Kryevepra “Ardhësit – Këngët e Ali Binakut” është shkruar në vitin 1937, nga njeriu I drejtë dhe vjershëtari malazez Radovan Zogoviq, “si protestë ezopiane kundër politikës serbomadhe,të diskriminimit, shtypjes, shpronësimit dhe shfarosjes së shqiptarëve në Kosovë në përgjithësi dhe në Rrafshin e Dukagjinit në veçanti”. Duke qënë dëshmitar I afërt I zbatimit të projektit famkeq për shpërnguljen e shqiptarëve dhe kolonizimin e tokave shqiptare („Iseljavanje Arnauta“,Vasa Čubrilović), poeti nëpërmjet vjershërimeve të tij mallkon kolonizuesit me klithmat e heshtura e zemërplasëse të Ali Binakut të moshuar mallkon:
“ Unë Ali Binaku heq tespihet e mij të shurdhër
dhe me çdo kokërr të rëndoj mbi qafë vargun e gurëvet
unë Ali Binaku të mallkoj gjithë ç`ke deri në farën e gjinisë sate!
Pse, pse në pullaz ma vrave të shenjtin shpend, lejlekun?
Në oxhakun tim i falej Allahut…”(Kënga e parë).
Poeti dhe humanisti Radovan Zogoviq, ndonëse I izoluar, I persekutuar dhe I shkelur çnjerëzisht nga pushteti, nuk hoqi dorë nga këngëtimi që dëshmonte shtypjen e shqiptarëve, duke çuar në vend Amanetin e shkrimtarit te shquar kroat August Cezarec:
“Shkruaj…Po s’pate letër,shkruaj në gur!”
Amaneti i Zogoviqit ishte qe urna t’I prehej në varrezat e Deçanit, duke u rikthyer mes pasardhësve të kryepersonazhit të veprës se tij monumentale: “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”…
P.S.Muzika nga Ilir Shaqiri,instr. “Nderi i Dardanise”.
Fotot nga media të ndryshme shqiptare.
Video & rec.© Ajetë Shaban Beqiraj