Kërkohet ndërpreje e parktikës së pandëshkueshmërisë së krimit
Meqense luftërat në territorin e ish-RSFJ-së karakterizohen nga krime mizore dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut; duke vërejtur se gjykimet në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavi dhe ato në gjykatat tjera nuk përmbushin në masë të duhur nevojën e viktimave për drejtësi si dhe me kundërshtimin e fuqishëm ndaj keqpërdorimit të viktimave për qëllime politike, është marrë iniciativa për themelimin e Komisionit Rajonal për Vërtetimin e Fakteve mbi Krimet e Luftës(KOMRA)në hapësirat e ish Jugosallvisë, në përiudhën 1991-2001. Veton Mujaj është njeri ndër të 20 anëtarët e këshillit për themelimin e këtij komisioni ndërrajonal.< /span>
„Draft-mandati i këtij komisioni është përgatit si dokument, ndërsa në muajin mars dhe prill nga të gjitha vendet e ish Jugosllavisë do të mblidhen nënshkrime të cilat së bashku me këtë draftmandat diku në qershor të vitit 2011 do t´iu dorëzohen të gjitha parlamenteve. Dhe pastaj, mbetet detyrë e parlamenteve që shteti t´i përcaktojë njerëzit e vet që një komision I tillë të themelohet realisht“, thotë z.Muaj, sipas të cilit synimi kryesor i kësaj iniciative është kthimi i dinjitetit të familjeve të goditura si dhe qetësimi I shpirtërave të viktimave.
Kthim dinjiteti dhe qetësim shpirtërash
„Kjo do të mundësojë gjetjen e kriminelëve të cilët do të kapen, do të burgosen dhe do të ofrojnë fakte se rreth vendndodhjes së njerëzve të pagjetur. Dhe, I gjithë ky proces do të ndihmojë shumë jo vetëm në pajtim por edhe në qetësimin e shpirtërave të familjeve të viktimave”.
Por, edhepse drejtësia ka efektin e vet, zemrat e atyre njerëzve s´do të qetësohen asnjëherë-mendon Zyrafetja, sepse: “Shumica prej të vrarëve kanë lënë fëmijë të cilët e kanë para masakrën dhe janë rritur me kujtimin e atij përjetimi. Prandaj, zor se do të zbeh kjo kujtimin e asaj cfarë kanë përjetuar”.
Dhe, shtytjet e vazhdueshme për pajtim janë të padrejta, kur pajtimi qoftë edhe në emër të një të ardhmeje në paqe është tejet i veshtirë-thotë Atdhe Berisha, sipas të cilit:“Megjithëse një kërkim falje prej tyre do të ishte gjest I vullnetit të mirë, ata që nuk e bënë as pas dhjetë vitesh nëse do ta bëjnë në të ardhmen, dihet se do ta bëjnë për të mbrojtur lëkurën e tyre. Dhe ky është problemi, sepse se vazhdimisht kërkohet amnesti për vrasësit pa menduar fare në viktimat dhe familjet e tyre”.
Vetëm dhjetë aktvendime për krime lufte në Kosovë
Ndërkohë, themelimi i KOMRA-s është një mundësi për ngritjen e zërit të familjarëve të viktimave dhe sjelljen e ekzekutuesve para drejtësisë-thotë Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, zyra në Prishtinë. „Duke pasur parasysh faktin se organizatat jonë në Kosove deri më tani ka evidentuar me emër dhe mbiemër rreth 14 mijë viktima, të vrarë dhe të zhdukur gjate vitit 98-99 në Kosovë dhe nga ana tjetër, se nuk ka më shumë se dhjetë aktvendime të plotfuqishme për krime lufte në Kosovë, atëherë familjarët e shohin këtë si mundësi për të sjell drejtësinë në vend. Fokus i gjithë kësaj edhe janë viktimat dhe familjet e tyre”.
Shpërbërja e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë(RSFJ)me gjashtë republika dhe dy krahina autonome, filloi me shpërthimin e konflikteve të armatosura në Slloveni dhe Kroaci, me 1991. Ndërsa, Komisioni Rajonal për Përcaktimin e Fakteve të Viktimave të Luftërave të ish Jugosllavisë(KOMRA)synon ndriqimin e se vërtetës për viktimat si dhe ndërprerjen e praktikës së pandëshkueshmërisë së kryesve të krimit.