1 maj 2007,Radio Kosova. Qytetaret e Kosoves po kremtojne sot Diten Nderkombtare e Punes, nje pjese prej te cileve kane ardhe edhe ne kanionin e Decanit, per te kaluar kete dite ne gjirin e kesaj trashegimie kulturore ne te cilen pas shume viteve po rikthehet jeta.
Eshte 1 maji, Dita Nderkombtare e Punes. Moti eshte i vranet dhe ne cdo cast pritet te bie shi. Por kjo nuk i pengon vizitoret nga mbare Kosova te drejtohen kah grykat magjepsese te Dukagjinit. Te ndare ne dy kolona, per ta pak ka rendesi ne do te shkojne ne Gryken e Rugoves apo ne Gryken e Decanit. Kudo, por vetem te kalojne kete feste mes bukurive perrallore te ketij kendi te Kosoves.
Tashme ka filluar te rigoje. Shiu pranveror po lan qete rrugen qe shpie ne Gryken e Decanit. Ndalja ne piken e kontrollit te ushtareve paqeruajtes, eshte bere pjese perditshmerie. Pak hapa me tej, Manastiri i Decanit ngrihet ne madheshtine shekullore e menjehere permbi, Lumbardhi rjedh kumbueshem. Rrjeadha e tij na con ne retoranin e drunjte, i ngrehur buze brigjeve te tij. Gugullima e tij eshte perzier me zera vizitoresh te cilet nga ane e anes kishin ardhur te festojne, Ditën Ndërkombtare të Punës.
Vizitore nga mbare Kosova vine ne Decan
Kamarieri i shkathet me te na pare, mundohet te na beje vend perderisa pronari mes zhurmash te nje zgjoi bletesh, na ofron mireseardhje ne kete feste te vertet pune.
“Nje maji per mua eshte dite pune, sot me se shumti se keshut e ka hotelieria,vec do te gjej edhe une nje dite tjeter qe te pushoj, ta zevendesoj diten e sotme.-thote Naim Kuci, pronar. Sot vec koha ka ndiku se ketu pres mysafire shume, bile per 1 majin pak teper…teper mysafire s’jane kurre por mysafire teper s’jane kurre pa mare parasysh se moti eshte i lig. Ka nga Gjilani, ka nga Peja,nga Decani ka shumme…E vizitojne shume mysafire dhe mysafire te mire. Grykene decanit e deanzit e vitiojne mjaft mysafire dhe mysafire te mire. Gryka e Decanit gjithe veren e ka kehtu. Sot ka fillu ka ora 10-te fluksi. Pak me veshtiesi por po duhet me u ngut. Dyfish sot me eshte dashte me i shumu. Restorani gryka e Decanit gjithe verene ka ekshtu,kam pak veshtiresi se rrymen s’kam mujte me e pru por edhe ajo shpejt do te vie dhe do t’i bej te gjitha kushtet.Esht vend i qete ven i mire, dhe ai qe ka qene nje here besoj se do te vjen shpesh,se reerforjne qe si vendesh.
Restorani “Gryka e Decanit” i vetmi ne kanionin e Decanit
Naim Kuçit, vetëm para pak kohësh i është dhënë leja e punës per restoranin,”Gryka e Decanit”-i vetmi objekt hotelier brënda Zonës së Mbrojtur rreth Manasitirt të Deçanit. Ky fakt, poaq sa pronaret I ka gezuar edhe vizitorët, njëra ndër te cilet është edhe Hanë Berisha:
“Jemi shume te lumtur,ishim shume te brengosur ne fat se pse na u keput kj mundesi qe t’i shijojme bukurite natyrore. Na u pre ajo e drejte. Mirepo tash se fundi na u dha e drejta ta shfrytezojme bukurine natyrore te Decanit. Eshte nje ambient shume i bukur dhe e ekmi te vetmin vend do te thosha familajrisht ku mund t eqetesohemi dhe ku mund te ekmi pak rekreacion. Lokale ka mjaft tash mirepo gryka e decanit eshte e njohur si vend turistik dhe vikendet kerkojne pak intimitet, natyre dhe ky vend eshte i mrekullueshem”.
Pas luftes per liri, puna ne paqe per nje jete me te mire
Bashkim Ramosaj, vjen nga një familje e cila gjithnjë është në përpjekje për një jetë në mirëqenje, dhe prandaj e di mirë kuptimin e festës së punës.
“Na jemi prekopuar me qështje të mbijeteës dhe të lirisë. Por, edhe kemi punuar, edhe jemi angazhuar edhe kemi sakrifikuar. Situata ekonomike ketu te ne eshte qe pagat jane vetem sa per mbijetese. Nuk mundesh krufare lluksi me kriju me pagese. Ne edhe kem punue dhe jemi angazhu edhe kemi skarigfiku dhe shrpesojme qe emiaj jone te riten me standarde te kompeltuara,shuemt em kmria qe ne i enderojme per gjeneratat tjera dhe per femijet tane.
Ramosaj eshte shef i Stacionit te Zjarrfikesve ne Decan, i cili me nje staf prej pese vetash dhe me nje cisterne te vetme, kane nen mbikeqyrje 52 fshatra te komunes se Decanit. Mbetur perhere ne gjendje gatishmerie duke pasur gjithnje ne rend te pare interesin e shoqerise, ai ka zgjedhur festen e 1 majit t’ia kushtoje familjes dhe nuses se tij shtatzene, i bindur se femija i tij s’do ta prese festen ne rethana te tilla!
“Absolut jo! Ne jemi angazhu me gjenerata te tera qe femijeve tone me ju kriju nje jete me te mire. Ka pas shume djem qe jane angazhu qe na me fitu kete liri dhe shpresoj se populli ka me e fitue ate per cfare jane vrare dhe kane sakrifikuar. Shpresojme qe femija jone te rriten me standarde qe na i enderrojme per gjeneratat tjera dhe per femijet tane. Na do te japim maksimumin tone qe me arrit ne cakun te cilin jane nis shume e shume ma heret”-thote Ramosaj.
Shiu ka mbledh vizitoret brenda si nje familje te madhe.
Tashme po bie shi dhe kushtet për qëndrim në terrasë nuk janë të përshatshme. Por, mysafirët e shumtë nuk I pengon të rrinë brënda bashkë, si një familje e madhe. Vetëm Edorela, 13 vjeçare, do donte që me 1 maj të vlonte nga vapa, të ngarendte përjashta dhe të bënte gjithë ato që bën në pikniqet e zakonshme me familjen,si:
“Të dalim në natyrë, të ulemi në batanije, të ndezim zjarrin, të pjekim mish në zgarw, të vallëzojmë me muzikën e lëshuar në makina”.
Matanë restoranit “Gryka e Deçanit”, Lumbardhi rrjedh kumbueshëm. në një rrjedhë të ndarë lumi dy peshkatarë të vegjel zënë peshq për vizitorët.
“Zëmë peshq që t’I përgatisim në kuzhinë”-thotë I pari.
“Janë trofta dhe kërkohen shumë se është 1 maji!’-ia prêt tjetri.
“Sa peshq i keni nxane ketu?”
“Nente. Kane nxane ma perpara po ata kane shku dhe tash une erdha me i nxane per te dyten here me kete mrezhen. Ne kultivojme troften. Pese euro 350 gram. Shitet edhe me kg!”
Atmosfere festive dhe ushqim i shijshem
Vizitorja Hanë ndërkohë po e zgjedh njërën nga troftat, të cilat po bëjnë përpëlitjen e fundit në shportën e peshkatarëve.
“Do te zgjedh atë me te madhin, natyrisht! Ushqimi eshte shijshëm, peshqit jane te mrekullueshem. Janë të shëndoshë dhe të freskët”-thotë Berisha.
Kuzhinjeri Ukaj nga fshati Lumbardh, I cili ne Zvicer perfundoi për gastronomi dhe pati përvojë pune edhe në Gjermani, ka filluar parapërgatitjet që në agim. Por, porosia më e shpeshtë megjithatë mbeti peshku i freskët.
“Ata 15-tët që I zumë parëz shkuan dhe duhet me dalë me nxanë apet!”-shton kuzhinieri UKaj. Natyra vet na ka mundesu qe peshkun ta kemi taze, ku mysafiri mund ta shohe tuj e nxone e deri sa ti vie ne pjate-thote kuzhinieri Xhevdet Ukaj. I duan te pergatitur ne menyre tradicionale, peshk ne zgare dhe peshk ne vaj. Keto jane me te kerkaurat mirepo kemishue variacione qe mudne dikush cka t’i teket dikujt qe din dicka,ne ia pergatisim ketu”.
Të dhjetëra peshqit, tashmë janë gati për tiganin e kuzhinjerit në mantel te bardhë. Ndersa, dita vazhdon me moton e njëjtë, qetë e heshtur, jashtë halleve të përditshmërisë, sikur të gjithë të donin të ndalonin kohën për një çast. Valët e vizitorëve përshkojne gryken magjepsëse të Decanit, duke shijuar këtë çast gëzimi i cili ka filluar që në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në orët e vona, sigurisht…