{"id":5236,"date":"2004-06-15T15:07:06","date_gmt":"2004-06-15T15:07:06","guid":{"rendered":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/2004\/06\/15\/5236\/"},"modified":"2026-01-19T09:59:24","modified_gmt":"2026-01-19T09:59:24","slug":"5236","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/5236\/","title":{"rendered":"MARGARITA XHEPA: &#8220;Arti \u00ebsht\u00eb minier\u00eb thesaresh&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><em><strong><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-9970 alignleft\" src=\"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/wp-content\/uploads\/2004\/06\/Margarita-xhepa-1965-234x300-1.jpg\" alt=\"\" width=\"234\" height=\"300\" \/>15 qershor 2004. <\/strong><\/em>Margarita ishte shum\u00eb e re at\u00ebbot\u00eb dhe ende nuk dinte \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb arti. Ajo, n\u00eb fush\u00ebn e tij t\u00eb bukur hyri krejt natyrsh\u00ebm. Margarita s\u00b4e kuptonte as \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb poezia Se aty fshihej e bukura e artit dhe magjia q\u00eb do ta udh\u00ebhiqte n\u00eb t\u00eb ardhmen. Poaq pavetdish\u00ebm edhe i lexonte, vet\u00ebm me faktin se ato ushqenin shpirtin e saj t\u00eb ndjesh\u00ebm.<br \/>\n<!--more--><br \/>\nPor, ishte m\u00ebsuesja ajo q\u00eb pa n\u00eb Margarit\u00ebn e re at\u00eb q\u00eb ajo vet nuk e kuptonte.Ajo edhe i dha kurajo, duke i gjetur poezi t&#8217;i recitonte fillimisht n\u00eb klas\u00eb, me rastin dit\u00ebs s\u00eb \u00e7lirimit e n\u00eb organizime t\u00eb ndryshme, p\u00ebrpara gjith\u00eb auditorit t\u00eb madh n\u00eb qytez\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb Lushnj\u00ebs. Dhe, k\u00ebshtu shkall\u00eb-shkall\u00eb filluan angazhimet edhe n\u00eb grupin amator t\u00eb qytetit jasht\u00eb orarit t\u00eb m\u00ebsimit, ku luante role te vogla, ndonj\u00eb pak m\u00eb t\u00eb madh e merrte pjes\u00eb edhe ndonj\u00eb turne. Seksioni i Lushnj\u00ebs i \u00e7oi p\u00ebr nj\u00eb kurs n\u00eb Liceun Artistik,(i cili tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb!) ku u paraqit me p\u00ebrgatitjet e athershme modeste me dy poezi. K\u00ebtu edhe fillon jeta e artit drejt t\u00eb cil\u00ebs do ta udh\u00ebheq pasioni ndaj t\u00eb bukur\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Kur arti ta m<em>\u00eb<\/em>son pagjum<em>\u00eb<\/em>sin<em>\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>&#8220;K\u00ebtu m\u00eb \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb edhe gjumi n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb bukur, sepse aty p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e shikoja nj\u00eb film. Dhe rolin kryesor t\u00eb asaj vajze e sillja te vetja dhe veten e coja te roli, i cili ishte nj\u00eb dialog i \u00e7ilt\u00ebrt dhe shum\u00eb i bukur. M\u00eb dukej i parealizuesh\u00ebm!&#8221;-<\/em>thot\u00eb aktorja e shquar Margarita Xhepa.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, nuk ishte vet\u00ebm instinkti q\u00eb njeriu ndjen brenda vetes ai q\u00eb ia krijoi vetbesimin, por ishin edhe regjisor\u00ebt e paharruar q\u00eb e inkurajuan, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kujton kryeregjisorin e Teatrit Popullor, Pandeli Stillu, si nje regjisor sa mjeshtror poaq njer\u00ebzor. Ishte p\u00ebrkrahja e p\u00ebrhershme e bashk\u00ebshortit Xhavit Xhepa, aktor dhe k\u00ebng\u00ebtar dhe mir\u00ebkuptimi i tij. Sepse, duke q\u00ebn\u00eb artist ai e kuptonte se Margarita duhej t\u00eb b\u00ebnte rolet q\u00eb i ofroheshin,e t\u00eb cilat ishin brenda karakterit dhe mosh\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p><em>&#8220;Eh! Flijime,lodhje,mundime,shqetsime shum\u00eb-ofshan artistja e madhe.Un\u00eb jam dhe nj\u00eb n\u00ebn\u00eb! I kam rritur tre djem dhe e kam pasur shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, se nuk kam pasur nj\u00eb ndihm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Kur kujtoj se si ia kam dalur mendoj:Sa i fort\u00eb qenka njeriu!&#8221; Por, \u00ebsht\u00eb i riu i fort\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb nuk e p\u00ebrballon dot. Rinia ka forca t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Nat\u00eb p\u00ebr nat\u00eb shfaqje, p\u00ebrkrah obligimeve familjare, paradite prova .Por kisha edhe nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, i cili jo vet\u00ebm m\u00eb\u00a0 frym\u00ebzonte n\u00eb profesionin tim dhe me inkurajonte, por edhe m\u00eb ndihmonte. Her\u00eb-her\u00eb thosha se nuk do ta marr k\u00ebt\u00eb rol, sepse do ik nga Tirana dhe do t&#8217;iu l\u00eb keq&#8221;. &#8220;Jo!-m\u00eb thoshte-Ne do vuajm\u00eb pak, por ti rolin do ta b\u00ebsh!&#8221; Dhe, kur e mbaroja filmin m\u00eb thoshte: &#8220;Ja. Ne vuajt\u00ebm nj\u00eb \u00e7ik por e kap\u00ebrcyem dhe ti e fitove rolin!&#8221;,<\/em>\u00a0rr\u00ebfen Margarita Xhepa,e cila edhe sot kujton se pa k\u00ebt\u00eb mjedis familjar dhe pa mb\u00ebshtetjen n\u00eb pun\u00eb, nuk do t\u00eb kishte forc\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcente k\u00ebto v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>&#8220;Nwna me shtatw zemra<\/strong>&#8221;<\/p>\n<p>Por, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb flijim q\u00eb mund ta b\u00ebj vet\u00ebm ajo q\u00eb harron veten p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Dhe, k\u00ebto virtyte t\u00eb pamohueshme t\u00eb men\u00e7uris\u00eb, t\u00eb urt\u00ebsis\u00eb e t\u00eb thjesht\u00ebsis\u00eb jan\u00eb mbi t\u00eb gjitha t\u00eb n\u00ebnave shqiptare p\u00ebr t\u00eb cilat aktorja i th\u00ebrret me vargjet e poetit shkupjan Murat Isakut, &#8220;N\u00ebna me shtat\u00eb zemra&#8221;, duke th\u00ebn\u00eb se ai p\u00ebr k\u00ebto vargje u frym\u00ebzua pik\u00ebrisht nga ky truall i sh\u00ebndetsh\u00ebm i n\u00ebnave shqiptare. Por, pas cdo flijimi vjen shp\u00ebrblimi. Dhe,bekimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj artit ishte bartja e genit t\u00eb artistit n\u00eb nj\u00ebrin nga t\u00eb tre djemt. Aktori i mir\u00ebnjohur p\u00ebr publikun mbar\u00ebkombtar Ndri\u00e7im Xhepa, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr d\u00ebshmit\u00eb m\u00eb t\u00eb forta por edhe m\u00eb t\u00eb bukurat, se ligji i trash\u00ebgimis\u00eb nuk mohohet.<\/p>\n<p><em>&#8220;Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim p\u00ebr mua, jo vet\u00ebm si n\u00ebn\u00eb por edhe si aktore. M\u00eb jep emocion t\u00eb bukur, q\u00eb nj\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt e mi i sh\u00ebrben artit, sigurisht, me dinjitet!&#8221;,\u00a0<\/em>thot\u00eb aktorja n\u00ebn\u00eb, n\u00eb zemr\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs ka vend p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Sepse, ngroht\u00ebsia q\u00eb reflekton p\u00ebrmes ekranit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb nga deti i shpirtit t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Arti eshte miniere thesaresh<\/strong><\/p>\n<p>Margarita Xhepa hyri n\u00eb detin e artit vet\u00ebm me dashurin\u00eb e jashtzakonshme ndaj tij. Prandaj \u00ebsht\u00eb e lumtur pse sot aktor\u00ebt e rinj kan\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, pasuri morale e intelektuale me t\u00eb cilat vin\u00eb. Dhe i k\u00ebshillon q\u00eb ta duan artin, t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb me t\u00eb. T\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebrkues dhe t\u00eb mos k\u00ebnaqen kurr\u00eb. Sepse:<\/p>\n<p><em>&#8220;Arti i ka majat e larta. Lum kush punon dhe g\u00ebrmon se do gj\u00ebj gj\u00ebra t\u00eb bukura. Magjia dhe t\u00eb fshehtat e artit jan\u00eb sikur miniera e thell\u00eb, q\u00eb duke g\u00ebrmuar gjithnj\u00eb do gjesh di\u00e7ka. K\u00ebshtu i k\u00ebshilloj q\u00eb ta duan profesionin e tyre. Mos ta shikojn\u00eb si nj\u00eb rrogtar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rrog\u00eb. Ta harrojn\u00eb an\u00ebn materiale. Ne kemi punuar pa asnj\u00eb shp\u00ebrblim, vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb&#8221;.<\/em><\/p>\n<p><em>Sepse, ishte p\u00ebrkushtimi ai q\u00eb e ngriti ne maja dhe ia i ofroi respektin i t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb i njeh e nuk i njeh. K\u00ebnaq\u00ebsia q\u00eb ia jep publiku \u00ebsht\u00eb kuptimi q\u00eb e mbajti t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb sken\u00eb. Kjo dashuri q\u00eb ndjen n\u00eb mesin e tyre ia ploteson zemr\u00ebn , sepse kjo \u00ebsht\u00eb pasuria m\u00eb e madhe e artistit!<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0&#8220;Shpeshher\u00eb na thon\u00eb mua ose edhe koleg\u00ebve t\u00eb mi: &#8220;Brez i humbur. Nuk fituat asgj\u00eb!&#8221; Por jo. Kjo s&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet! Kemi fituar shum\u00eb! Kur i shikoj filmat e mi,them:&#8221;Shyqyr q\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb,pavar\u00ebsisht q\u00eb s&#8217;jam shp\u00ebrblyer! Ata do t\u00eb ndjenj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs me kalimin e viteve. Por, tash duhet t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi karshi asaj q\u00eb marrin. Ta zaptojn\u00eb dashin p\u00ebr brir\u00ebsh. K\u00ebshtu duhet t\u00eb punoj\u00eb njeriu, them un\u00eb!&#8221;-<\/em>thot\u00eb Margarita Xhepa, e cila edhe kur sheh frutin e pun\u00ebs nuk mund t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb paqe me ndjenj\u00ebn se paska b\u00ebr\u00eb dicka. Me faktin se paska b\u00ebr\u00eb madje shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb vetme! Se, edhe me 70 vjet\u00ebt e saj ajo vazhdon t\u00eb jep nga shpirti i pashterrsh\u00ebm i artistit, si shembulli me i mirw p\u00ebr brezat e rinj. Dhe, formula e k\u00ebtij suksesi nuk \u00ebsht\u00eb sekret sepse vet\u00ebm me dashurin\u00eb ndaj profesionit ajo erdhi deri k\u00ebtu. Nj\u00eb pasion pa hile ashtu &#8220;si do n\u00ebna evlan\u00eb&#8221;, thotw Margarita.<strong><br \/>\n<\/strong><br \/>\n<strong>Te duash artin &#8220;sic do nena evlanwe<\/strong><\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb dashuri t\u00eb pakrahasueshme t\u00eb n\u00ebn\u00ebs ndaj f\u00ebmij\u00ebs, ajo i kap\u00ebrceu t\u00eb gjitha hallet familjare, oligimet si n\u00ebn\u00eb, si grua sepse predominonte pasioni ndaj pun\u00ebs. Ajo gjithnj\u00eb iu qas pun\u00ebs me nj\u00eb dashuri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb dobishme p\u00ebr vete por edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Dhe, ishte kjo pun\u00eb intenzive q\u00ebkur ishte e re q\u00eb ia dha k\u00ebt\u00eb figur\u00eb ndaj t\u00eb ciles publiku ka \u00e7do respekt. Ishin ato role t\u00eb interpretuara n\u00eb saje t\u00eb asaj dashurie dhe nd\u00ebrgjegja profesionale, sepse thotw Margaita:<em><br \/>\n<\/em><br \/>\n<em>&#8220;Cdo njeri kur b\u00ebn nj\u00eb pun\u00eb ai do t\u00eb zbardh faqen e vet. Sepse kjo pun\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm imja, \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebv\u00eb. Do t&#8217;iu servohet spektator\u00ebve! K\u00ebt\u00eb q\u00eb e b\u00ebn arti nuk e b\u00ebn askush. Me nj\u00eb koncert, me nj\u00eb dram\u00eb, me nj\u00eb film, njeriu b\u00ebn nj\u00eb politik\u00eb madje t\u00eb madhe. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i fuqish\u00ebm p\u00ebr brezat q\u00eb vin\u00eb. Dhe, kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi sot \u00ebsht\u00eb rritur m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb, sepse tash kemi thinja n\u00eb kok\u00eb dhe nuk na falet q\u00eb t\u00eb dalim para spektatorit t\u00eb pap\u00ebrgatitur!&#8221;<\/em><\/p>\n<p><strong>Mesazhet e artit janw mw tw fuqishmet\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Margarita Xhepa i p\u00ebrket nj\u00eb brezi t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm aktor\u00ebsh.Ajo mbeti nj\u00ebra nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb \u00e7muara t\u00eb teatrit dhe filmit shqiptar. Me \u00e7do rol u mish\u00ebrua duke e b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb veten. Nd\u00ebr rolet e saj t\u00eb realizuara me sukses \u00ebsht\u00eb edhe ai n\u00eb filmin &#8220;Dimri i fundit&#8221;, n\u00eb t\u00eb cilin me 42 vjet\u00ebt e saj luajti mosh\u00ebn 60 vje\u00e7e\u00a0 e sidomos roli n\u00eb filmin &#8220;Toka e p\u00ebrgjakur&#8221;, t\u00eb cilin e fut brenda vetes si nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb jet\u00ebs. Dhe, ky intepretim i suksessh\u00ebm nuk ishte vet\u00ebm skica q\u00eb b\u00ebn aktori p\u00ebr t\u00eb krijuar biografin\u00eb e rolit.\u00a0Ajo t\u00eb gjitha k\u00ebto i kishte p\u00ebrbr\u00ebnda, sepse rwfen aktorja:<br \/>\n<em>&#8220;P\u00ebr mua ky rol ishte i fresk\u00ebt! Un\u00eb i kisha par\u00eb,i kisha,lexuar dhe p\u00ebrjetuar vet k\u00ebto ngjarje. Se kjo n\u00ebn\u00eb, kjo grua e varf\u00ebr q\u00eb rrit ata f\u00ebmij\u00eb n\u00eb at\u00eb varf\u00ebri t\u00eb skajshme, n\u00eb at\u00eb shtypje do t\u00eb thosha, nuk g\u00ebzonte asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb kishte at\u00eb cop\u00eb t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb vet, at\u00eb vij\u00ebn e ujit, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit ishte e saja. Se, at\u00eb ia privonte beu. T\u00eb hysh n\u00eb ngjarjen e rolit, ky \u00ebsht\u00eb personazhi! K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb e p\u00ebrjetova at\u00eb dhimbje t\u00eb k\u00ebsaj gruaje, jo duke qar\u00eb burrin por duke mallkuar:&#8221;T\u00eb vrau beu, t\u00eb vrau katili, p\u00ebr nj\u00eb vij\u00eb uji p\u00ebr- nj\u00eb cop\u00eb toke!&#8221;Pra ishte nj\u00eb protest\u00eb, nj\u00eb klithm\u00eb, nj\u00eb mesazh i fuqish\u00ebm q\u00eb:&#8221;Boll m\u00eb. Kur do t\u00eb marri fund p\u00ebr popullin ton\u00eb?!&#8221; Dhe, un\u00eb e p\u00ebrjetova si Margarit\u00eb, si n\u00ebn\u00eb, si grua q\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb dhimbjet e k\u00ebtyre grave. Pra, ka q\u00ebn\u00eb ky bagazh, ky material q\u00eb neve artist\u00ebve nuk na falet t\u00eb mos e p\u00ebrjetojm\u00eb !&#8221;<\/em><em><br \/>\n<\/em><br \/>\nN\u00eb vazhd\u00ebn e karrier\u00ebs artistike ishte edhe filmi i suksessh\u00ebm &#8220;I dashur armik&#8221;, ku luan rolin e N\u00ebn\u00ebmadhes nga lasht\u00ebsia ku p\u00ebr t&#8217;i q\u00ebndruar sa m\u00eb besnik koh\u00ebs kur edhe u zhvillua ngjarja, N\u00ebn\u00ebmadhja mban dy shami n\u00eb kok\u00eb. Por, angazhimi saj nuk mbetet k\u00ebtu. Se, edhe kur n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb filmave jan\u00eb moshat e reja, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr mosh\u00ebn e vjet\u00ebr angazhimi i saj nuk mohohet. Arti ka nevoj\u00eb p\u00ebr mosh\u00eb. Spektatori do q\u00eb n\u00eb sken\u00eb moshen ta luaj\u00eb mosha. Ai nuk do q\u00eb t\u00eb shtr\u00ebngohet nj\u00eb aktor i ri t\u00eb luaj\u00eb t\u00eb moshuarin. At\u00eb nuk pretendon ta b\u00ebj\u00eb as aktorja e madhe shqiptare, si\u00e7 nuk ka pretenduar t\u00eb luaj kur ishte e re nj\u00eb m\u00eb t\u00eb moshuar.<\/p>\n<p><strong>&#8220;Streha e te harruarve&#8221; se shpejti ne Kosove\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8220;<em>Wsht\u00eb nj\u00eb falsitet para vetes, para partnerit, por mbi t\u00eb gjitha para spektatorit. Un\u00eb jam e lumtur q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 70 vjetor q\u00eb ju m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzuat, p\u00ebrve\u00e7 rolit t\u00eb N\u00ebn\u00ebmadhes n\u00eb filmin &#8220;I dashur armik&#8221; un\u00eb pata dhe nj\u00eb rol tep\u00ebr t\u00eb dashur n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb teatrale shum\u00eb t\u00eb suksesshme &#8220;Streha e t\u00eb harruarve&#8221; q\u00eb u dha para p\u00ebrmbylljes s\u00eb sezonit. \u00c3\u2039sht\u00eb shkruar nga i mir\u00ebnjohuri Ruzhdi Pulaha dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide shum\u00eb e bukur e autorit, i cili ka jetuar gjithmon\u00eb me shqetsime t\u00eb sken\u00ebs dhe p\u00ebr brezin ton\u00eb ka shum\u00eb respekt. K\u00ebt\u00eb pjes\u00eb teatrale, tragjedi-komedi, ai e shkroi me rastin e 60 vjetorit(24 maj). Ngjarja zhvillohet n\u00eb nj\u00eb azil pleq\u00ebsh, me nj\u00eb brez t\u00eb harruar jo vet\u00ebm aktoresh por profesionesh t\u00eb ndryshme ku krijohet nj\u00eb lloj dialogu i bukur jet\u00ebsor dhe nje lloj konflikti me probleme sociale qe na rrethojn\u00eb. Kemi aktor kryesisht t\u00eb vjet\u00ebr dhe ne punuam me at\u00eb pasion q\u00eb e karakterizoi brezin ton\u00eb. Pjesa na doli mjaft mir\u00eb dhe spektatori na dha duartrokitjet, sepse aty v\u00ebrtet shohin gjith\u00eb ato q\u00eb na rrethojn\u00eb. N\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00eblqyer shum\u00eb. Por, kemi nj\u00eb p\u00ebrshp\u00ebritje t\u00eb bukur n\u00eb vesh q\u00eb do na bien edhe n\u00eb Prishtin\u00eb. Do g\u00ebzohem shum\u00eb!<\/em>&#8220;-thot\u00eb aktorja, e cila kujton me dashuri ardhjen e saj t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb para shumw vitesh.<\/p>\n<p><em>&#8220;Kur n\u00eb vitin &#8217;71 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb erdha n\u00eb Kosov\u00eb dhe degjova kosovar\u00ebt tek flasin, kam th\u00ebn\u00eb: &#8220;Uaah!Po k\u00ebta ditkan shum\u00eb bukur shqip!&#8221;Dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dhimbshme, sepse k\u00ebshtu ishte rr\u00ebnjosur tek un\u00eb, pse mos ta them? Une i dua kosovar\u00ebt. Kam respekt t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb artist\u00ebt e sidomos, p\u00ebr poet\u00ebt e mrekulluesh\u00ebm q\u00eb jan\u00eb atje,pa p\u00ebrmendur emrat se ata me krijimet e bukura e kane evidentuar veten. Un\u00eb i kam p\u00ebrcjell\u00eb dhe do t&#8217;i p\u00ebrcjell vazhdimisht, sepse krahas roleve n\u00eb kinematografi dhe teat\u00ebr e kam dashur dhe e dua shum\u00eb poezin\u00eb dhe poet\u00ebt ton\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm si\u00e7 thot\u00eb Drit\u00ebroi jon\u00eb i madh:&#8221;I dua, i dua poet\u00ebt me zem\u00ebr t\u00eb gj\u00ebr\u00eb sa deti&#8221;. Ata n\u00ebp\u00ebrmjet poezive japin nj\u00eb mesazh t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Secila prej tyre ka historin\u00eb dhe bukurin\u00eb e vet, dhe mua m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi.Aq m\u00eb shum\u00eb kur ajo m\u00eb nuk po mbetet e vdekur vet\u00ebm n\u00eb libra.Ajo ka marr\u00eb jet\u00eb!&#8221;<\/em><\/p>\n<p><strong>Margarita \u00a0do poetet dhe poezine<\/strong><\/p>\n<p>Margarita Xhepa jo\u00a0 vet\u00ebm filmin por edhe poezin\u00eb e deshi shum\u00eb. N\u00eb \u00e7do koh\u00eb e n\u00eb \u00e7do vend,me z\u00ebrin e saj u mundua t&#8217;i jep shpirt e jet\u00eb dhe edhe me 70 vjet\u00ebt e saj mbeti e lidhur me poezin\u00eb poaq ngusht\u00eb sa dikur, kur ishte vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7uperline nga Lushnja.\u00a0Artistja e madhe \u00ebsht\u00eb e lumtur p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e ngroht\u00eb mes shqiptar\u00ebve k\u00ebndej dhe matan\u00eb kufirit.Ajo flet me emocion p\u00ebr teatrin dhe filmin kosovar,duke kujtuar k\u00ebshtu prezantimin e mrekulluesh\u00ebm te aktoreve kosovar n\u00ebp\u00ebr festivale t\u00eb ndryshme,si n\u00eb: &#8220;Festivalin Kombtar-Nderkombtar&#8221; n\u00eb Elbasan; &#8220;Festivalin e aktorit&#8221; n\u00eb Fier; &#8220;Festivalin Klasik&#8221;n\u00eb Butrint,; Festivalin e Komedis\u00eb&#8221; n\u00eb Kor\u00e7\u00eb,etj. Mir\u00ebpo si d\u00ebshmi e k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi t\u00eb frytsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe premiera e filmit t\u00eb fundit &#8220;I dashur armik&#8221;e cila u shfaq n\u00eb Prishtin\u00eb. film me skenar t\u00eb shkrimtarit t\u00eb mir\u00ebnjohur Dhimit\u00ebr Xhuvani dhe i realizuar me mjesht\u00ebrin\u00eb e regjisorit tashm\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur Gjergj Xhuvanit. Nj\u00eb film tep\u00ebr interesant,me p\u00ebrmasa q\u00eb arriti performanca mjaft dinjitoze.Po ky film mori pjes\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb festival n\u00eb Sarajev\u00eb ku u prit poaq mir\u00eb.P\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb fjal\u00ebt me konsiderat\u00eb t\u00eb kritik\u00ebve atje e k\u00ebtu si dhe artikujt q\u00eb jan\u00eb shkruar p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nwnwmadhja e filmit&#8221;I dashur armik&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;<em>Ka nj\u00eb tem\u00eb tep\u00ebr interesante,nj\u00eb fenomen shqiptar t\u00eb madh\u00ebrishem,q\u00eb ndoshta bota nuk e ka b\u00ebr\u00eb. Q\u00eb n\u00eb at\u00eb varf\u00ebri,por n\u00eb at\u00eb fisnik\u00ebri t\u00eb madhe,n\u00eb goj\u00eb t\u00eb ujkut(q\u00eb at\u00ebher\u00eb ishte gjermani),shqiptari ka strehuar qifutin, italianin, gjermanin, ballistin. Pastaj \u00ebsht\u00eb realizuar me nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe njer\u00ebzore.Ka nj\u00eb thirrje p\u00ebr paqe midis njer\u00ebzve,nj\u00eb respekt.Prandaj \u00ebsht\u00eb titulli &#8220;I dashur armik&#8221;,q\u00eb don t\u00eb thot\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen do jemi miq.K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon edhe sotmja si me gjerman\u00ebt e poashtu me italian\u00ebt e me qifut\u00ebt!<\/em>&#8220;,thot\u00eb akorja e madhe,e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb film p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00ebn\u00ebn ballkanase me gjith\u00eb tiparet dhe virtytet e saj.<\/p>\n<p><em>&#8220;Jam munduar q\u00eb ta plot\u00ebsoj k\u00ebt\u00eb personazh nga gjith\u00eb bagazhi i n\u00ebnave shqiptare q\u00eb kam un\u00eb si aktore.I k\u00ebtyre n\u00ebnave t\u00eb mrekullueshme q\u00eb ndoshta nuk kan\u00eb buk\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi,por kur troket dera do thot\u00eb:&#8221;Bujrum! Bashk\u00eb me dyert hapen edhe krah\u00ebt e n\u00ebn\u00ebs!&#8221;<\/em>-thot\u00eb Margarita Xhepa,e cila interpretoi me sukses rolin e N\u00ebn\u00ebmadhes &#8220;me zemr\u00ebn e gjer\u00eb dhe shpirtin e sakrific\u00ebs&#8221;.<br \/>\nNj\u00eb jet\u00eb e t\u00ebr\u00eb me rolet dhe jehon\u00ebn e duartrokitjeve t\u00eb publikut. Por, edhe pse i v\u00ebshtir\u00eb dhe shpeshher\u00eb i dhimbshem, arti p\u00ebr t\u00eb gjithnj\u00eb mbeti i bukur. Cdo karakter i ri i fjeti n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qenies. Cdo rol i intepretuar, la prapa nj\u00eb fashe drite, si kometa.Dhe, \u00e7donj\u00ebri prej tyre kujtime t\u00eb denja p\u00ebr kujtes\u00ebn. Por, kujtimin m\u00eb t\u00eb bukur e ruan n\u00eb Amfiteatrin &#8220;Epidhavro&#8221; t\u00eb Athin\u00ebs sepse me paraqitjen dinjitoze n\u00eb &#8220;Elektra&#8221;-n e Sofokliut Amfiteatrin madh\u00ebshtor t\u00eb zbuluar para 100 vjet\u00ebsh, Margarita Xhepa jo vet\u00ebm jetesoi \u00ebndrr\u00ebn e saj t\u00eb kahmotshme por nderoi kultur\u00ebn dhe artin shqiptar. Dhe, k\u00ebt\u00eb lavdi nuk ia fali askush. K\u00ebt\u00eb e fitoi me kokrrat e djers\u00ebs vit pas viti!<\/p>\n<p>#margaritaxhepa<\/p>\n<p>#jetabeqiraj<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>15 qershor 2004. Margarita ishte shum\u00eb e re at\u00ebbot\u00eb dhe ende nuk dinte \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb arti. Ajo, n\u00eb fush\u00ebn e tij t\u00eb bukur hyri krejt natyrsh\u00ebm. Margarita s\u00b4e kuptonte as \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb poezia Se aty fshihej e bukura e artit dhe magjia q\u00eb do ta udh\u00ebhiqte n\u00eb t\u00eb ardhmen. Poaq pavetdish\u00ebm edhe i lexonte, vet\u00ebm me faktin [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":9973,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"site-sidebar-layout":"default","site-content-layout":"default","ast-site-content-layout":"default","site-content-style":"default","site-sidebar-style":"default","ast-global-header-display":"","ast-banner-title-visibility":"","ast-main-header-display":"","ast-hfb-above-header-display":"","ast-hfb-below-header-display":"","ast-hfb-mobile-header-display":"","site-post-title":"","ast-breadcrumbs-content":"","ast-featured-img":"","footer-sml-layout":"","theme-transparent-header-meta":"default","adv-header-id-meta":"","stick-header-meta":"","header-above-stick-meta":"","header-main-stick-meta":"","header-below-stick-meta":"","astra-migrate-meta-layouts":"set","ast-page-background-enabled":"default","ast-page-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-4)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""}},"ast-content-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""}},"jetpack_post_was_ever_published":false,"slim_seo":{"title":"MARGARITA XHEPA: \"Arti \u00ebsht\u00eb minier\u00eb thesaresh\" - Ajet\u00ebBeqiraj.org","description":"15 qershor 2004. Margarita ishte shum\u00eb e re at\u00ebbot\u00eb dhe ende nuk dinte \u00e7'\u00ebsht\u00eb arti. Ajo, n\u00eb fush\u00ebn e tij t\u00eb bukur hyri krejt natyrsh\u00ebm. Margarita s\u00b4e kuptonte"},"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[52],"tags":[112,453,452,552,44,333,551,429,476],"class_list":["post-5236","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-portret","tag-ajete-beqiraj","tag-aktore-shqiptare","tag-filmi-shqiptar","tag-kinema","tag-kinostudio-shqiperia-e-re","tag-margarita-xhepa","tag-teater","tag-tirane","tag-viti-2004"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/wp-content\/uploads\/2004\/06\/Margarita-Xhepa.jpg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5236","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5236"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5236\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13152,"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5236\/revisions\/13152"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9973"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5236"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5236"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5236"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}