punojmë bashkë , ndihmojmë shoqi-shojin në cdo rast. Festat i presim shumë mirë . Pë r festat ë Bajramit kta vinë te ne me familje. Sonte asht nata e Krishtlindjeve, unë kam ardhë me ua ba pë r hajr me një gotë raki, ë në së r kismet, ditë n ë Krishtlindjevë vimë e festojmë tetanë bashkë . Gjithcka ndajmë bashkë , si një familje. Nuk dimë pë r dallimë fë jë , katolikë ë muslimanë ”, thotë Rama, fqinji musliman.
Komuniteti në Kosovë kundër përqarjeve mbi baza fetare
Në kë të fshat të banuar përgjysmë me katolikë e muslimanë u ruajt feja falë respektit ndaj bindjeve fetare të një ri-tjetrit dhe tolerancë s tradicionale ndë rfetare .
“T´parë t tonë ë kanë ruajt fenë katolike falë mirë kuptimit të muslimanë vë . N´familjen tonë , gjysma janë ba muslimanë ë gjysma kanë mbë t katolikë e nuk shkojmë larg as pesë faqe me ta. Katragjyshat tonë ë kanë mbë rri kohë n kur Bajram, Krishtlindj e Pashkë i kanë krë mtu në një shpi”, thotë Mikeli.
Pë rderisa, Ramë Gashi, musliman, do të dë shironte që toleranca ndë rfetare në Kosovë të shërbeje si shembull për popujt tjerë në botë .“T´bë jnë edhe ata si ne në fshatin tonë . Mos të ketë dallime të feve as përqarje, katolik a musliman. Jemi vë llezër të një gjaku, të një feje, të një kombi, të një kulture dhe të gjithë besojmë në një Zot”.
Në Kosovë do kremtohet përvjetori i “Ediktit të Milanos”

“Pas gëzimit në festimet e shumta të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe daljes së popullit tonë nga sundimi shumëshekullor i Perandorisë Osmane, vazhdojmë përvojën e gëzimit të festës së përvjetshme të Kërshëndellave”, tha ndë r të tjera Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji në mesazhin drejtuar besimtarëve të krishterë. Ndë rsa, në meshë n kryesore të Krishtlindjeve në mesnatë të mbajtur në Prizren, Ipe shkvi Dode Gjergji shtoi se ë shtë aftë sia pë r të falur ajo që miqson njerë zit e jo mohimi i së vë rtetë s ose mbulesa e së keqes me petkun e harresës.
“Kisha, duke iu bindur ungjillit dhe dashurisë së vë rtet dhe të drejtë, dëshiron të rindez në zemrat e njerë zvve vullnetmirë ndjenjë n e paqe, pajtimit, faljes që shpije në miqë si të reja ndë rmjet popujve“.
Ipeshkvi Dode Gjergji tha se Kisha dhe populli në Kosovë do të festojnë edhe përvjetorin e 1700-të të Ediktit të Milanos, ku zë fill edhe toleranca ndërfetare dhe me të cilin për herë të parë në historinë e qytetërimit evropian zyrtarizohet barazia dhe bashkëjetesa e besimeve të ndryshme fetare.