
27 nentor 2011, Dojce Vele. Me qëllim të përafrimit të popujve dhe të ndërtimit të një fqinjësie të mirë ne shtetet e rajonit, shoqeria civile po organizon takime te ndryshme kulturore nderkufitare. Ne kete fryme, Shoqata e Malazezve të Kosovës ka organizuar nje takim poetesh nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria pergjate te cilit u fol për ngjashmëritë e popujve, për të ardhmen e përbashkët.
“Montenegro House” ishte pikëtakimi i shkrimtarëve të Kosovës Malit te Zi dhe Shqipërise, i cili kaloi në frymën e një fqinjësie të mirë. Sepse, misioni i shkimtarëve s´është tjetër vecse miqësitë ndërmjet popujve t´i zhvillojnë dhe t´i bartin tutje për hir të së ardhmes dhe të brezave që vinë. Në një frymë të tillë vjen edhe porosia e akademikut malezez dhe mikut të shqiptarëve Jevrem Berkovic, i cili në pamundësi pjesëmarrjeje takimin e përshëndeti me një letër nga largësia:

“I vetdishëm të gjitha dramave historike, marr guximin të porosis malazezët e mi se, duke ju falenderuar shtetit të Kosovës dhe rolit të qytetëruar të shqiptarëve në Ballkan, sot, për herë të parë qëkur paraardhësit e tyre erdhën në tokat shqiptare, malazezët në Kosovë
ndjehen në shtëpine e vet”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.
Ali Podrimja, poet i mirënjohur nga Kosova i përkthyer në disa gjuhë të botës e së fundmi edhe në gjuhën malazeze, evokoi kujtime të mikut të tij Jevrem Berkovic duke nxjerr në pah lidhjen dhe ngjashmërnë nndërmjet të dy popujve. Ndërsa, për poetin e merënjohur nga Shipëria Visar Zhiti, takimi i së shtunës ishte emblematik, ngaqë duket sikur po ribehet Ballkani i mrekullueshëm dhe gadishulli më poetik i botës, i cili ka dhene Homerin e Iliadës apo Gjergj Fishtën e lahutës e Malcisë. Përderisa, vuajtjen e dënimit në burgun e Spaqit me dy malalezë ai e nderlidh me thënjen e mrekullueshme të poetit te madh amerikan, Wallt Witman.

“Ai në një poezi thotë: “Nuk ka dashuri që s´kthehet\”, pavarasisht se nuk mund ta kthej ai që ia ke dhënë, ajo gjen mënyrën dhe vjen. Unw takimin e sotem e konsideroj si një kthim të simpatisë dhe miqsisë që kam pasur me malazezët që njoha ne burg. Një dëshmi e kthimit të kësaj dashurie njerëzore”.
“Une jam rritur duke degjuar besen shqiptare dhe Crnogorsko cojstvo. Ndoshta ka qënë gabim e ndoshta, jo. Por, unë mbi ato ndërtova principet e jetës sime”-thote aka. Shukriu.

“Sepse, në art nuk ka ndarje në asnjë kategori-thote Qorpa. Barrierat gjuhësore nuk ekzisojnë më sepse të gjithe po përkthehemi në gjuhë të ndryshme. Kështu që është i rëndësishme një univers dhe një emer rreth të cilit do të mblidhemi, që të shkëmbehen përvojat, energjia dhe të gjithë pas kësaj të ndjehemi më mireë Dhe ky takim i sotëm është mesazh i qarteë se ne nuk jemi miq prej sot apo nda dje, por të tille ishim gjithmonë”.

“Është një porosi që ne e themi me zë të larte tani, por e këmi pasur gjithmonë brënda vetes: të duam njeri-tejtrin. Toka është jona. Dashuri për njëri-tjetrin. Mirkuptim. Të punojmë së bashku, të ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen së bashku. Jemi ballkanas të hershëm dhe e sotmja është jona, e ardhmja është jona dhe e shkuara na ka bashkuar me përpjekjet, me luftrat, por ne fund të fundit jemi bashkë. Kjo më pëlqen tek populli shqiptar dhe boshnjak, është se ata mirëkuptohen, janë krahas në luftë për jetën, jo kundër jetës. Dhe, herë herë ajo vogëlsia numerike apo territoriale ka bërë që të kuptojnë që nuk eëhtë i madh ai që ka sipërfaqe të madhe apo numër t´madh njerzish por është i madh ai që ka dashuri të madhe”.

“Pra, perafrimi i popullit shqiptar dhe atij malazez, me ngjashmëritë tona, miqsine, vellazerinë si dhe vazhdimi i luftës së përbashkët për hapje kufijsh, harrim të së keqes për të cilat që të dy popujt kanë pasur fuqi gjithmonë dhe bashkarisht të përpiqemi për një të ardhme më të mirë. Sepse, ky është qeëlimi ynë! Prandaj, edhe kjo pjesëmarrje e gjërë nga të tria shtetet, sepse së bashku po shtrihemi dhe po ecim rrugëve të ilirëve dhe tokave ilire”, thote Vujiqic i cili është i bindur se rezultatet e përpjekjeve të së sotmes do t´i kultivojne tutje gjeneratat që do të vinë.