Falja e parë e gjakut në Kosovën e pasluftës

18 mars 2006, Dojçe Vele. Familja Kastrati dhe Markaj ishin nismetare te aksionit per faljen e gjaqeve ne Kosoven e pasluftes, kur ne tubimin e dites se shtune ne Peje,u shtri dora e pajtimit.

Gjakmarrje? A eshte e mundur kjo, sot, kur demokracia na pershendet?

E pabesueshme per shumekend. Por e vertet per ata qe u qelluan nga kjo plage e bartur deri ne ditet e sotme. Sepse, konflikti I pegjakshem mes familjeve Kastrati-Markaj, nuk ishte I vjeter. Marian Markaj,22 vjecar, ishte viktime e castit derisa po nderhynte si pale e trete ne nje perleshje mes te rinjve, ne maj te vitit 2005.  Me 2 janar 2006, teksa Besnik Kastratit-38 vjec po I merreshin shenjat e gishtërinjve per armembajtje pa leje brenda stacionit policor te Pejes,  Albert Markaj-polic I njesise speciale te SHPK-se qelloi per vdekje.

Familja Kastrati dhe Markaj shtrine doren e pajtimit

Por, perkunder faktit se gjakmarrja e Markaj ndaj Kastrateve me 2 janar te vitit 2006, u be ne rrethana te jashtezakonshme dhe ne menyre te pazakonshme,  te shtunen, me iniciativen e  Levizjes per Pajtimin e gjaqeve dhe ne prezencen e shume qytetareve u shtri dora e pajtimit ne mes ketyre dy familjeve, duke shenuar pajtimin e pare publik ne Kosoven e pasluftes.

„Ideja per pajtimin e gjaqeve nuk ishte ide e lindur sot as dje, por ishte e percjellur me shekuj dhe e ardhur deri ne ditet tona-tha Kole Berisha,kryetar I parlamentit te Kosoves,duke shprehur keqardhjen se kjo po imponohet te perseritet vazhdimisht. Por, fatbardhsisht, po hasim ne mirekuptim te popullata dhe te familjet e demtuara dhe po pranonje lutjen tone, faktin historic qe jemi.Eshte momenti te falim, te jetojme bashke, te zhdukim armiqesine, urrejtjen dhe keto ti kthejme ne miqesi ne dashuri, ne ofrim me njeri tjetrit. \”.

Ftohen edhe familje te tjera te shtrine doren e pajtimit

\”Te gjithe ata mendjekeqij qe kane menduar se ne mes nje familje muslimane dhe nje familje katolike ka kris reja, dhe u perqa kombi, kjo eshte dita qe deshmon ma se miri se ne jemi vellezer dhe si vellezer do te ecim perpara.Ky takim I sodit le te jete nje shembull me I mire se si duhet te ruajme gjenet tona kombtare atdhetare se si duhet te punojme per njeri tjetrin\”-tha nw fjalwn e tij, Mulla Nexhmedin Hoxha, I cili pershendeti pjesemarresit ne emer te Baskhesise Islame te Kosoves dhe te kishes katolike Shen Katarina, ne Peje.

“Dikur,gjithsesi do duhej te perfundonte vargoni I vrasjeve, por kur mundemi ta nderpresim me heret do te ishte shume me mire-tha kryeparlamentari, Kolw Berisha. Duhet te pajtohemi, te afrohemi te falim njeri-tjetrin se vetem keshtu mund te jemi Evrope. Bota do te na pranoje te qete,pa vrasje,pa mllefe, pa urrejtje. Ky takim nuk don te thote krijim I nje levizje te re apo emitim I tjetres. Por ky aksion duhet vazhduar duke iu pershtatur kohes, sepse ka shume familje ne Kosove sidomos ne Rrafshin e Dukagjiniut qe presin kerkesen, fjalen qe te pajtohen. Ftojme keto familje qe sot t’ia shtrine doren njeri tjetrit dhe nga armiqesia qe mendoj qe nuk ka qene ne ate shkalle te vjen deri te miqsia. Duhet vazhduar perpara, per femijet e femijeve tane e te gjeneratave qe vine,ne emer te historise dhe te Zotit!“

Me kete rast ishin te pranishem edhe  deputetet e Parlamentit te Kosoves Xhavit Haliti dhe Gazmend Muhaxheri, keshilltari I presidentit te Kosoves, te Rame Manajt si dhe qytetare te shumte te cilet e pershendeten shtrirjen e dores mes dy familjeve per hir te se ardhmes.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page