15 korrik 2016, Radio Kosova. Në lagjen Gjyshkokë të Kaliqanit, një qytetar ka gjetur një gur mbivarror I cili besohet t‘I takojë periudhës romake si dhe të jetë pjesa tjeter e gurit te ekspozuar tashme në muzeun komunal të Istogut, I gjetur para 20 vitesh nga po i njëjti qytetar.
Ndodh që herë-herë ekipe arkeologësh gërmojne me vite në një lokalitet për gjetje të cilat një qytetar I thjeshtë I has krejt rastsisht. Kështu ndodhi edhe me 71 vjecarin Salih Feke Zogajn, nga lagja Gjyshkokë e Kaliqanit të Istogut, I cili për të dytën herë brënda dy dekadave gjen pjesë të gurëve mbivarror të cilët dëshmojne lashtësinë tonë brënda ketyre hapësirave ilirike.
“Këtu para lufte e kemi gjet një gur t’vjetër. N’atë gur shkrujke “Viktor Pato” edhe një numër romak. Më mësoi dikush me e alrgu se mund ta marrin e cojnë tjetërkund dhe e kam marr e fsheh nër kosh t’drithit, përmbys mos me e pa kush. U djeg koshi prej luftë po gurin mas lufe e gjeta nër kosh t’djegun. Atëherë I kam lajmru kta të komunës së Istogut, ka ardhë arkeologu e ka fotografu edhe e kane marr e cu n’mue t’qytetit”, rrëfen për RTK-në Zogaj , për gjetjen e tij të parë.
Guri mbivarror ilir si deshmi e lashtesise se qenies shqiptare ne keto treva
Pas dy dekadash, nga po I njëjti qytetar Zalih Zogaj, do të gjendet një zbulim tjetër poaq i rëndësishëm I cili besohet e jetë vazhfimësi e gjetjes së parë. “E tash kur nisi bageri me e hap rrugën e fshatit Kaliqan, e pashë skajin e një guri t’madh edhe thashë ta kqyri cka asht puna e tij? M’interesojke se edhe në t’parin ka pas shkronja e thashë ta kqyri edhe këtë cka po del? Ia kam heq dheun dalngadalë më kazmë zbulova aty tuj heq dheun dalngadalë edhe tuj e shplu, tuj e shplu edhe e gjeta nje qosh t’shkronjes. Atëherë e kam shplu krejt e nxorëm shumë copash por cka mujtëm, I nxorëm, u munduam me I pastru dhe I lajmruam në muze. Erdhën e fotografuan dhe tash pop resin me I marr”,rrëfen Zogaj, I cili kur paralajmrohet se mund të tërhiqen nga dikush që ka tendencë të shtrembëroj histroinë, reagon përnjëherësh: “Jo se I I marr kta besa qetah I coj sonte n’oborr se kjo është e shenjë e vjetër shumë dhe dëshmon vjetërsinë e vendbanimeve ilire te ne!”
Brënda dy dekadash dy gjetje identike nga I njëjti person
Mundesinë se kjo gjetje e dytë pas 20 vitesh nga qytetari Salih Zogaj mund të jetë pjesa tjetër e gurit mbivarror të dëshmorit ilir të shekullit II të erës sonë, Viatorit, e ngrit Enver Boletini, zyrtar për trashëgimi kulturore në komunën e Istogut-përgjegjës për muze dhe arkeologji.
“Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për vazhdimësinë e plakës mbivarrore që ne tashmë e kemi në muze. Këtë mbetet ta konfirmojnë
specialistët arekologë, por fjala rrënjë e kësaj pllake mbivarrore është “Bato”, qysh unë e lexova dhe ndërlidhet edhe në aspektin e fushës mbishkrimore por edhe jashtë saj është dekoracioni standard I stellave dardane, pra dekoracioni I vilës së rrushit”, thotë Boletini, sipas të cilit bëhet fjalë për një dëshmor ilir Viator, pjesa tjetër e gurit mbivarror të të cilit është I ekspozuar në hollin e Pallatit të Kulturës në Istog.
“Fjala është për dëshmorin ilir me emrin Viator, dhe poashtu, fjala “bato” është dendur e përdorur si mbiemër I ilirëve të asaj periudhe. Kjo pllakë mbivarrore I kushtohet një deshmori ilir të asaj periudhe, Viator edhe Bato. Ndërsa, në pjesën e gjëtur këtë të ejte nga banorët e Gjyshkokës, sipas permasave por edhe sipas vijës së thyerjes, mua ma merr mendja se është pjesa e mbetur e kokës së plakës mbivarrore të Viatorit. Kjo,gjithësesi mbetet të vërtetohet nga specialistët. Gjithësesi, është e shkruar vetëm në latinishte, por sipas të dhënave të dr. Naser Ferrit, sa I përket kësaj pllake mbivarrore në muze bëhet fjalë për një vendbanim ilir, I cili ka qënë I tanguar nga rruga e vjetër antike e cila I ka lidh të gjitha vendbanimet antike ilire: me Pejën, Prizrenin Fushë-Arrëzën, Ulqinin që njihet si vija Dizenta e njohur romake edhe kjo është pjesë e asaj rruge.
Vetëdie e lartë qytetare për rëndësinë e gjetjeve arkeologjike
Vetëdia e lartë e qytetarëve të Istogut për rëndësinë e gjetjeve arkeologjike po ndihmon dukshëm idenitifkimin e thesarit të trashgimisë arkeologjike në këto hapësira dhe tërheqjen e pa dëmtimte, shton për RTK-në Enver Boletini. Ndërsa, qytetarët fatlum të cilët janë gjetës të rastsishëm të tyre janë tejet të lumtur për kontributin e tyre. Kështu ndjehet edhe banori I lagjes Gjyshkokë, Sali Zogaj, I cili shprehet “shumë I kënaqur për gjetjen e këtyre “gjanave të vjetra” se kjo është dëshmi për vjetërsinë tonë n’kto troje. Bile aaq ma shumë kur nuk asht shumë I dëmtuem edhe po lexohen ato shkrime. Tash për vlerën e tij le t’flasin ata që I vlersojnë…”, thotë Zogaj. Ndërsa, gezon fakti se edhe ndër brezat e rinj është kalitur kjo vetëdie për peshën e gjurmëve të lashta të popullit tonë.Ndër ta është edhe Albërti, 13 vjecar nga kjo lagje, I cili flet me bindje se: “Ky është gur varri I ilirëve dhe ka rëndësi të madhe, sepse prindërit dhe mësuesit na mësojnë se Ilirët janë paraardhësit tanë”, thotw Alberti.
Istogu është ndër komunat e rralla të Republikës së Kosovës I cili shquhet për thesarin e trashegimisë arkeologjike brenda territorit të vet. Jo fort larg, në fshatin Vrellë të kësaj komune, arekologët e Institutit Arkeologjik të Kosovës kane zbuluar gjurmë të lashta të një qyteti të tërë antik.