Infrastrukture e papershtatshme per persona me nevoja te vecanta

Mirushe Pajazitaj

 15 prill 2011, Dojce Vele. Mospershtatja e objekteve arkitektonike për personat me nevoja te vecanta vështirëson qasjen e tyre në institucione. Përkrahur nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me shoqatën “Handikos”, një problematikë e tillë po ngritet nëpër komuna të Kosovës me qëllim të sensibilizimit të faktorëve vendimmarrës në nivelet e qeverisjes lokale.

Mirushe Pajazitaj nga Strellci, edhepse u lind me probleme me femurin, vullneti brënda vetes nuk e la të dorëzohej asnjëherë. Mirëpo, mundësitë e vogla për punësim dhe refuzimet me të cilat përballet pas cdo tentimi, vazhdimisht ia kujtojne se ajo pa fajin e saj duhet t´i nënshtrohet një trajtimi më ndryshe.
 
“Unë kam probleme me këmbën që nga lindja. Por, edhepse bëj cdo punë që bën një femër, e kam shumë vështirë të depërtoj deri te punësimi. Cdo vend pune që konkuroj a është për shkaku se jam person me aftësi të kufizuara apo jo, nuk e di, por une nuk pranohem!
 
Qasje e vështirw në institucione
 

Mospërshtatshmëria e objekteve publike për personat me nevoja të vecanta është një vështirësi tjetër me të cilën përballet kjo kategori. Si rrjedhojë, shumica prej tyre tërhiqen në vete, larg njerëzve dhe larg jetës. Dhe, Miftar Hasani, afarist nga Pacaj i Gjakovës do t´ua preferonte daljen nga lëvozhga në mënyrë që zeri i tyre të dëgjohet dhe ndihma e tyre të vie në kohën dhe vendin e duhur.

„Se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk e dinë kënd përfaqson “Handikos” dhe cka është shoqëria me nevoja të vecanta, përndryshe secili do

Behxhet Binaku – Handikos

të jepte kontrobutin e vet. Se, donacionet ndoshta nuk mund t´i marrësh direkt mirëpo duke e senzibiluzuar qështjen përmes mjeteve të informimit, me të arriturat, nevojat dhe kërkesat, edhe personat me nevoja të vecanta do të  interesohej për vetenveten”.

Buxhetet e limituara nuk arsyetojnë cdo gjë
Buxhetet e limituara nuk janë arsyetim për mospërmbushjen e nevojave me elementare të personave me aftësi të kufizuara, sic është qasja e lirë në institucione publike-thotë Sabrije Zeqaj, koordinatore e HANDIKOS-it për Rajonin e Pejës:
“Kapen, jo s´kemi buxhete. Nëse bëhet projekti i një ndërtesë në të cilin është paraparë edhe qasja e lirë për persona me nevoja të vecanta dhe nuk e bën sipas standardeve, pas dy viteve duhet të  ndërhyj serish në ato objekte për të siguruar qasjen edhe per persona me aftësi të kufizuara”, thotë Sabrije Zeqaj, koordinatore e HANDIKOS(Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve) sipas së ciles përpjekjet për përshtatshmërinë e objekteve për personat me nevoja të vecanta janë bërë vec sa për sy e faqe dhe shumë larg standardeve të parapara: „D.m.th, nëse punohet një pjerrinë, punohet jashtë standardeve. Le të dalim dhe ti do ta shohësh edhe vet nëse mund të kaloj një pjerrinë të tillë pa asistencën e dikujt”.

Projekti i Komisionit Evropian “Ambient i përshtatshem-Shoqëri për të gjithë”, i cili në bashkëpunim me Handikos-in tash dy vjet po implementohet nëpër komuna të Kosovës, ka arritur që deri diku të senzibilizoje opinionin për më shumë vëmendje ndaj kësaj kategorie. Ndërsa, debatet me temën “Përshtatja e objekteve publike për personat me aftësi të kufizuara”, ka rezultuar me senzibilizimin e faktorit vendimmarës në nivelet lokale-thotë Behxhet Binakaj, anëtar i bordit të Handikos-it. „Sidomos kemi premtime se Ligji mbi Ndërtimin 2004/15 dhe

Sabrije Zeqaj – HANDIKOS

Udhëzimi Administriativ 2009/33 që përcakton qartë se si do duhej të jenë objektet publike me qasje, kemi premtime se do të respektohet. Mbetet me u pa, mirëpo nga praktikat e deritanishme nuk jemi shumë optimist se kjo po ndodh“.

Respektimi i ligjit garanton jetë të dinjitetshme
Sipas koordinatores Zeqaj, vet respektimi i ligjit do të garantonte një jetë më të dinjitetshme për këtë kategori.
„Të kesh një person me aftësi të kufizuar në shpi kërkohet një investim i madh dhe gjëndja e rëndë e ekonomike dhe papunësia e madhe dhe kushtet e vështira e rëndojnë më shumë secilën familje. Ndërsa, tash 12 vjet pas luftës në vend se të ketë kthesa pozitive ne ende përkrahemi nga donatorët. Kjo të bën të mendosh se edhe sa kohë i duhet qeverisë sonë për të respektuar ligjet ekzistuese të cilat janë ratifikuar dhe janë shumë të mira”.
Edhepse mungojen shifrat e sakta, sipas OBSH-së në Kosovë janë rreth 200.000 persona me nevoja të vecanta. Por, edhepse Kosova ka Strategjinë e Veprimit për kete kategori, pozita e tyre edhe më tej vazhdon te jete e rëndë dhe shumica prej tyre jetojnë në ambiente të papërshtatshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page