

31 gusht 2012, Radio Kosova. Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani vizitoi familjen Haradinaj, prej nga percolli bindjen per pafajsine e ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinajt si dhe urimin per 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise per te gjithe shqiptaret kudo qe jane. Ne kuader te vizites ne Kosove, Nshani vizitoi edhe Manasitrin e Decanit.
Bashkëjetesa dhe bashkëpunimi për për ndërtimin e një shoqërie të re në paqe e harmoni për secilin është mesazhi më i mirë që mund të përcillet nga një institucion fetar, ka thënë presidenti i Shqiperise Bujar Nishani gjatë vizitës në Manastirin e Decanit , prej nga u përcollen mesazhe paqeje dhe vullnet i mire për ndërtimin e një shoqërie të re në paqe dhe mirëbesim me njëri-tjetrin.

Besimi në Zotin shton dashurinë mes njerëzve
Igumeni i Manastirit te Decanit, Sava Janjiq, viziten e presidentit të Shipërisë e vlerësoi si nder të vecantë për këtë institucion, ndërsa tolerancën fetare si shembull për gjithë Ballkanin. „Ndërsa, ky është një rast i mirë në të cilin do të dëshmojmë bashkarisht rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vete, vecanërisht të njerëzve të kulturave dhe beismeve të ndryshme në ndërtimin e një shoqërie bashkëkohore në të cilën secili do mund të jetojë në paqe dhe bashkëpunim. Shpresoj se Manastiri i Decanit do të jap një kontribut të vogël në ndërtimin e paqes së përgjithshme dhe bahkëpunimin e të gjithë njerëzve vulnetmirë në Kosovë“.

Presidenti Nishani me delegacionin e tij, rrugetoi per ne Gllogjan, ku u prit nga qytetare te shumte. Pas homazheve te varrezat ne kompleksin memorial „Deshmoret e Kombit“,ndaloi ne familjen Haradinaj ku u mireprit nga kryefamiljari Ilmi Haradinaj. Presidenti me kete rast shprehu admirimin per sakrificen e keaj familjeje si dhe bindjen e tij per pafajesine e Ramush Haradinajt, i cili aktualisht po gjykohet ne Hage se bashku me dy bashkeluftetare te tij.
nbsp; dhe ai nuk e kurseu asnjehere. Une jam i bindur plotosisht ne pafajsine e Ramushit dhe uroj qe sa me shpejt t´jete mes nesh, ne radhe te pare pere te miren e familjes e tij, per te miren e Kosoves, per te miren e gjithe kombit shqiptar“.

Presidenti i Shqiperise Bujar Nishanit, i cili ishte ne percjellje edhe te princit Leka, nga kryetari Selmanaj me kete rast iu dha dekorata „Shkelzen Haradinaj“.