
23 gusht 2011, Radio Kosova. Cfare gazetarie i duhet Kosoves tri vjet pas shpalljes se pavaresise? A ka ardhur koha e zhvillimit te nje gazetarie te mirefillte ne sherbim te shtetit dhe popullit te Kosoves? Keto jane disa nga pyetjet e shtruara ne debatin me temen “Roli i medias ne zhvillimin e shoqerise”, te mbajtur sot ne Decan, i cili vie ne vazhden e debatave te financuara nga Fondacioni gjerman “Fridrich Ebert”, te cilat organizohen nga Shoqata e Intelektualeve te Pavarur(SHIP) ne bashkepunim me Klubin e Debatit, ne Decan.

“A mund te merret me mend abrogimi i kushtetutes se tankseve te Millosheviqit dhe shpallja e deklarates se pavaresise apo e Kushtetues se Kaqanikut pa presionet e jashtezakonshem te gazetareve te Kosoves te cilet krijuan opinione per akte te tilla histroike por edhe ne njefare forme, ata delegate qe nuk ishin te bindur i vune perpara aktit te kryer qe ta shpallin deklartatene pavaresise, pavaresisht cmimit qe duhej paguar” ,tha z.Mehmeti duke nxjerr ne pah rolin e medias edhe gjate luftes clirimtare te Kosoves dhe perpjekjet titanike per ngritjen e nje ushtrie e cila e perkrahur nga populli u konsolidua si nje shembull i panjohur deri atehere ne historine e lufterave te popujve per clirim.

“Se nje gje e di: asnje medium ne Kosove nuk i ka mbrojt seriozisht vlerat e luftes mbi te cilat ne dhe femijet tane po e gezojme lirine dhe shtetsine e Klosoves. Kjo eshte nje prej atyre temave te dhimbshme per te cilat nuk diskutohet. Dhe une e di perse! Sepse, elemente te caktuar, dikur te UNMIK-ut e sot te Euleksit jane te interesuar te mbjellin bindjen se ne Kosove nuk ka ndodh asnje lufte por nje konflikt i vogel. Prandaj duhet barazuar krimin shtetror serb per shfarosjen e popullit te Kosoves me ndonje eksces te ketille ose te atille qe ka mund me ndodh. Kosoves i duhet nje gazetari e cila do te merrej me sfidat e Kosoves dhe te shtendertimit dhe jo nje gazetari e cila per nje grusht parashe qe i merr kendej e andej do te peshtynte, do te sajonte jo vetem te sotmen por edhe traditat dhe kulturen e ketij populli dhe personaliteteve qe e udhehoqen clirimin e Kosoves. Une jam dakord qe te kritikohet puna e qeveritareve, por nuk pajtohem assesi qe t´u vehet kazma apo lopata institucioneve ende te brishta te shtetit e Kosoves…”.
et me te medha ne kete drejtim. Ne ngjarjet e vitit 2004, kur mediat e Prishtines kane luajtur nje rol negativ duke i shkaktuar nje dem te madh Kosoves, jo vetem materjal ne miliona qe eshte dashur t´i paguaje takspaguesi i Kosoves, por dem ne jete te nejrezve dhe ne perspektiven politike te Kosoves”, tha z.Spahiu ,sipas te cilit as raportimet per ngjarjet e fundit ne veri nuk ishin ne nivelin e duhur.

Hafiz Gagica, ish kryetar i LDK-se pe diaspore, shembull i veprimtarit ne mergate dhe njeri nder bashkepunetoret me te ngushte te presidentit te ndjere, Ibrahim Rugova, citoi mikun e tij, gazetarin, shkrimtarin, intelektualin e mirefillte, Jusuf Gervallen i cili kishte thene se: “Te jesh gazetar duhet te zoterosh zanatin dhe te jesh i guximshem. Te afirmosh njerezit dhe punet e mira dhe te jesh i rrepte ndaj dukurive negative dhe njerezve te cilet demtojne vendin e shoqerine”.
“Prandaj une mendoj se pas 12-te vjetesh eshte koha e lirise dhe afirmimit e vlerave te gazetareve te med

henj dhe atyre te cilet dine t´i japin kahje me serioze involvimit dhe afirmimit te frymes kombtare duke ruajtur etiken profesionale, poashtu”, tha z.Gagica, per te shtuar se: “Jemi deshmitarw ne keto 12-te vjet se ne shkrimet e ndryshme gazetarie shume pak ndjehet fryma kombtare e cila afrimon kulturen te tille cfare e kemi, afirmon figurat e kombit e ne te shumten e rasteve, jane shume te njeanshme dhe nese jane te njeanshme, gati del qe ka mungese te gazetareve profesionistel. Jo qe s´ka Kosova gazetar dhe intelektual, por ne te shumten e rasteve ata i lene anash. Nuk eshte keq te riperseritet qe, Kosova ne te gjitha fushat e ne vecanti ne fushen e informimit ka nevoje per gazetare te zot, te dishem dhe te guximshem…Nese ne Evrope arrin te sjellesh nje informate te besueshme, ti vec e ke kalu pragun dhe apriori ne kur po e hapim nje gazete, perhere vie pytja: \”Athua kush e ka pogu?\” Del nje emision, nje debat dhe them:\”Kush fshieht pas saj?\” Pse? Dmth eshte investu aq shume ne jovlera!”
“Cfare gazetarie i duhet Kosoves tre vjet e gjysme pas shpalljes se pavaresise? A ka ardhur fundi i “gazetarise se UNMIK-ut dhe te EULEKS-it” dhe ngritjes se gazetarise se Kosoves?\”, pyet Mehmeti, sipas te cilit ajo qe eshte keshtu deri me tani nuk ka arsye te jete keshtu edhe ne te ardhmen. Prandaj therret institucionet e Kosoves per kthese ne kete drejtim: “Institucionet e Kosoves duhet te ndalen edhe te shohin seriozisht se cfare gazetarie kane? Kosova ka me pas gazetarine sa ka investuar ne te edhe sa ka investuar ne njerezit te cilet do ta ngrisin kete gazetari. E kam thane dhe e perseris: ka ardhur koha qe t´u thuhet stop ketyre matrapazeve ne masmediat e Kosoves dhe qe te hapet diskutimi se cfare gazetarie i duhet Kosoves dhe cfare eshte pergjegjesia per fjalen e lire ne Kosove?!”-shton Mehmeti.
