Investime gjermane në ujësjellësin e Pejës

Investime gjermane ne ujesjellesin e Pejes

5 tetor 2012,Dojce Vele. Republika Federale e Gjermanise ka premtuar 28,3 milione euro per projekte te zhvillimit ekonomik me qëllim të afrimit me standardet e BE-së.Pas BE-se dhe SHBA-se , Gjermania është donatori më i madh në Kosovë e cila që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka investuar 230 miloionë euro në sektorë të ndryshëm ekonomik dhe shoqëror. Rajonit të Pejës në perëndim të Kosovës, shtrirja gjeografike rrëzë Bjeshkëve të Nemura i ka mundësuar furnizim të vazhdueshëm me ujë nga burimet  natyrore. Nevojiteshin vetëm investime për sistemimin e ujit nëpër gypa, që furnizimi i popullatës me ujë të pijes të sigurohej një herë e përgjithmonë. Këtë u përpoq ta bëjë qeveria gjermane,  e cila vetëm prej vitit 2007 vetëm në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në Rajonin e Pejës ka investuar rreth 4 milionë euro. Sipas Agron Tiganit, drejtor i Kompanisë Rajonale për Ujë dhe Kanalizim “Hidrodrini” në Pejë, e cila  kryen shërbime me ujë të pijes per 185.000 banorë, ndërsa shërbime te ujërave të zeza  për 60,000 të komunës së Pejës, Istogut, Klinës dhe Junikut.

Investimet gjermane ne Ujesjellesin Rajonal te Pejes

“ Investimet totale gjatë këtyre viteve kanë qënë afërsi sht 4 milionë euro,vetëm në rrjetin e ujësjellësit. Kemi pas projekte të shumta që nga rehabilitimi i ujësjellësit në Istog, rehabilitimi i gypësjellesit në zonat urbane në Pejë, Klinë, Junik, ndërtimi stacionit të ri të pompimit në Pejë, vendosja e valvulave të ajrit, vendosja e pusetave shpërlarëse në Klinë. Ndërsa, një  projekt madhor është  ndërtimi i dy rezervoarave në Pejë nga Banka Gjermane me kapacitet prej 3 milionë litrash ujë i cili sivjet ka hy në funksion dhe i cil ika zgjidh problemin e ujit të pijes sidomo në sezonin e verës dhe në zona të larta“, thote z.Tigani.

Agron Tigani-Drejtor i Hidrodrinit

4 milionë euro vetëm në ujësjellësin e Rajonit të Pejës

Mirëpo, përkundër investimeve të tilla kapitale, ende ka qytetarë të cilët ankohen për mungesë të ujit të pijes dhe reduktime drastike.

“Ne jemi të informuar mirë për investimet gjermane në Rajonin e Pejës, sidomo për ndërtimin e rezervoareve dhe për sistemin e pompimit në Pejë. Mirëpo, ne ende nuk e kemi të qartë përse gjithë kjo mungesë uji, kur në lagjen time, megjithëse banoj në katin e tretë të një rrokaqielli kemi vetem 6 orë ujë dhe atë, nga 12 deri në 6 të mëngjesit, ndërsa orët tjera nuk ka. Pra, një jetë tërësisht e crregulluar, se në vend së në këtë orë njerëzit të flënë ata duhet të kryejën obligimet e ditë dhe të mbuhin ujë rezervë…”,thotë Nezir Balaj, me banim në një lagje perëndimorë të Pejës.

Kjo ndodh për shume arsye, ndërsa investime të tjera preisim të zgjidhin këtë problem përfundimisht, thotë drejtori Tigani.

Bashkepunimi Kosove – Gjermani i vazhdueshem

“Mungesa e të reshurave atmoferike, keqperdorimi i ujit nga popullata, kyqjet ielgale i dhe shfrytëzimi i ujit të pijes për ujitje, për cfarë kemi ndërmarr akisione me policinë duke bërë brënda muajit me 30-40 shkyqje. Pagesa nuk bëhet me kohë. Gjatë vitit të kaluars hkalla e arkëtimit ka qënë 63-4 per qind, edhepse kompania “Hidrodrini”  e ka tarifen më të ulët në Kosovë, me vetëm 0.27 cent për nje meter kub ujë.Ndërsa, falë qeverisë gjermane Rrafshi i Dukagjinit e ka të hartuar fizibilitetin për trajitmin e ujërave të zeza, për cfarë preim edhe dnarjen e doancioneve për rrjetin e kanalzimit si dhe për trajtimin e ujërave të zeza, i cili nuk është bërë ndonjëherë dhe ujërat e zeza derdhen në lumenj”.

Gjermania ka investuar 230 milionë euro për zhvillimin e Kosovës

Qeveria e Gjermanisë është donator  i rëndësishëm për Kosovën i cili që nga përfundimi i luftës ka ofruar mbështetje në sektorë të shumtë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror,thote Menderes Ibra, këshilltar i ministrit për ekonomi dhe financa në qeverinë e Kosovës.

“ Zotimet e përgjithshme të Qeverisë Gjermane për bashkëpunim me Kosovën për këto 12 vite  deri në takimin e shtatorit janë rreth 230 milion euro. Projekte të shumta janë zhvilluar dhe po zhvillohen me përkrahjen e Gjermanisë, për çka Qeveria e Republikës është shumë mirënjohëes dhe falenderuese“, thotë këshilltari Ibra.

28.3 milionë euro shtesë për sektorë të ndryshëm ekonomik e shoqëror

Në Konsultimet e përvitshme ndërqeveritare për bashkëpunim politik zhvillimor në mes të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë-të pestat me radhë që nga  pavarësimi i Kosovës me 2008,Gjermania si donatori i tretë më i madh pas SHBA-ve dhe BE-se, premtoi mbështetje të metutjeshme për Kosovën.

“Me qëllim të implementimit të reformave të nevojshme në kuadër të procesit të përafrimit të Kosovës me BE-në, gjatë këtyre konsultimeve janë zotuar mjete në vlerë prej 28,3 milionë eurove, të cilat i shërbejnë implementimit të projekteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, në fushën e energjetikës dhe ujërave, si dhe arsimit themelor”,njofton Ambasada Gjermane në Prishtinë me anë të një komunikate.

Ne Kosove,ujerat e zeza nuk trajtohen por derdhen n´lumenj

Lumi Erenik nga Gjeravica e Junikut

Sipas z.Ibraj, qeveria gjermane deri me tani ka kontribuar në fushën e ekonomisë, financave, energjisë, bujqësisë dhe zhvillimit rural, sektorin e ujërave, të arsimit dhe edukimit, rritjen e punësimit, në ngritjen e kapaciteteve si dhë në projekte të shoqërinë civile.

“Ndërsa, shuma prej 28.3 milionë eurosh është planifikuar që të orientohet në: infarstrukturë- 18 milion euro;  në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe promovimn e punësimit-7.2 milion euro; në arsimi bazik-2.5 milion euro si dhe 0.6 milionë euro në zhvillimin demokratik, shoqëri civile dhe në administratë publike”.

Gjate konsultimeve ndërqeveritare për bashkëpunim politik e zhvillimor në mes të Republikës së Kosovës dhe te Gjermanisë, RFGJ ka premtuar 28,3 milione euro per projekte te zhvillimit ekonomik me qëllim të afrimit me standardet e BE-së. Mjetet e zotuara nga qeveria gjermane do të orjentohen  edhe në menaxhimin dhe pastrimin e ujërave të zeza, në modernizimi e mëtejmë të rrjetit të transmisionit të energjisë dhe ne  integrimin e sistemit në tregun rajonal të energjisë, në zhvillimin ekonomik në zonat rurale, nxitjen e arsimit profesional, si dhe arsimit themelor. Përdërisa, është inicuar edhe themelimi i një qëndre  takimi në Mitrovicë, e cila do t\’iu mundësojë të rinjve nga të dyja anët e lumit Ibër përafrimin dhe shkëmbimin me njëri-tjetrin.

Ajetw Beqiraj,DW

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page