10 shtator 2012, Dojce Velle. Që nga themelimi I Agjencisë Kosovare Antikorrupcion janë ngritur 214 kallzime penale në të cilat janë të perfshirë 700 zyrtarë. Por, ndonëse korrupcioni
në rritje në Kosovë, nuk ka rezultate të dukshme për luftimin e tij përvec disa arrestimeve me pompozitet, shumica prej të cilëve më pas shpallen të pafajshëm.
Korrupcioni konsiderohet si problemi kryesor global krahas terroirzimit dhe trafikimit me drogën, shtrirja e të cilave edhe mundësohet nga kjo dukuri. Sepse,vetëm dhënja dhe marrja e ryshfetit nuk është korrupcion, mendon Hasan Preteni, shef i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupcionit.
„Cdo marrje apo dhënje e ryshfetit me qëllim të shkeljes së ligjit është korrupcion, ndërsa mungesa e transparencës dhe e llogaridhënjes, bazë për zhvillimin e tij. Përfitimi nuk është vetëm materjal por edhe jo materjal. Krijimi i ndonjë favori, I ndonjë kushti apo rrethana të cilat pastaj rezultojnë me shkeljen e ligjit, janë korrupcion. Nuk ka njesi matëse për korrupcion, por tregues i qartë është pasurimi i zyrtareve brenda nate. Shikoni cka patën, cka kanë, cka kanë deklaru por, edje cka fshihet nga ajo që nuk e kanë deklaruar fare?”
Mjekët në Koovë pasurohen në kurriz të pacientëve
Sipas Agjencisë Antikorrpucion, korrupcioni është minimal apo nuk ekziston fare vetëm në administratën komunale dhe në policinë rrugore, ndërsa I përhapur në permasa alarmuese është në ndarjet e buxheteve të mëdha. Se korrupcioni është i shtrirë edhe në insticuonet më të ndjeshme sic është shëndetsia, vërtetojnë rrëfimet këtyre dy qytetarëve të cilët janë të bindur se kanë rënë pre e një rrjeti krimi.
„Jo fort larg, kam shku në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Prixhtinë dhe kerkova mjek kardiovaskular si dhe një fotografim të këmbës. Njëri prej mjekve më tha se rengeni duhej ta bëja në ordinancë private. Atje m´u desh të paguaj 250 euro për një rentgen. Ndëra, më vonë mora vesh e mjekut të cilit më kih udhëzuar për tek kjo ordinancë private, duhej te perfitonte nga rati im 100 euro. D.m.th, unë jam vetëm njëri prej pacientëve nga sëmundja e të cilëve përfitojnë mjekët tane me perqindje…”, rrëfen Curr Mazrekaj, I cili thotë se shërimin e këmbë në asnjë mënyrë nk do t´ua besojë mjekëve në Kosovë.
Korrupcioni në shëndetësi me përmasa shqetsuese
Perderisa, Avdyl Lokaj një pervojë të tillë tashmë e ka pas vetes. “Para katër muajve kisha një dhëmbje në krahror. Pas kontrollit,tre mjek nga Peja më thanë të hkoja urgjentiht në Gjakovë të veja stendat në zemër;operacio që më kushtonte 8000 euro. Me ugjerimin e jë mjeku tjetër hkova në hkup, ku ma bënë vetëm një shpim me 750 euro,të cilin sipa tyre a nuk kiha nevojë ta bëj sepse kiha vetëm një shtangim muskujsh. Me t´u kthyer nga shkupi,shkova te mjekët dhe iu thashë se unë nuk kam të bëj asgjë më diagnozën që ma keni caktuar ju. U përpoqën ta mbrojnë tezën e vet, në të kundërtën do ta kuptoja hapur se ata funkionojnë I një rrjet korruptiv, ku të gjithë përfitojnë nga pacientët fatkeq. Kjo është mjeksia jonë. Të operojnë saora për kurrgja,e rentgenët e tyre shohin ndryshe nga të gjithë të tjerët!”
Dhe një qasje e tillë e mjekve nga Kosova qe para luftës, kur punëtorët e arsimi
t punonin në mënyrë humanitare pjea dërmuee e mjekve përfituan nga ituata dhe u pasuruan në kurriz të pacientëve të tyre. Ndërsa, sipas z.Preteni:
t punonin në mënyrë humanitare pjea dërmuee e mjekve përfituan nga ituata dhe u pasuruan në kurriz të pacientëve të tyre. Ndërsa, sipas z.Preteni:
“Korrupcioni zë fill që para 25 vitesh, kur qytetarët iu thanë Jo, institucioneve të ish-Jugosllavisë dhe filloi ndërtimi I instituconeve të Kosovës me kontribuitn e qytetarëve nëpër fonde të ndryshme, kur mungoi tranparenca, mungoi llogaridhënja dhe si rezultat, nuk u dit kurre sa u dhanë, sa u shpenzuan dhe për cfarë? Ndërsa, sot forma më e shfaqur e korrupcionit në Kosovë është ku zyrtarë të pandërgjegjshëm krijojnë monopol në sjelljen e vendimeve, në hspenzimin e parasë publike pa tranparence dhe llogaridhënje, përderia, lakmia, pangopesia dhe etja për të pasur janë evidente”.
Arrestime me pompozitet-Lirimi si të pafajshëm
Por, edhepe ka lëvizje në parandalimin e korrupcioni, asnjë element në luftë kundër tij, përvec arrestimeve me pompozitet dhe lirimit , lirimi I tyre sit e pafajshem ngreh dyshimin per korrupcion Brenda luftes kunder korrupcionit, shton z.Preteni.
“Ka të arrestuar, ka ngritje aktakuzash, mirepo nuk ka gjykime. Me pompozitet arrestohen, një luftë e padinjitetshme me kamera para publikut e familjes, për t´I liruar më vonë sit ë pafajshëm. Këtu duhet një analizë e mirëfilltë, cka ndodhi me ato pak raste të sivjeme asnjëra prej të cilave nuk përfundoi me gjykim apo ndishta në luftën kundër korrupcionit ka korrupcion?”
Konfiskimi i pasurisë, goditje direkte në të korruptuarit
Ligji për Konfiskimin e Pasurisë do duhej të ishte goditjen direkte në të involvuarit në dukurinë e korrupcionit. Mirëpo, për z. Preteni mënyra më e mirë është trysnia e vazhdueshme.
„Jo shteti të bind gjyqsorin se dikush ka kriju një pasuri me vepër penale, por secili qytetar ta deshmojë mënyrën se kur dhe si e ka fitu atë pasuri? -thote Preteni. Nëse nuk ka përgjegje në kto pyetje dhe mbuelsë për atë pasuri, të konfiskohet ajo pasuri dhe t´iu kthehet qytetarëve. Lulzimi I korrupcionit po ndikon negativisht në të gjitha poret e jetës e më së shumti në igurinë e vendit dhe besuehsmërinë e qytetarëve, pavarësisht cilës strukturë politike I përkasin. Dëshmi për këtë është pjesëmarrja gjithnjë me e ulët në zgjedhje…”.
Që nga themelimi I Agjencise Kosovare Antikorrupcion janë ngritur 214 kallzime penale, në të cilat janë të përfshirë 700 zyrtarë të institucioneve të Kosovës.