27 mars 2015, Radio Kosova. Pyjet e komunes se Junikut po degradohen ne mase te madhe dhe ne forma te ndryshme. Opozita thote se zeri i tyre po has ne vesh te shurdher, perderisa nga Drejtoria per Zhvillim Ekonomik thone se pyjet e menagjuara nga komuna jane ne gjendje te rregullt.
Komuna e Junikut menagjon vetem me 1,315 hektare pyje ne pronesi private,perderisa pyje shtetrore jane 4,266 Hektare.
Zenel Maloku, delegat opozitar nga radhet e „Levizjes Vetvetndosje“, gjithe pergjegjesine per gjendjen e rende ne pyjet e Junikut hedh tek kryetari i komunes Agron Kuci:
„Pyllin e komunes se Junikut kryetari e ka degradu ne nje mase te tmerrueshme. Per me perfitu vota, me ba militant te vet, me e marr pushtetin, u ka dhane letra njerezve pa pagese per prerje te lendeve-thote Mloku,sipas te cili kryetari Kuci ka perdor kete prone shoqerore si prone te veten.
„E kane pre malin, kane shit letra dhe jane keqperdor ne forma te ndryshme. Me nje leter deri ne tri here kane marr dru. dhe me nje leter prej 5 kubikeve jane pre 45. Jo, nuk ka pas cka me u ndermarr aty se kryetari e llogarit ate prone te veten, jo prone te shoqerise. Jo, rast social ai qe e e merr rrogen nuk e di qysh mundet me qene?Ata kane qene militant te partise se tij. Zerin e kemi ngrti por nuk na merr kush per baze!“
Asnje ndryshim per mire pas shpalljes se Parkut Kombtar
Edhe Visar Shehu delegat ne opozite nga radhet e LDK-se; thote se edhe nga ky subjekt politik eshte ngrit shqetesimi per degradimin e pyjeve:
„Kemi ngrit zerin, duke pas parasysh qe ne mandatin e kaluar me pyjet ka menagju komuna e Junikut. Por, edhepse qe nje vit menagjon Agjencioni i Pyjeve pothuaj eshte gjendje e njejte. Me pare eshte degradu pylli. Tani po vazhdon njejte me u degradu. Fatkeqsisht kerkesat tona dhe shqetesimet e ngritura ne Kuvend hasin gjithmone ne vesh te shurdher nga ekzekutivi i komunes se Junikut,duke filuar ng kryetari te cilit nuk iu intereson shqetesimi i anetareve te kuvendit per gjendjen e pyjeve”, thote asambleisti Shehu I cili shton se:
„Si grup i LDK-se kemi kerku sqarime nga drejtori i zhvillimit ekonmik te komunes se Junikut, por nuk kemi marr pergjegje adekuate. Prape nuk dime perse po vazhdon degradimi dhe pse nuk po ka nje mbikeqyrje te mire te pyjeve te komunes sone,duke e diturse pasuria me e madhe ekomunes jane pyjet. Ndodh shume shpesh qe kryetari i komunes nuk merr pjese fare ne mbledhjen e kuvendit komunal te Junikut ku diskutohet per kete gjendje jashtezakonisht te keqe te pyjeve.“
DZHE:“Pyjet private ne gjendje te mire-ne ato shoqerore parregullsi “
Pergjegja e drejtorit per zhvillim ekonomik Leonard Llolluni eshte se: „Komuna e Junikut ne gusht te vitit 2013 i ka bartur te gjitha kompetencat ne Drejtorine per Administrimin e Parkut Kombtar „Bjeshket e Nemura“. Kjo drejtori menagjon pyjet mbi lartesine mbidetare 600 metra, ndersa nen lartesine mbidetare 600 metra-kryesisht pyje private, menagjohen nga komuna e Junikut.
Gjendja ne pyjet private me te cilat menagjon komuna e Junikut eshte shume e mire, per dallim nga gjendja ne Parkun Kombtar, e cila nuk eshte e mire dhe ka parregullsi ne terren“,thote drejtori Llolluni,i cili rreth akuzave te opozites per demtim te pyjeve me letra per rritje te elektoratit, thote se „qe nga emerimi i tij si drejtor, tash nje vit, nuk eshte leshuar asnje leje per perfitime te ketij lloji, ndersa nuk besoj e jene bere gjera te tilla edhe para ardhjes sime“.
Policia e Kosoves: jemi te perkushtuar ne mbrojtjen e pyjeve
Xhevat Ibraj, zedhenes i Policise se Kosoves, rejtoria rajonale ne Peje thote per Rado Kosoven se Policia Kosovës pran Stacionit policor në Junik gjatë gjithë kohës është e perkushtuar ne mbrotjen e pyjeve ne pergjithesi e sidomos Parkut Kombetar \”Bjeshket e Nemuna\”,prandaj kemi zhvilluar projekte policore edhe me pergjegjesit e Drejtorise Rajonale te Parkut Kombetar \”Bjesshket e Nemuna\” ne menyre qe te parandalojme çdo aktivitet ilegal qe mund te demton pyjet e Junikut dhe Parkun Kombetar.
“Policia e Kosovës pran ketij Stacioni policor në Junik, ne vitin 2014 ka inicuar gjithsejt dhjetë (10) raste te prerjeve ilegale te pyjeve dhe te gjitha rastet jane derguar ne prokurorite perkatese me te dyshuar te njohur me perjashtim te nje rasti qe eshte derguar kunder NN personit. Ne vitin 2015 kemi inicuar dy raste te prerjeve ilegale te pyjeve dhe nje rast gjueti ilegale“.
Opozita,thirrje per bashkepunim te institucioneve perkatese
Por,nga opozita vine kritika te vazhdueshme se edhe kapjet nga policia mbulohen dhe demtuesit e pjeve mbesin te pandershkuar.Gjendjen alarmante ne komunen e Junikut
e pohojne edhe burimet tona nga radhet e pozites se AAK-se. Perderisa, Shehu shton se pa bashkepunimin e e institucioeve perkatese do te kete vetem perkeqesim te gjendjes.
„Komuna e Junikut, Agjencioni i Pyjeve dhe Plicia e Kosoves jane trekendeshi qe duhet te funksionoj dhe pa funksionimin e tij nuk mund te kete mbikqyrje te mire te pyjeve te komunes se Junikut“.
Sipas te dhenave te drejtorise per zhvillim ekonomik, komuna e Junikut i ka 4,266 hektare pyje shoqerore me te cilat menagjon, perderisa 1,315 hektare pyje jane ne pronesi private.