9 shtator 2022. Hapja e rrugës drejt Bjeshkës së Pleqes hap arterjen kryesore drejt një vendbanimi shekullor, I cili në vitin 2020 me vendim të asamblesë komunale të Deçanit ka kaluar procedurat ligjore për t’u shpallur vendbanim. Pleqja është vendbanimi I dytë krahas Bellesë, në të cilin që nga lufta e fundit në Kosovë ka pushuar jeta. Fryma po i kthehet me ndërtimin e kësaj rruge që çon tek ky vendbanim joformal në pronësi private të tri lagjeve isniqase,i cili ndonëse tkurrur dukshëm nga pushtetet e deritanishme, është ekzistent dhe me institucionet e Republikës së Kosovës po revitalizohet për t\’u shfrytëzuar në të mirë të përgjithshme.
Hapet rruga kah Bjeshka Pleqes – Ringjallet një vendbanim shekullor
#topmountains #decan
© #Ajetë Shaban Beqiraj Official