
14 nentor 2011, Dojce Vele. Projekti dyvjecar në vlerë prej 1.5 milionë eurosh, do të ndihmojë zhvillimin e mëtejshem të politikave tregtare në Kosovë si dhe do të ofrojë asistencë teknike në ndërtimin e kapaciteteve për negocimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Bashkimin Evropian.
Kosova duhet të ketë një politike tregtare afatgjatë, për ndertimin e së cilës i duhet mbështetje. Ndërsa, projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Asistenca Teknike për Zhvillimin e Mëtejshëm të Politikave Tregtare të Kosovës” synon krijimin e bazës për një mjedis të qëndrueshëm dhe të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë. Christof Stock, shef i sektorit operativ prane Zyrës Ndërlidhese të Komisionit Evropian në Kosove sjell hollësi:

BE ndan 5.5 milionë për zhvillimin e politikave të tregtisë në Kosovë
“Projekti do të ndihmojë shumë Kosovën per t´u integruar në ekonominë botërore, nëpërmjet forcimit të kapaciteteve administrative të ministrisë, nëpërmjet forcimit të kapaciteteve statistikore dhe të kapaciteteve vendimmarrëse brënda administratës kosovare. Nëpërmjet kësaj ju do të gjeneroni me shumë tregti, që automatikisht don të thotë integrim më i madh në ekonominë botërore”.

Projekti vie në një kohë kur në dokumentin “Politika Tregtare e Kosovës” janë përcaktuar objektivat e politikave tregtare të Kosovës, me c´rast kërkohen hapa konkret për zbatimin e saj me qëllim të integrimit në sistemin tregtar rajonal dhe multilateral. Projekti do të krijojë bazat institucionale, njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për krijimin e politikave tregtare në Kosovë, tash kur prezenca e Kosovës në tregun botëror nuk është e kenaqshme, thotë Flamur Keqa, drejtor i Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, e cila është bartëse e zhvillimit dhe implementimit të politikave tregtare:
“Struktura e eksportit kosovar është e tillë ku pjesa më e madhe e produkteve eksportohen në Bashkimin Evropian që është një lajm i mirë, përkundër asaj që struktura e këtyre mallërave nuk është e kënaqshme, sepse nuk kemi mallëra që kanë një vlerë të shtuar, të cilat janë produkte finale por janë lëndë e parë, gjysmfabrikate, minerale të cilat në vetvete nuk kanë vlerë të shtuar. Pastaj, ne strukturën e eskporteve të Ksoovës vjen CEFTA, dmth integrimi rajonal e ka vendin e dytë. Ndërkaq në vendin e trete bëjnë pjësë shtetet tjera me të cilat Kosova ka marredhënje tregtare dhe ekonomike”,thotë drejtori Keqa, sipas të cilit, për të

ndërtuar një politikë afatgjate, MTI ka krijuar një skemë të grupeve punuese të cilat ndihmojnë në krijimin e politikave tregtare sa më të favorshme në mënyrë që bizneset kosovare ta kenë një ambient sa më të mirë.
“Ndersa, projekti “Asistenca Teknike për Zhvillimin e Mëtejshëm të Politikave Tregtare të Kosovës” synon integrimin ekonomik të Kosovës, sidomos në Bashkimin Evropian. Sepse, mirëfilli dihet se ne jemi pjese e një integrimi tjetër rajonal, të CEFTA-s, pjesë e kësaj marrëveshje të së cilës jemi që disa vite dhe kryesues të saj gjatë vitit 2011. Ne kemi kapacitete deri në një nivel të caktuar, mirëpo kur kemi parasysh kompleksitetin e integrimit ekonomik ne Bashkimine Evropian, atëherë me siguri që kemi nevojë për ndihmë më të thellë dhe më të gjërë në këtë drejtim“.