15 qershor 2012, Dojce Vele. Kosova ende nuk ka të nënshkruar asnjë marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian. Paralajmërimi i fillimit të negociatave rreth Marrëveshjes për Tregti të Lirë, premton një faqe të re bashkëpunimi me BE-në. Përderisa,themelimi i Odës Ekonomike Kosovaro-Gjermane, pritet t´i kontribuojë integrimit më të gjërë të ekonomisë dhe bizneseve të Kosovës në BE.
CEO (Congress & Event organization) është organizate ndërkombtare e cila krahas shërbimeve konsulente në hulumtimin e tregut, në fushën e investimeve, marketingut dhe organizimit të konferencave, merret edhe me organizimin e panaireve ndërkombtare në Kosovë dhe në Shqipëri. Panairi i ndërtimit, panairi i mjeksisë, i telekomunikacionit, agro-biznesit, i anijeve dhe jahteve janë disa nga të 12-të panairet e organizuara brënda vitit nga kjo kompani, karakteri nderkombtar i të cilave do të mundësojë edhe anëtarësimin e shpejt në Organizatën Ndërkomtbare të Panaireve(UFI), me seli në Paris. Bekim Xhafa, drejtor i CEO-s thote për DW-në se:
“Nëse e marrim vetem i Kosovën si treg prej dy milionë banorësh, ne jemi një treg i vogël dhe jo atraktiv. Megjithatë, ne e kemi transformuar Prishtinën në një pikë takimi të biznesit që i shërben rajonit dhe me këtë tregun prej 2 milionëve e kemi rrit në 12 milionë. Sepse, shumcia e bizneseve vinë dhe ekspozojnë nëpër panairet tona dhe targetojnë tregun në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë. Dhe, kjo është një e arritur të cilën po e forcojmë dhe po e bëjmë më funksionale.
Kosova ende nuk ka ndonjë marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në
Kosova ende nuk ka ndonjë marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, negocimi i së ciles pritet të bëhet sivjet, thonë nga Ministria e Tregtise dhe Industrise. Por, edhepse mospranimi i Republikës së Kosovës nga 5 prej të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian vazhdon të jetë pengesë, në masat preferenciale autonome të cilat BE i ka akorduar për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshihet edhe Kosova. Janë këto masa unilaterale, të cilat lejojnë eksportimin e produkteve nga Kosova në tregun evropian pa pagesën e taksave doganore të cilave iu nënshtrohen mallrat e importuara nga BE, shpjegon për Dojce Vele-n Flamur
Keqa, drejtori i Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, për gamën e vogël të produkteve prezente në Bashkimin Evropian sfidë tjetër është sasia e kufizuar e eksportimit të mallërave.
“Jane këto kuota që nënkuptojnë sasinë e mallërave të cilat mund të eksportohen në Bashkimin Evropian brenda një viti. Në këtë gamë shumë të vogël të produkteve të Koovës prezente në trgun evropian janë edhe verërat të cilat japin një imazh të shtetit të Kosovës dhe ku Kosova përfiton vetëm quotën globale por jo edhe quotën individuale sic i gëzojnë shtete e Ballkanit Perëndimor. Por ne, pavarësisht mungesës së Marrëveshjes për Tregti të Lirë, po perpiqemi të gjejmë një zgjidhje që edhe produktet tona të verës të prenotohen në tregun evropian në sasi më të madhe,sikurse sshtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor”.
Themelimi i Odës Ekonomike Gjermane iu hap rrugë integrimeve tregtare në BE
Themelimi i Odës Ekonomike Kosovaro-Gjermane në prill të këtij viti, pritet të kontribuojë në integrimin më të gjërë të ekonomisë dhe bizneseve të Kosovës në BE dhe hap një faqe të re në fushën e bashkëpunimit dhe të integrimit të Kosovë, besojnë themeluesit e kësaj ode, njëri ndër të cilët është z.Xhafa, drejtor i CEO- s.
“Interesimi iqe kemi hasur nga kompanite gjermane për t´iu ndihmuar që të hynë në tregun e Kosovës, qoftë për hulumtimet e tregut, gjetje të partnerëve apo regjistrimin e biznesit si dhe niveli statistikor i tregtisë së Kosovës me vendet e BE-së,ku Gjermania radhitet e para, ka nxit nevojën për hapjen e një institucioni që që të lobojë për interesat bilaterale dhe që bizneset ta kenë nje adresë”.
Përshpejtim i krijimit të lidhjeve të bizneseve Kosovë-Gjermani, terheqje e investimeve në Kosovë, mbrojtje e interesave të investitorit janë disa nga dobitë që do të sjell themelimi i Odës Ekonomike Kosovaro-Gjermane; një institucion ky i cili i ka munguar shumë Kosovës duke paur parasysh marrëdhënjet Koovë-Gjermani si dhe potencialin që ka shteti gjerman por edhe numrin e madh të diasporës kosovare në këtë shtet, mendon Remzi Ejupi,drejtor i kësaj ode, sipas te cilit, nevojitet një bashkëpunim i ngushtë me gjyqsorin e Kosovës për zgjidhjen sa më të shpejt të kontesteve si dhe për të shtruar infrastrukturën për investime kapitale të shtetit gjerman dhe të diasporës në Kosovë.
“Në Kosovë është akoma politika mbi biznesin.Por, për dallim nga odat e tjera, unë besoj se Oda Ekonomike Gjermane do t´jetë një ndër odat më të fuqishme duke pas parasysh potencialet dhe kapacitetet e shtetit gjerman. Besoj se do të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me intitucionet në zhvillimin ekonomik, në mënyre që këtu të jenë prezent sa më shumë kompanitë gjermane dhe bashkëatdhetarët. Sepse, diaspora është bartësi kryesor i të gjitha barrëve të ekonomisë së Koovës. Por, ajo nuk ka pas një organizim të mirëfilltë për hulumtuar dhe parë se ku cka do të investojnë, gjë e cila do të ndryshojë me themelimin e kësaj ode”.
Sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrise, Kosova ka bërë përparim të dukshëm drejt fillimit të negociatave për Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë, cfarë premton një fazë të re të bashkëpunimit me BE-në dhe dhe thellim të agjendës së integrimeve evropiane në fushën e tregtisë.