20 maj 2012, Radio Kosova. Në vazhdën e aktiviteteve për përmirësimin e gjendjes së trashëgimisë kulturore, organizata suedeze Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB),ka filluar fushatën e re “Make it Yours”. Fushata e cila synon të angazhojë grupe te ndryshme qytetarësh që së bashku të kontribuojnë në ruajtjen dhe revitalizimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës filloi ne Junik, me gazetaret, te cilet moren pjese ne restaurimin e Kulles se Isufajve ku do te vendoset Qendra Rajonale per Zhvillimin e Turizmit ne Dukagjin.
Kulla e Isufajve, kulle tipike dukagjinasee ndertuar ne mes të shekullit XIX, buze Erenikut dhe rreze Gjeravicese cila pothuajse ishte e shkatërruar dhe e lënë pas dore ,tash e tutje do te kete nje te ardhme. Kete shprese te pakten mbjell projekti “Shihemi n’Dukagjin” dhe
miresevini ne dukagjin, i cil iparasheh qe pas restaurimit të shndërrohet në Qendër Rajonale të Turizmit. Por,deri atehere ka ngel edhe pak pune per t´u bere, ne perfundimin e te cilave do ndihmojne gazetaret. Sali Shoshaj ,drejtor i Organizates Suedeze Trashegimia Kulturore pa Kufi-Zyra ne Kosove, me pak fjale njofton per fushaten “Bone Tanden” e cila filloi sot, ne Junik:
“Sot ju kemi thirr per nje aktivitet krejt te vecante, qe eshte fushata “Make it yours” te cilene ka fillu Trashegimia Kulturore pa Kufi. Ideja jone eshte qe te shoerndahemi ne disa projekte. Ne diten e pare do t´i kontribuojme projektit “Shihemi n´Dukagjin”. Ndersa, diteve tjera do t´iu kontribuojme projekteve te tjera, si p.sh. kemi Kalane e Vuhtrise, nje projekt qe zhvillohet me ambasaden amerikane, kemi projekte te tjera me SIDA-n suedeze, duke angazhaur grupe e tjera, si:politikane,Zyra Diplomtaike, femije dhe komuniteti. Diten e pare e cila i dedikohet projektit “Shihemi n ´Dukagjin” e filluam me gazetar, ne menyre qe pervec qe raportoni qe ju qe jo vetem te raportoni per trashegimine kulturore, por qe ta prekni ate dhe te krijone njefare lidhjeje, njefare rroj pronesie
dhe ta beni tuajen. Prandaj, sot presim qe pervec raportimit per mediat tuaja edhe te na ndihmoni, ne menyre qe ne me date 21 maj, ne 100 vjetorin e Kuvendit te Junikut, ta inaugurojme Kullen e Isufajve”.
Gazetaret do te angazhohen ne 7 sektore
Punët restauruese si guregdhendja, drugdhendja, murosja, suvatimi, punët e dyshemesë, rregullimi i oborrit kryhen nga mjeshtërit vendorë te cilet akoma mbajnëgjallë mjeshtërinë tradicionale.Ndersa, jane 7 sektore me te cilet eshte menduar se gazetaret do te mund te japin kontributin, thote drejtori Shoshi.
“Njeri nga ju do te montoj dhe ngjyros karriket jashte. Nje tjeter shkallet brenda kulles. Dikush prej jush do te lyej dyshekllakun e divanhanes. Dy prej jush do te lyejne me gelqere muret e katit te mesem. Dikush do te pastroje, dikush to te palo gure sepse kemi problem me hembjen e murit rrethues. dy kane me i ly me gelqere muret e katit te mesit., dikush ka me u marr me pastrim, dikush me palosje te gureve kemi nje problem me shembjen e murit rrethues dhe nje prej juve do te merretn rreth aranzhimit te ekspozites e cila tregon ecurine e projektit. Keto jane 7 pune qe presim t´i kryejme se bashku me juve, per secilen prej tyre do ta kemi nje ose dy gazetar me nje punetor te stafit tone”.
Jete e re ne truallin e vjeter
Per pronaret e Kulles se Iufajve e cila do te shnderrohet ne Qender Turisitke per Duakgjin, po fillon nje epoke e re ne preherin e truallit te vjeter. Fatmir Isufaj,pronar, ndjehet i privilegjuar me perzgjedhjen e kulles se te pareve te tij per nje projekt te tille zhvillimor per Junikun
dhe me gjere.
“Per mua dhe per mbare Junikun don te thote shume, per arsye se po promovohet nje qender e cila do ta menagjoje turizmin e
Dukagjinit. Pa trashegimine kutlurore nuk ka te kaluar as histori. Prandaj, t´i ruajme vlerat tradicionale, t´i kultivojme ato sepse ne baze te tyre percaktohet identiteti yne”.
Aktivitetet e larmishme begatuan diten
Tashme, gazetaret i jane perveshur punes. Dita eshte plot diell. Nje ere e lehte nga Gjeravica sjell freski me ajrin e paster te Erenikut. Ndersa, frekuentimi i vazhdueshem e puna me zell e inzhinjereve, arkitekteve, punetoreve lokal dhe gazetareve brenda e jashte kulles, te kujton bletet ne koshere, sepse kjo dite pune per ne te gjithe eshte shnderruar ne nje rekreacion te vertet dhe misherimi me trashegimine kulturore mbillte nje ndjenje te vecante. Muhamet Islamaj eshte vetem njeri nga mjeshtrit tradicional, i cili u jep gazetareve instrukcionet e duhura rreth ngjyrosjes se drurit, sepse ai eshte njohes i mire i punes me dru.
“Une ne Kullen e Isufajve kam qene i angazhuar me punime druri nga kati i pare e deri ne te lartin. Ketu eshte perdor druri i geshtenjes per treret, dyshemete dhe oda e burrave jane dru pishe, dyshekllaku nga bungu, qatia eshte dru bredhi e tera ndersa, dera eshte e punaur me disa lloje druri. Ndersa, pershtypjet e mia te sotme jane shume te mira, sepse po punojme se bashku me gazetaret te cilet jane treguar shume te kujdesshem dhe te zellshem”, thote z.Islamaj.
Sofra tradicionale ne qilim te kuq ne oborrin e kulles
Oret ikin pa u ndier. Vetem qilimi i shtruar ne mes te kulles dhe sofra e madhe ne te cilen po servohen uhqimet tradcionale tregon se koha e drekes paska ardhur. Ne skaj te oborrit, zjarri i zbehur nen hijen e kumbulles tregon se edhe flite jane gati. Vahide Qestaj i ka pjekur ato e madje edhe me shume.
“Une sot e kam pas per detyre me i qit tri flija, nje pite, nje leqenik. Tash gati jam ne perfundim.Jo,nuk jam vetem.Jam me shoqen
Safeten, e cila ka pas detyre tjeter. Dje qe ia dolem dhe tash eshte ne perfundim gjithcka. ashti vec ju bafshin mire e ishalla ju perlqejne”,
-uron Vahidja, e cila eshte pjese e stafit te OJQ-se se gruas “Qershiza” me seli ne Junik.
Safete Shehu koordinatore e kesaj shoqate, tashme po i servon ushqimet tradcionale me kujdesin me te cilin jane punuar.
“Ne punojme ushqime tradicionale, vazhdimisht. Sot kemi pergatit leqenik, fli, tespishte, rovani, etj. Kemi ketu gazetarte cilet na ndihmojme te perfundojme punimet ne Kullen e Isufajve, e cila ka me funksionu si qender per zhvillimin e turizmit. Me kete ne presim nje turizem te mire dhe me kete edhe rritjen e punes ne shoqaten tone”, thote Safetja, teksa servon buken misernike dhe kosin.
Juniku ka te ardhme turistike
Sofres tradicoionale tashme do t´i bashkangjitet edhe kryetari i komunes se Junikut, Agron Kuci, i cili eshte optimist per te ardhmen turistike te komunes se Junikut:
“Sic po e shihni, ketu do te behet perurimi objekti te Qendres Rajonale te Turizmit ne Dukagjin, donacion i Komisionit Evropian, ne
perurimine te cilit do te marr pjese perfaqesuesi i KE-se, Christof Stock. Ndersa, kjo eshte nje ngjarje e rendesishme dhe paraqet nje
potencial üer zhvillimin e turizmit, i icli ika mungue dhe Junikut edhe rajonit. Dhe me kete mendoj se dot e hartohen projekte te rendesishme per zhvillimin e turizmit dhe per aktivitete te tjera qe i perkasin trashegimise kulturore dhe historike te Kooves dhe te rajonit ne pergjithesi”.
Inaugurimi i Qendres Rajonale te Turizmit do te behet me 21 maj, ne fillimin e festes katerditore me rastin e 100 vjetorit te Kuvendit te Junikut-komunes rreze Gjeravices, e cila nderlidh qendrat e Dukagjinit ndermjet vete dhe me Shqiperine.
Trashegimia parw nga brenda duket edhe me e bukur
Sofres tradicionale ne qilimin e kuq ne mes te onborit nje nga nje po i afrohen edhe gazetaret e mediave te ndryshme, si:KTV, Klan
Kosova, Express,Zeri, etj., secili prej tyre kishte punuar me zell ne sektorin e percaktuar paraprakisht. Blerta Aliu dhe Elvira Berisha, gazetare te Kohes Ditore sapo perfunduan punen ne montimin e kornizave te fotografive per ekspoziten e se henes.
“Po, edhe une si gjithe te tjeret kam pas nje detyre dhe ate, se bashku me kolegen Elvira Berisha dhe me arkitektin Visar Haxhibeqiraj me kolegen Elvira, kemi organizu ekspoziten me fotografi, te cilat kane perfshi gjithe periudhen e restaurimit te kulles dhe ato do t´i vendosim
neper vende te caktuara. Puna nuk ka qene e veshtire, ka qene shume argetuese, kemi ba shume qejf edhe ka qene nje pervoje e mire”, thote Blerta.
Per kolegen e saj Elvira Berishen, futja brenda trashegimise kulturore ishte nje perjetim i vecante, duke pasur parasysh se ajo percjell nga jashte qe disa vjet sekorin e kulures.
“Realisht eshte nje eksperience e re duke qene se ka tri vjet qe e eprcjell sektorin e kutoreu dhe gjate kesaj epriudhe me ka rastis shume shpeh me shkru per trasheigmine üunoj ne Koehne ditoe dhe si medium i kushtojme huemr endesi ketij sektori te rendeihsme dhe eshte shuem eknaqesi dhe ekspereience shume e vecante me ardhe dhe me shiku per se afermi se si
punoeht dhe si reastaurohen objektet e trasjegimise kutlkurroe“.
Puna ne kulle-rrugetim ne kohe
Ardian Jasiqi, gazetar i Expresit, i cili sot perfaqeson Asociacionin e Gazetareve Profesioniste te Kosoves, ftesen per t´iu bashkangjitur ketij aktiviteti e ka pranuar me kenaqesi.
“Kisha nje ndjenje shume te mire, se realisht ne prekem etnine tone. Une bera ngjyrosjen e hekurave te shkalleve. Por, edhepse puna ishte paksa e lodhshme, ishte nje ndjenje e kendshme dhe me pelqeu shume”.
Perderisa, per Curr Mazrekajn, korrespondent i Zerit, ndertimi i murit te shembur atje ne skaj te oborrit te kulles e ka kthyer me vite prapa ne kohe; ne femijerine e kaluar ne kulle.
“Kam pershtypje shume te mira, sepse u punua brenda trashegimise. Une punen time e bera ne ndertimin e murit te shembur te oborrit, i cili sherben si rrethoje e kulles sic ishte zakon. Dhe, derisa punoja, me kujtohej kulla ime ne Lagjen e Mazrekajve dhe perjetimet si femije, teksa grumbullonim guret afer mjeshterve nga Dibra, te cilet e kishin tradite ndertimin e kullave. Dhe, natyrisht, ishte nje cast i bukur kthimi ne te kaluaren…”.
Te kuptohet vlera e thesarit te trashegimise
Shpeshhere, trashëgimia dëmtohet në mungesë të vetëdies dhe eshte tejet e nevojshme që njerëzit të kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe te mjeshtërive tradicionale. Ndersa gazetaret, pervec rolit tejet te rendesishem ne senzibilizimin e opinionit per ruajtjen e trashegimise, fale kontributit te tyre modest, punet ne Kullen e Isufajve jane me afer perfundimit, mendon Sali Shoshi drejtor i Orgnaizates Suedeze Trashegimia Kutluroe pa Kufi(CHWB),implementuese e projektit “Shihemi ne Dukagjin.
“Sot ishte nje dite e vecante per neve, per faktin se ne gjithmone kemi qene ne sherbim te gazetareve duke iu dhene infromacione-tha Shoshi. Mirepo, ne kete rast ne kemi kerku qe gazetaret duke bere dicka per neve, permes punes ne monumente te krijojne nje lidhje edhe me te vecante me trashegimine kulturore, duke u njohur jo vetem me problemet politike e buxhetore por edhe problemet teknike te nderteses. Ndersa sot, une jam shume i sigurt qe ju e dini mire se cilat jane problemet konstruktive te monumentit, si duhet te mirembahet dhe qe nga sot ju jeni futur shume me thelle ne problematiken e fushes se trasheigimise kulturore. Prandaj, shfrytezoj rastin te falenderoj te gjithe gazetaret qe kane qene te prnaishem dhe kane dhene kontributin e tyre. Mendoj se kemi kalaur nje dite shume te mire bashke”.
“Miresevini n´Dukagjin”!
Prej Kulles se Isufajve, fushata “Bone Tanden” Do te vazhdoje me grupe te tjera qofte nga politka, zyrat diplomatike, nxenes shkollash dhe komunitetin neper objekte te tjera te trashegimise kulturore ne Koove.
“Por, jane gazetaret ata te cilet dine me se miri te ndajne pervojen dhe pershtypjet me publikun. Dhe prandaj ky maraton filloi pikeriht me gazetaret”, shtoi ne fund drejtori Shoshi.
Dhe kshtu, ne nje te ardhme krejt te afert, Kulla e Isufajve ne Junik do të jetë Qendra Rajonale Turisitke per Dukagjin ne te cilen do te ndalojne vizitoret te pine kafene nen hijen e rrushit, te bejne gjiro me bicikleta rreze Erenikut, te marrin ciceronet te pershkojne Pejen e Gjakoven apo te marrin hartat dhe te nisen drejt Majes se Gjeravices, prej gjirit te se ciles gjithmone do te therras mikriptja duakgjinase me refrenin e perjetshem: