Gjurmë që mbesin…SHABAN BALI NOKSHIQI

Shaban Bali Nokshiqi, një fisnik pasardhës kreshnikësh të cilët fillimisht u dëbuan nga vatrat shekullore në Nokshiq që para lindjes së tij.Dëbimi i dytë dhe rrugëtimi i egër në kohë la plagë të pashërueshme në zemrën e Shaban Nokshiqit, atëbotë 16 vjeçar,të cilat do ta përcjellin të pashkëputura deri këtë muzg jete kur tragjedinë e familjes e derdh në kenge vaji për t’ua lënë Amanet e mbamëndje brezave të rinj.Sepse dëbimet prej Nokshiqit nga shteti jugosllav si dhe lufta për mbijetesë në Llugaj të Bajram Currit,i shpallur nga pushteti komunist “armik i popullit,ishin një mur i hekurt për mbijetesë të dinjitetshme.Sot,në moshën 95 vjecare,ai jeton i lumtur,në pasje e në paqe me rrethin e miqtë në trojet e reja dhe në Amerikë. Mirëpo, nga kujtimet e përgjakshme për Nokshiqn e tij nuk e shkëputi asnjë dekadë moshe dhe asnjë largësi.Ndërsa, edhe pas rreth një shekulli jetë, malli për vendlindjen martire djeg me flakën e njëjtë për të mbetur i tillë deri në frymën e fundit…

Gjurme qe mbesin-Shaban Bali Nokshiqi

#shabannokshiqi

Created by:Jeta Beqiraj

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page