
16 qershor 2011, Dojce Vele. Anëtarë të Komisionit për Kontroll Buxhetor të Parlamentit Evropian gjatë vizitës dyditore në Kosovë u informuan nga dy komisione te parlamentit te Kosoves per ndryshimet që janë bërë me paratë e taksapaguesve evropianë.
„Komisioni, qështjet që i ka pas në fokus të interesimit mendoj se i ka marrë nga të dyja komisionet e Parlamentit të Kosovës, me c´rast janë paraqitur edhe të arriturat edhe sfidat tona. Kemi biseduar poashtu edhe per efektin e këtyre investimeve, i cili krahas rezultateve në shumë raste lë për të dëshëruar. Ndërsa, Komisioni i Parlamentit Evropian mund të jap mendimin e vet“.

rinëdërtim poashtu në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Dhe pikërisht për këtë „komisoni do të sigurohet se paratë e taksapaguesve evropianë po shpenzohen në mënyrë të drejtë“, tha Bart Steas, kryetar i delegacionit dhe njëherit nënkryetar i Komitiet për Qështje Buxhetore në Parlamentin Evropian. Ndërsa, kampet e kontaminuara me plumb „Qesmin Lug“ dhe „Osterode“ në veri të Mitrovicës, prej ku qindra familje të komuntiteve RAE u tërhoqën dhe u rehabilituan në shtëpi të reja me fondet e BE-së, ishin rezultatet direkte të parave të takspaguesve evropian, të cilat i preku nga afër Komisoni për Kontroll Buxhetor i Parlamentit Evropian, gjatë vizitës dyditore në Kosovë.
Mirënjohje dhe përkushtim që paratë e taksapaguesve evropianë të shpenzohen drejt
„Ne jemi mirënjohës ndaj Bashkimit Evropian por edhe të gjithë donatorëve të cilët me investimet e tyre kanë ndihmuar Kosovën për ngritjen e kapaciteteve njerëzore. Nje respekt të vecantë për të gjithë taksapaguesit e Bashkësisë Evropiane por edhe të

vendeve të tjera, të cilët kanë paguar fonde që ndihmojnë Kosovën të ec përpara“, thotë per Dojce vele-n, Safete Hadergjonaj, kryetare e Komsionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, sipas së cilës krahas ndryshimeve të dukshme për Kosovën, nga investimet e BE-së jo gjithmonë dalin rezultatet e pritura, sic është rasti me Korporatën Energjetike te Kosovës.