{"id":7442,"date":"2004-06-30T22:26:59","date_gmt":"2004-06-30T22:26:59","guid":{"rendered":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/2004\/06\/30\/xhevahir-spahiu\/"},"modified":"2026-02-03T23:06:31","modified_gmt":"2026-02-03T23:06:31","slug":"xhevahir-spahiu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/xhevahir-spahiu\/","title":{"rendered":"XHEVAHIR SPAHIU: &#8220;Liria i ka hije nj\u00eb populli mo\u00e7m\u00ebrisht t\u00eb mo\u00e7\u00ebm&#8221;"},"content":{"rendered":"<div>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-7156 alignleft\" src=\"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/XHEVAHIR-SPAHIU-Liria-i-ka-hije-nje-populli-mocmerisht-te-1-296x300.jpg\" alt=\"\" width=\"296\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/XHEVAHIR-SPAHIU-Liria-i-ka-hije-nje-populli-mocmerisht-te-1-296x300.jpg 296w, https:\/\/ajetebeqiraj.org\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/XHEVAHIR-SPAHIU-Liria-i-ka-hije-nje-populli-mocmerisht-te-1.jpg 453w\" sizes=\"(max-width: 296px) 100vw, 296px\" \/>Qershor 2004. <\/strong>Xhevahir Spahiu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar bashk\u00ebkohor\u00eb shqiptar\u00eb, I cili shquhet p\u00ebr poezin\u00eb e tij t\u00eb thell\u00eb dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb ndaj identitetit dhe tradit\u00ebs shqiptare. Ai njihet p\u00ebr poezin\u00eb e tij t\u00eb thell\u00eb e reflektuese, gjuh\u00ebn e pasur dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb ndaj \u00e7\u00ebshtjeve njer\u00ebzore dhe sociale. Veprat e tij lidhen shpesh me identitetin, tradit\u00ebn dhe p\u00ebrvojat e jet\u00ebs shqiptare, duke e b\u00ebr\u00eb nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb rrall\u00eb dhe tejet t\u00eb respektuar t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqiptare dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. Nd\u00ebrsa porosia e mjeshtrit t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mpreht\u00eb dhe t\u00eb poezis\u00eb godit\u00ebse, i cili shquhet p\u00ebr origjinalitetin dhe individualitetin\u00a0 krijues eshte:\u00a0<strong>\u00a0\u201c<\/strong>T\u00eb krijojme at\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb kohezionit kombtar, at\u00eb nj\u00ebsim shpirt\u00ebror t\u00eb domosdosh\u00ebm, se ne duam t\u00eb jemi n\u00eb Evrop\u00eb jo si nj\u00eb statuj\u00eb e cop\u00ebtuar por si nj\u00eb komb shpirt\u00ebrisht i bashkuar dhe si\u00e7 e ka b\u00ebr\u00eb Zoti, kjo t\u00eb jet\u00eb Shqip\u00ebri e par\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\n<div>\n<div>\n<p class=\"selectionShareable\"><!--more--><\/p>\n<\/div>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Ajet\u00eb Beqiraj:<\/strong>\u00a0Mjafton t\u00eb p\u00ebrmendim Xhevahir Spahiun dhe lexuesit tan\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen sy e vesh t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ju. A do t\u00eb na thoni ju lutem dy fjal\u00eb p\u00ebr veten?<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Xhevahir Spahiu:<\/strong>\u00a0Patjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb shk\u00ebmbej mendime me njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb njohin dhe q\u00eb s\u2019m\u00eb njohin-qoft\u00eb sy nd\u00ebr sy-qoft\u00eb p\u00ebrmes fjal\u00ebs poetike. \u00cbsht\u00eb i nevojsh\u00ebm ky bashk\u00ebbisedim sepse let\u00ebrsia, arti, jan\u00eb komunikim. Sido q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb nga nj\u00eb pen\u00eb n\u00eb tjet\u00ebr, nga nj\u00eb dor\u00eb n\u00eb tjet\u00ebr, sado ngjyra vetjake t\u00eb ken\u00eb ata gjithsesi shk\u00ebputen nga dora, zemra dhe mendja q\u00eb i krijon dhe shkojn\u00eb gjetk\u00eb n\u00eb sy m\u00ebndje dhe zemra t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.E pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, edhe kjo bised\u00eb si edhe vet arti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komunikim i nevojsh\u00ebm!<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\u201cNdjenja dhe mendimi jan\u00eb thelbi i qenies njer\u00ebzore\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Ajet\u00eb Beqiraj:<\/strong>\u00a0Poezia \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb e shpirtit, e ndjenj\u00ebs. Por,cka \u00ebsht\u00eb ndjenja p\u00ebr nj\u00eb artist?<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Xhevahir Spahiu<\/strong>: Ndjenja tek njeriu \u00ebsht\u00eb padyshim pjesa m\u00eb thelb\u00ebsore s\u00eb bashku me mendimin.Po mungoi njeri \u00ebsht\u00eb sikur mungon nj\u00eb krah. Dhe, nj\u00eb zog nuk mund t\u00eb fluturoj me nj\u00eb krah. Pik\u00ebrisht tek ndjenja dhe mendimi, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb \u00e7udia! Si do t\u00eb shkrihen n\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn,si do t\u00eb fu\u00e7izojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn pa th\u00ebn\u00eb q\u00eb:\u201dJa. Kjo \u00ebsht\u00eb ndjenja-ky \u00ebsht\u00eb mendimi!\u201d Pa i treguar lexuesit q\u00eb \u201cShiko sa di un\u00eb\u201d! Por, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb magjishme ta fusim brenda vetes qoft\u00eb me vrull qoft\u00eb ngadal\u00eb, por pastaj ta ket\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dal\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ndjenja, zemra, shpirti, zbulojn\u00eb shpeshher\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa vet mendja njer\u00ebzore edhe racionaliteti. Po mungoi kjo ndjenj\u00eb, v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb jemi n\u00eb l\u00ebmin e past\u00ebr t\u00eb artit. Po mungoi ndjenja, do t\u00eb zblyret arti pastaj n\u00eb nj\u00eb formul\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb algjebrike me mendim t\u00eb that\u00eb filozofik,q\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendohesh por nuk t\u00eb b\u00ebn t\u00eb shp\u00ebrthesh n\u00eb t\u00eb qeshura apo t\u00eb trishtohesh gjer n\u00eb palc\u00eb.Nuk t\u00eb b\u00ebn t\u00eb qash, e pse jo? T\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendohesh dhe kaq! K\u00ebt\u00eb magji ia jep ndjenja mendimit dhe ajo e p\u00ebrcjell. Nd\u00ebrsa, ne jemi nj\u00eb popull shum\u00eb i ndjesh\u00ebm. Si\u00e7 thon\u00eb shpesh kritik\u00ebt:\u201dI qaset me nj\u00eb ndjeshm\u00ebri t\u00eb veten, me nj\u00eb senzibilitet\u201d. K\u00ebshtu q\u00eb, pa ndjenj\u00eb nuk e di cfar\u00eb do te ishte arti?!<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Ajet\u00eb<\/strong><strong>\u00a0Beqiraj:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb lumturi kur njeriu e v\u00ebren se nuk ka kaluar nj\u00eb jet\u00eb koti por ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb\u00e7ka p\u00ebr vete e me k\u00ebt\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Cilin moment do ta kishe p\u00ebrs\u00ebritur, po t\u00eb kthehej koha prapa?<br \/>\n<strong>Xhevahir Spahiu:<\/strong>\u00a0T\u00eb b\u00ebhem serish dh\u00ebnd\u00ebr,domodo (qeshemi). Po,njeriu kur e v\u00ebshtron vetveten duhet t\u00eb ket\u00eb trimerin\u00eb q\u00eb ta shikoj me sy kritik, jo vet\u00ebm bot\u00ebn apo jo? Sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe m\u00eb e dh\u00ebmbshme t\u00eb gjykosh veten. N\u00eb rrug\u00ebn e vet pastaj le gjurm\u00eb t\u00eb mira apo gjurm\u00eb t\u00eb k\u00ebqia, varet kush peshon. Edhe un\u00eb mendoj se shum\u00eb gj\u00ebra mund t\u00eb mos ishin b\u00ebr\u00eb ose mund t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb, m\u00eb ndryshe. Po njeriu nuk \u00ebsht\u00eb i vetmuar! Njeriu \u00ebsht\u00eb sa i vetmuar aq edhe i qarkuar dhe me nj\u00eb pesh\u00eb graviteti me bot\u00ebn ku jeton. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pavar\u00ebsi e kusht\u00ebzuar do t\u00eb thosha, pavar\u00ebsisht q\u00eb dikush edhe at\u00eb guximin trim\u00ebrin\u00eb qytetare e ka m\u00eb t\u00eb madhe, hap\u00ebsirat e k\u00ebsaj lirie,t\u00eb k\u00ebsaj pavar\u00ebsie i ka m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb natyr\u00eb m\u00eb e but\u00eb dhe m\u00eb e p\u00ebrmbajtur e vuan at\u00eb edhe m\u00eb fort, nd\u00ebrsa natyra ime \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet m\u00eb shum\u00eb kam qen\u00eb i pap\u00ebrmbajtur. Dhe, k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb puna as p\u00ebr ndonj\u00eb dob\u00ebsi as p\u00ebr ndonj\u00eb merit\u00eb,por e them sepse k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta p\u00ebr ta karakterizuar disi vetveten, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb njeriu ta p\u00ebrcaktoj at\u00eb.Por,disa gj\u00ebra i di p\u00ebr veten m\u00eb mir\u00eb se sa t\u00eb tjer\u00ebt. K\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebto ngutje ose k\u00ebto tipare t\u00eb natyr\u00ebs krijuese q\u00eb ka secili kan\u00eb t\u00eb mir\u00ebn,sepse p\u00ebrcaktojne fytyr\u00ebn e secilit,at\u00eb q\u00eb ne e quajm\u00eb individualitet krijues q\u00eb ta jep vet\u00ebm vetvetja por edhe jeta. Me \u00e7\u2019sy e shikon ti at\u00eb ? Gjithsesi pra,varet shum\u00eb krijimtarija dhe stili i krjuesit. Nuk thon\u00eb kot q\u00eb \u2018\u00ebsht\u00eb vet krijuesi. \u00cbsht\u00eb ai vet\u201d!Kjo pastaj p\u00ebrcakton jo vet\u00ebm individualitete krijuese, por krijon edhe stile t\u00eb caktuara. Un\u00eb do t\u00eb thosha se \u00e7do krijues \u00ebnd\u00ebrron t\u00eb ket\u00eb stilin e vet.T\u00eb jet\u00eb ai!<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Xhevahir Spahiu: \u201cArtisti duhet t\u00eb jet\u00eb vetvetja dhe askush tjet\u00ebr\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Ajet\u00eb Beqiraj:<\/strong>\u00a0Sipas mendimt tuaj, \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb artist p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb vetvetja?<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Xhevahir Spahiu:\u00a0<\/strong>Ne shpesh e ngushtojm\u00eb stilin. Sikur \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fjala, ose ritmi, ose lloji i vargut,etj.Duhet par\u00eb shum\u00eb m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, q\u00eb nga motivet q\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb. Cilat jan\u00eb motivet themelore q\u00eb njeh krijuesi?Cili \u00ebsht\u00eb k\u00ebndi i v\u00ebshtrimit? Cilat jan\u00eb ritmet q\u00eb ai i p\u00ebrdor? Cilat jan\u00eb fjal\u00ebt e tija dhe t\u00eb askujt tjet\u00ebr? K\u00ebshtu q\u00eb kur t\u00eb mbyllim syt\u00eb edhe pa e lexuar emrin e tij themi \u2018Ah po! Kjo \u00ebsht\u00eb e Lasgushit. Kjo \u00ebsht\u00eb e Fisht\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb e Fatos Arapit apo edhe e Ali Podrimes.Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e madhe. K\u00ebt\u00eb nuk ta fal askush!Kjo arrihet s\u00eb pari, duke shpallur sinqerisht vetveten dhe e dyta, duke punuar pastaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa t\u00eb pavet\u00ebdishme, me nj\u00eb vetvete t\u00eb shpallur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb instinktive aq edhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdishme e cila vjen hap pas hapi. Dhe un\u00eb mendoj, kur bashkohen pa vet\u00ebdia me nj\u00eb vet\u00ebdie profesionale dhe krijuese sidomos n\u00eb poezi, por pa e p\u00ebrthar\u00eb at\u00eb l\u00ebngun e jet\u00ebs dhe t\u00eb vetvetishm\u00ebris\u00eb, kur b\u00ebhet p\u00ebrsosja edhe e form\u00ebs edhe p\u00ebrmbajtja, ai trazim q\u00eb ka artisti brenda vetes p\u00ebrcillet edhe tek t\u00eb tjer\u00ebt, komunikohet dhe shum\u00ebfishohet. B\u00ebhet jet\u00eb!<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Ajet\u00eb<\/strong><strong>\u00a0Beqiraj:<\/strong>\u00a0E p\u00ebrmend\u00ebt pak m\u00eb lart individualitetin krijues.A ishte e v\u00ebshtir\u00eb ta identifikoni n\u00eb ju unin e vetvetes?<br \/>\n<strong>Xhevahir Spahiu:<\/strong>\u00a0Kjo ka ardhur,mendoj un\u00eb, n\u00eb menyr\u00eb t\u00eb vetvetishme. Sepse un\u00eb n\u00eb hapat e par\u00eb kam shkruar, por vite me radh\u00eb nuk e kam pasur k\u00ebt\u00eb si mish\u00ebrim.Juve po ua them ndoshta p\u00ebr s\u00eb pari her\u00eb! Von\u00eb shum\u00eb von\u00eb\u2026\u201dUn\u00eb shkruaj kalimthi!\u201d \u2013 thosha. Dometh\u00ebn\u00eb, nuk q\u00ebndroja, nuk ulesha q\u00eb t\u2019i ipja rr\u00ebnj\u00eb dhe t\u00eb merresha si\u00e7 merret nj\u00eb pun\u00ebtor me pun\u00ebn e vet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb koh\u00ebgjat\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar. Do t\u00eb thosha se arti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrim! Dhe, un\u00eb gjithsesi, duke e par\u00eb se n\u00eb krijimtarin\u00eb time ndonj\u00eb gj\u00eb edhe m\u00eb p\u00eblqente por k\u00ebt\u00eb filluan edhe t\u00eb tjer\u00ebt ta v\u00ebnin n\u00eb dukje, at\u00ebher\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegje krjiuese. Kur vetvetja gjen koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u2019u portretizuar, p\u00ebr t\u2019u vet\u00ebnjohur si nga vetvetja ashtu edhe nga t\u00eb tjer\u00ebt. Gjithsesi kjo pun\u00eb e krijimit t\u00eb stilit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e gjat\u00eb. Ka njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb dhe nuk l\u00ebvizin gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. Ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb m\u00eb dialektik, m\u00eb t\u00eb larmish\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e tyre krijuese. Mbase t\u00eb dyja kan\u00eb ato vlerat e veta, por kjo e dyta m\u00eb duket m\u00eb e bukur sepse \u00ebsht\u00eb si natyra q\u00eb ka dhe shkrepa dhe bim\u00eb, ka dhe plazhe, ka dashuri, ka jet\u00eb dhe ka vdekje. Dometh\u00ebn\u00eb, ka ngjyra m\u00eb t\u00eb pasura. Ky stil pra, q\u00eb vetvetiu depozitohet gjat\u00eb rrug\u00ebs krijuese dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje e sip\u00ebr si nj\u00eb lum\u00eb q\u00eb rrjedh. Gjith\u00ebsesi,\u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri dhe shkon paralel ose bashk\u00eb me jet\u00ebn e krijuesit sepse ato q\u00eb mendojm\u00eb n\u00eb rini nuk mund t\u00eb mendohen n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer.Mbetet di\u00e7ka thelb\u00ebsore br\u00ebnda vetes.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong>\u00a0N\u00eb nj\u00eb krijimtari t\u00eb gjat\u00eb si tuaj\u00ebn,sigurisht q\u00eb keni marr\u00eb edhe shum\u00eb mendime t\u00eb kritik\u00ebve. \u00c7far\u00eb kujtoni dhe mund t\u2019na cekni me k\u00ebt\u00eb rast?<br \/>\n<strong>Xhevahir Spahiu:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb krijues shum\u00eb i mir\u00eb q\u00eb u zbulua pas vdekjes. Nj\u00eb krijues i mir\u00eb tiranas, i lindur dhe i rritur n\u00eb kryeqytet.Ishte Drejtori i Bibliotek\u00ebs s\u00eb Universitetit, Mihal Angjari. Pas vdekjes s\u00eb tij u botuan v\u00ebllime me poezi dhe shum\u00eb p\u00ebrkthime. Ai ishte njeri me kultur\u00eb dhe un\u00eb e njihja. Dy-tri her\u00eb e kam takuar por tani u mor vesh q\u00eb ai shkruante, dhe shkruante bukur fort! Ai me takoi nj\u00eb her\u00eb dhe\u2026T\u00eb m\u00eb falni!Por e kisha tek mendimi, prandaj po e sjell k\u00ebt\u00eb shembull dhe mos t\u00eb merret si vetl\u00ebvdat\u00eb. Mund t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb kritika m\u00eb t\u00eb bukura dhe m\u00eb t\u00eb forta se t\u00eb atij.Por, ai gjeti nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur dhe t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb t\u00eb tregonte se mua m\u00eb p\u00eblqen poezia e Xhevahirit. \u201cM\u00eb p\u00eblqen,sepse me kujton nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb Pul Valeris\u00eb,q\u00eb \u2018Poeti i v\u00ebrtet edhe n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer e shikon bot\u00ebn me syt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs\u2019 \u201c-kish th\u00ebn\u00eb. T\u00eb t\u2019them t\u00eb drejt\u00ebn kjo m\u00eb preku. Dometh\u00ebn\u00eb, njeriu ndryshon, mir\u00ebpo e kisha atje se \u201c\u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb shtat\u00eb-\u00ebsht\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb\u201d-thot\u00eb populli. Jo n\u00eb kuptimin q\u00eb si mendon ai shtat\u00eb vje\u00e7ari mendon edhe shtat\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7ari.Por, ka di\u00e7ka gjenetike, di\u00e7ka t\u00eb pandryshueshme n\u00eb gjenet e krijuesit dhe t\u00eb vet njeriut. K\u00ebtu pastaj vin\u00eb ato tiparet q\u00eb i japin fytyr\u00eb krijimtaris\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb burimore, origjinale, autentike-si\u00e7 thot\u00eb bota. Dhe, k\u00ebt\u00eb autenticitet t\u00eb krijuesit t\u00eb cilin ai e \u00ebnd\u00ebrron, un\u00eb them se e ka edhe let\u00ebrsia e \u00e7do kombi. Mir\u00ebpo, let\u00ebrsia jon\u00eb p\u00eblqehet edhe nga t\u00eb huajt sepse e ka pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb burim\u00ebsi, k\u00ebt\u00eb autenticitet e cila \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shqiptare.Ne kemi historin\u00eb ton\u00eb. Drama nga m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshmet, apo jo? Kemi diellin e Mesdheut, t\u00eb gjitha k\u00ebto bashk\u00eb, vetvetja, natyra ku je rritur, jehonat e historis\u00eb, nd\u00ebrthuren dhe japin at\u00eb q\u00eb njeriu e quan, origjinalitet. Dhe, un\u00eb them se poezia jon\u00eb e madhe ka nj\u00eb origjinalitet t\u00eb duksh\u00ebm dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb se t\u00eb sakt\u00eb e ka shprehur poeti, kritiku dhe akademiku maqedonas Ante Popovski i cili kur u njoh me poezin\u00eb shqipe n\u00eb kat\u00ebr libra t\u00eb zgjedhur q\u00eb u botuan para gjasht\u00eb vjet\u00ebsh, tha: \u201cPoezia shqipe \u00ebsht\u00eb prij\u00ebtare n\u00eb Ballkan\u201d. Ka t\u00eb drejt\u00eb!<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong>\u00a0Sa po kultivohet krijimtaria e mir\u00ebfillt\u00eb nga poet\u00ebt e rinj?<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Xhevahir Spahiu:<\/strong>\u00a0T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb brezin e ri kam miq sa t\u00eb duash. Tridhjet\u00eb, dyzet vje\u00e7 m\u00eb vin\u00eb, m\u00eb japin libra n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb kafene, n\u00eb pun\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim dhe un\u00eb i lexoj! Ai q\u00eb m\u00eb takon ato dit\u00eb i them mbresat e mia. Nga libri yt m\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer k\u00ebto tri kat\u00ebr vargje\u2026Tri kat\u00ebr nuk jan\u00eb pak,apo jo? P\u00ebrpiqem ta shoh me sy dashamir\u00ebs, jo me at\u00eb v\u00ebshtrimin e kritikut t\u00eb rrept\u00eb, t\u00eb ngrir\u00eb por si nj\u00eb njeri q\u00eb do t\u00eb rritet dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb mira. N\u00eb qoft\u00eb se ai ka tri-kat\u00ebr vargje t\u00eb mira n\u00eb nj\u00eb poezi, t\u00eb m\u00ebsoj nga vetja duke e rimarr\u00eb vetveten. T\u00eb mir\u00ebn e \u00e7on m\u00eb tej at\u00eb t\u00eb keqen e l\u00eb pas. Ka shum\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb talentuar, qoft\u00eb vajza-qoft\u00eb djem. Tani vin\u00eb m\u00eb t\u00eb armatosur me kultur\u00eb. Padyshim q\u00eb i kan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb. Rrug\u00ebt jan\u00eb t\u00eb hapura, librat dhe \u00e7do gj\u00eb e mir\u00eb. Kan\u00eb nj\u00eb shpirt k\u00ebrkues, kan\u00eb fantazi. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb fantazi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ky \u00ebsht\u00eb vendi i fantazis\u00eb, atdheu i fantazis\u00eb mund ta quaj!<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong>\u00a0Cfar\u00eb do t\u2019i k\u00ebshillonit k\u00ebta t\u00eb rinj?<br \/>\n<strong>Xhevahir Spahiu:<\/strong>\u00a0Thuhet se gj\u00ebja m\u00eb e leht\u00eb n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh k\u00ebshilla.K\u00ebshtu q\u00eb, ata le t\u2019i d\u00ebgjojn\u00eb k\u00ebshillat e mia por pastaj t\u2019i harrojn\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb si din\u00eb vet ata. Me k\u00ebt\u00eb rast un\u00eb kujtoj p\u00ebrgjigjen e Fan Nolit, i cili kur e pyet\u00ebn se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb poet i ri, ai u p\u00ebrgjigj: \u201cT\u00eb rr\u00ebfehet. Por, sidomos t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb m\u00ebkatet e veta!\u201d Pra,t\u00eb jet\u00eb i sinqert\u00eb me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb t\u00eb shkruarit, jo t\u00eb kuptimit vet\u00ebm t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb leximit por t\u00eb kultures s\u00eb gjuh\u00ebs.Arti i gjuh\u00ebs do ta krijoj\u00eb secilin, si\u00e7 e b\u00ebn tani.Nuk them n\u00eb let\u00ebrsi por n\u00eb politik\u00eb, q\u00eb e bat\u00ebrdisen\u2026\u201dme ferra e hith\u00ebra p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dhe drit\u00ebn ta kan\u00eb z\u00ebn\u00eb me flet\u00eb shum\u00eb t\u00eb gj\u00ebra\u201d. K\u00ebshtu thot\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb \u201cManushaqe\u201d-n, Naim Frash\u00ebri.Dhe tani, me fjal\u00eb t\u00eb huaja po b\u00ebhet nj\u00eb agresion ndaj gjuh\u00ebs shqipe. \u00cbsht\u00eb e pafalshme! K\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb mrekullueshme, m\u00eb t\u00eb madhen q\u00eb ka kombi shqiptar -gjuh\u00ebn, ne duhet ta ruajm\u00eb si syt\u00eb e ballit, si jet\u00ebn ton\u00eb. E pra, k\u00ebtu tek gjuha k\u00ebta duhet t\u00eb rr\u00ebfejn\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe. Natyrisht, m\u00eb pak emitime. M\u00eb pak tjet\u00ebrkush e vetvete m\u00eb shum\u00eb! Dhe, me k\u00ebt\u00eb mendoj q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb hapur ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, jo si nj\u00eb gr\u00e7 i mbyllur q\u00eb i merret fryma. Jam p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj arti, sepse hermetizmi \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e kaluar dhe nuk mund t\u00eb kthehet si rrym\u00eb. Natyrisht, k\u00ebt\u00eb e sjell shpesh edhe ajo prirja me cdo kusht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb origjinal ose p\u00ebr t\u2019u dukur i thell\u00eb. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsi por vet\u00ebm p\u00ebrpjekje.Thell\u00ebsia \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb! Thell\u00ebsia s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj me err\u00ebsir\u00ebn. S\u2019\u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjitha thell\u00ebsit\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb err\u00ebta. Ka edhe uj\u00ebra q\u00eb u lexohet fundi i detit nga nj\u00eb lart\u00ebsi shum\u00eb e madhe, natyrisht, kur ke sy prej shqiponje! K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb kam besim shum\u00eb tek k\u00ebta t\u00eb rinj. Ve\u00e7an\u00ebrisht q\u00eb ata t\u00eb vin\u00eb me nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re. T\u00eb vazhdojn\u00eb me nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb palodhshme dhe jo t\u00eb heqin dor\u00eb, sepse ka disa q\u00eb b\u00ebjn\u00eb librin e par\u00eb shum\u00eb mir\u00eb dhe t\u00ebrhiqen. Fajin e ka jeta, e ka shoq\u00ebria q\u00eb nuk tregojn\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje ndaj krijuesit.At\u00eb duhet ta ruajm\u00eb,se jan\u00eb me gisht nuk jane me lopat\u00eb, apo jo? Krijuesit e v\u00ebrtet lindin nj\u00eb n\u00eb nj\u00ebmij\u00eb, nj\u00eb n\u00eb pes\u00ebmij\u00eb, pavar\u00ebsisht q\u00eb un\u00eb kam mendimin se ne jemi nj\u00eb popull artist. Por, shpeshher\u00eb, kjo ndodh edhe me fajin e tyre. O sa her\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb e do t\u00eb ngrihet njeriu! Por, t\u00eb mos jepet. Me nj\u00eb vullnet dhe forc\u00eb shpirt\u00ebrore ta kap\u00ebrcej\u00eb at\u00eb dhe ajo t\u2019i kthehet n\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb jet\u00ebsore dhe p\u00ebrvoj\u00eb artistike. E them k\u00ebt\u00eb sidomos p\u00ebr t\u00eb rejat!M\u00eb pyeti k\u00ebtu nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb shkrimtar i njohur italian Rafaele Nikro, romancier(e njeh mir\u00eb edhe poezin\u00eb shqipe dhe nj\u00eb roman i \u00ebsht\u00eb botuar tek ne). Teksa flisnim direkt n\u00eb Rai 3 m\u00eb duket me tha: \u201cZ. Spahiu.C\u2019mendoni p\u00ebr femrat artiste shqiptare?!\u201d \u201cKa shum\u00eb-i thash\u00eb-Dhe mendimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebto vite q\u00eb ka nj\u00eb shp\u00ebrthim t\u00eb sinqeritetit t\u00eb tyre dhe t\u00eb nj\u00eb fryme shum\u00eb t\u00eb madhe emancipimi. Ato shkruajn\u00eb libra dhe kan\u00eb poezi shum\u00eb t\u00eb bukura.Mir\u00ebpo, pasi martohen ato nuk b\u00ebjn\u00eb m\u00eb libra por b\u00ebjn\u00eb f\u00ebmij\u00eb!\u201d \u201cK\u00ebshtu ndodh edhe tek ne!\u201d \u2013 m\u00eb tha ai. K\u00ebshtu q\u00eb, k\u00ebto shqet\u00ebsime q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb gjith\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe jan\u00eb edhe gjetk\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme!<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\u201cPrizreni-K\u00ebshtjell\u00eb e historis\u00eb shqiptare\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong>\u00a0Pranvera n\u00eb Tiran\u00eb ishte e ngjeshur me aktivitete t\u00eb ndryshme nga fusha e artit. Cfar\u00eb do t\u00eb ve\u00e7onit prej tyre?<br \/>\n<strong>Xhevahir Spahiu:<\/strong>\u00a0Un\u00eb kam p\u00ebrsh\u00ebndetur ve\u00e7an\u00ebrisht \u00e7eljen e ekspozit\u00ebs s\u00eb monumenteve historiko-kulturore t\u00eb Prizrenit. Erdh\u00ebn plot njer\u00ebz dhe jetuan me ato p\u00ebrfytyrime q\u00eb kishin p\u00ebr Prizrenin, p\u00ebr Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit. Ato jehona t\u00eb historis\u00eb, si t\u00eb thuash, i materializuan me fotografi nj\u00eb pjes\u00eb prej t\u00eb cilave ishin fotografi t\u00eb papara ndonj\u00ebher\u00eb, t\u00eb gjetura n\u00ebp\u00ebr arhiva t\u00eb Marubit apo t\u00eb tjer\u00ebve, q\u00eb nga 1278-ta. Edhe un\u00eb vet aty gjeta gj\u00ebra t\u00eb reja, t\u00eb bukura. E v\u00ebren pastaj se si k\u00ebto fotografi t\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek ata njer\u00ebz, p\u00ebr t\u00eb shkuar pastaj tek poezit\u00eb q\u00eb jan\u00eb shkruar p\u00ebr at\u00eb qytet i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i madh, nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb e historis\u00eb shqiptare. Lidhja, ajo vat\u00ebr q\u00eb ngrohu shqiptar\u00ebt at\u00ebher\u00eb, na ngroh edhe sot dhe na jep dinjitet. Q\u00eb na pyet: \u201cSa jemi ne t\u00eb denj\u00eb ta meritojm\u00eb lirin\u00eb?\u201d Se liria paguhet me gjak, me kok\u00eb, me fjal\u00eb t\u00eb prer\u00eb n\u00eb mes, me goj\u00eb t\u00eb mbyllur dhe cenzur\u00eb. Liria k\u00ebrkohet me \u00e7do kusht. Rruga drejt saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtira, por m\u00eb sublimja. U ka hije nj\u00eb populli q\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq i mo\u00e7\u00ebm. Mo\u00e7m\u00ebrisht i mo\u00e7\u00ebm! I shkon kjo q\u00ebndres\u00eb, kjo paepshm\u00ebri dhe ky v\u00ebshtrim p\u00ebrpara\u2026Un\u00eb besoj tani, q\u00eb let\u00ebrsia do t\u00eb ndihmoj\u00eb shum\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb mir\u00ebkuptimi n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb re q\u00eb edhe me fqinjin t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb paqe. Do t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb t\u2019ia detyrojm\u00eb vetes, q\u00eb ato q\u00eb duhen harruar edhe duhet t\u2019i harrojm\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb ardhmes. T\u00eb mos e mbash gjithmon\u00eb si at\u00eb plag\u00ebn q\u00eb e ngacmon, ndjenj\u00ebn e urrejtjes t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe t\u00eb tragjedis\u00eb. Ajo do t\u00eb rri atje! Nga kjo ka nxjerr\u00eb m\u00ebsim secili, ne apo kund\u00ebrshtar\u00ebt n\u00eb histori. Por gjithsesi, neve historia na ka v\u00ebn\u00eb pran\u00eb e pran\u00eb dhe ne duhet t\u00eb japim shembullin e nj\u00eb mir\u00ebkuptimi me fqinjin. T\u00eb fqinj\u00ebrojm\u00eb,si\u00e7 kemi fqinj\u00ebruar historikisht(k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb e kam gjetur te Thimi Mitko,tek \u201cVepra shqiptare\u201d).<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\u201cP\u00ebr libra nuk duhet t\u00eb ket\u00eb kufi\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong>\u00a0Cfar\u00eb mendoni p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqiptare andej n\u00eb Kosov\u00eb?<br \/>\n<strong>Xhevahir Spahiu:<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme pse du et t\u00eb themi,k\u00ebndej dhe andej! \u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme se si \u00ebsht\u00eb ai kufi atje\u00a0dhe librat, duhet t\u00eb p\u00ebrcillen si n\u00eb mesjete me varka n\u00ebp\u00ebr liqej. Tani kam m\u00ebsuar,se librat nuk \u00e7ajn\u00eb dot sepse ju v\u00ebn\u00eb taksa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb dogan\u00eb. K\u00ebto b\u00ebhen q\u00ebllimisht. Un\u00eb si poet kam t\u00eb drejt\u00eb ta them. Bile, ti denoncoj! Nuk ka kufi p\u00ebr librin! K\u00ebt\u00eb e them jo vet\u00ebm midis Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs,por edhe mes Tiran\u00ebs dhe Shkupit. Mua vet me kan\u00eb mbajtur p\u00ebr tre libra tri-or\u00eb n\u00eb dogan\u00eb.Cka do t\u00eb b\u00ebnin me ato librat e mi? Let\u00ebrsia shqipe ka mesazhe humane, mesazhe paqeje dhe mir\u00ebkuptimi. Tani m\u00eb thon\u00eb q\u00eb i kalojn\u00eb librat o andej o k\u00ebndej, me mushka. Epo ku jemi?! Tani, kjo bot\u00eb q\u00eb ka n\u00ebnshkruar k\u00ebt\u00eb Kart\u00eb t\u00eb Helsinkit p\u00ebr qarkullimin e lir\u00eb t\u00eb ideve,ta l\u00ebr\u00eb librin t\u00eb l\u00ebviz lirisht. Ja pra, t\u00eb mos thuhet m\u00eb andej dhe k\u00ebndej se k\u00ebt\u00eb kultura e ka shembur brenda vetvetes. Mir\u00ebpo, fanztamat e s\u00eb kaluares nuk zhduken lehte. Ato qarkullojn\u00eb nga koha n\u00eb koh\u00eb dhe shfaqen t\u00eb ndryshme!Un\u00eb at\u00eb let\u00ebrsi e njoh. Por,duhet ta njohin m\u00eb shum\u00eb k\u00ebtu, ta botojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, ta duan m\u00eb shum\u00eb. Padyshim q\u00eb edhe let\u00ebrsia e k\u00ebtushme t\u00eb botohet m\u00eb fort atje dhe ta duam m\u00eb shum\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. T\u00eb krijojm\u00eb at\u00eb ndjenj\u00eb kohezioni kombtar, at\u00eb nj\u00ebsim shpirt\u00ebror t\u00eb domosdosh\u00ebm, sepse e kam p\u00ebrs\u00ebritur edhe aty kur u b\u00eb perurimi i ekspozit\u00ebs. Se ne duam t\u00eb jemi n\u00eb Europ\u00eb jo si nj\u00eb statuj\u00eb e b\u00ebr\u00eb copa-copa, koka k\u00ebtej, k\u00ebmba andej, krahu k\u00ebtej sepse \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebmtuar kjo statuj\u00eb. Por, t\u00eb jemi si nj\u00eb komb i bashkuar, shpirt\u00ebrisht i bashkuar dhe si\u00e7 e ka b\u00ebr\u00eb Zoti, si\u00e7 e ka b\u00ebr\u00eb natyra ose si\u00e7 thon\u00eb n\u00eb Malin e Tomorrit ku un\u00eb edhe jam lindur, kjo t\u00eb jete Shqip\u00ebri e Par\u00eb. Dmth.ajo e natyrshmja, jo ajo e b\u00ebr\u00eb me p\u00ebrdhun\u00eb, e prer\u00eb apo edhe e zhvatur. Secili n\u00eb shpin\u00eb e vet! Let\u00ebrsia do t\u00eb ndihmoj\u00eb shum\u00eb,sepse tani betejat b\u00ebhen pik\u00ebrisht n\u00eb kultur\u00eb. Kjo kultur\u00eb do ta afroj\u00eb shum\u00eb Prishtin\u00ebn me Tiran\u00ebn. K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb nd\u00ebrsjella kulturore dhe vajtje ardhjet do ta afrojn\u00eb m\u00eb fort, sesa ajo udha q\u00eb ka nisur t\u00eb b\u00ebhet dhe q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb vini ta shihni k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi q\u00eb quhet Arb\u00ebri, e cila fillon qe nga Moll\u00eb e Kuqe e deri n\u00eb Gjirin e Art\u00eb t\u00eb Prevez\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong>\u00a0Z.Spahiu. Faleminderit p\u00ebr minutat q\u00eb na i kushtuat.Biseda me ju ishte jo vet\u00ebm k\u00ebnaq\u00ebsi por nj\u00eb leksion i vlefsh\u00ebm p\u00ebr krijuesit e rinj!<br \/>\n<strong>Xhevahir Spahiu:<\/strong>\u00a0Un\u00eb ju falenderoj juve, Jeta. Ju uroj juve sukses, nd\u00ebrsa gjith\u00eb kosovar\u00ebve mbar\u00ebsi. Let\u00ebrsin\u00eb mos ta harrojn\u00eb, se koh\u00ebt jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira por gjithsesi, mendimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb kombi shqiptar do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em>Intervista \u00ebsht\u00eb transmetuar n\u00eb emisionin:<\/em><br \/>\n<em>\u201cArtisti n\u00eb studion time\u201d, Radio Peja si dhe \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cPavar\u00ebsia\u201d.<\/em><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Qershor, Tiran\u00eb 2004<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u00a9AJET\u00cb Shaban BEQIRAj<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qershor 2004. Xhevahir Spahiu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar bashk\u00ebkohor\u00eb shqiptar\u00eb, I cili shquhet p\u00ebr poezin\u00eb e tij t\u00eb thell\u00eb dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb ndaj identitetit dhe tradit\u00ebs shqiptare. Ai njihet p\u00ebr poezin\u00eb e tij t\u00eb thell\u00eb e reflektuese, gjuh\u00ebn e pasur dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb ndaj \u00e7\u00ebshtjeve njer\u00ebzore dhe sociale. Veprat e tij lidhen shpesh me [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"site-sidebar-layout":"default","site-content-layout":"default","ast-site-content-layout":"default","site-content-style":"default","site-sidebar-style":"default","ast-global-header-display":"","ast-banner-title-visibility":"","ast-main-header-display":"","ast-hfb-above-header-display":"","ast-hfb-below-header-display":"","ast-hfb-mobile-header-display":"","site-post-title":"","ast-breadcrumbs-content":"","ast-featured-img":"","footer-sml-layout":"","theme-transparent-header-meta":"default","adv-header-id-meta":"","stick-header-meta":"","header-above-stick-meta":"","header-main-stick-meta":"","header-below-stick-meta":"","astra-migrate-meta-layouts":"set","ast-page-background-enabled":"default","ast-page-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-4)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""}},"ast-content-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""}},"jetpack_post_was_ever_published":false,"slim_seo":{"title":"XHEVAHIR SPAHIU: \"Liria i ka hije nj\u00eb populli mo\u00e7m\u00ebrisht t\u00eb mo\u00e7\u00ebm\"","description":"Xhevahir Spajiu, mjeshtri i fjal\u00ebs s\u00eb mpreht\u00eb dhe i poezis\u00eb godit\u00ebse shquhet p\u00ebr origjinalitetin dhe individualitetin\u00a0krijues p\u00ebr poezin\u00eb e tij t\u00eb thell\u00eb dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb ndaj identitetit dhe tradit\u00ebs shqiptare."},"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[28],"tags":[112,2205,558,2203,2204,2202,46,47,1407],"class_list":["post-7442","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista","tag-ajete-beqiraj","tag-art-dhe-media","tag-interviste","tag-kulture-shqiptare","tag-letersi","tag-personazh-shqiptar","tag-poeti-briliant","tag-poezi","tag-xhevahir-spahiu"],"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7442","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7442"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7442\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13870,"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7442\/revisions\/13870"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7442"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7442"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7442"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}