15 maj 2007, Dojçe Velle. Në Strategjinë Komunale për Kthim të Komunës së Pejës, është përfshirë kthimi i 43 familjeve serbe dhe i të 25 familjeve rome. Gjatë fundjavës, një grup tjeter prej 70 serbëve të zhvendosur ka shfaqur interesimin për kthim në zonat urbane. Ndersa,te tjera vazhdojne jeten neper qendra te tjera te Kosoves.
Në kuadër të Strategjisë Komunale për Kthim të Qendrueshëm dhe Integrim të Minoriteteve në jetën institucionale, hartuar nga Kuvendi Komunal i Pejës në bashkëpunim me disa organizata ndërkomtabre, një grup prej 70 serbëve të zhvendosur ka vizituar Pejës me çrast ka shprehur dëshirën për kthim në këtë komunë.
Shefi i ekzuitivit të Kuvendit Komunal të Pejës, Shkëlzen Hyseni: \”Ky komunikim është edhe obligativ për arsye se janë qytetarët e Pejës dhe të shtetit në formim të Kosovës. Me përgjegjësi të plotë iu them se varësisht prej mundësisë buxhetore ne do të bëjmë përkrahjen e kthimit.”
Rreth 100 familje serbe duan te rikthehen ne Peje, pavaresisht statusit te Kosoves
Në takimin me serbët e zhvendosur u theksua se janë anëtarë të 43 familjeve serbe, ata të cilët duan të kthehen pa marrë parasysh statusin e Kosovës. \”Të të them të drejtën, sa më përket mua vetëm të kem një ejte te mire dhe mua s`ë intereson ku është dhe çfarë është!\” thotë Daniella, e cila ndonëse e zhvendosur e Deçanit, ajo ka këndvështrim si të shumë serbëve të zhvendosur.
Por, përkrah mbështetjes së komunës, të cilën serbët e këtushëm nuk e mohojnë një pengesë e dukshme për integrimin e të kthyerve edhe më tej mbetet papunësia e lartë. Slagjana është njëra ndër të kthyerit të përballet me probleme të tilla.
\”Është fakt se komuna na ka përkrahur dhe këtë do ta përsërisim kudo e me këdo. Incidente nuk ka pasur, përveç ndonjë provokimi të vogël aty-këtu, që është normale sepse ende janë plagët e freskëta. Por, qëprejse jemi kthyer këtu, asnjë serb i Brestovikut nuk është punësuar. Nuk ka as konkurse se s`ka vende pune, përveç ndonjë konkursi për polici ku njëri prej dy serbve që kanë konkuruar, tashmë është pranuar. Ju e dini se në këtë situatë nuk ka punë dhe që të jesh i integruar në shoqëri, kjo don të thotë edhe të punosh\”-thotë Slagjana, e kthyer në vitin 2004.
Papunesi ne rritje per te gjitha komunitetet
Ndërsa Sllagjana Dashiç nga Brestoviku i Pejës në jug-perëndim të Kosovës ankohet për papunësinë në rritje për të gjithe ata që jetojnë në Kosovë, Marica Kostiç nga Gjilani-qytet në lindje të Kosoves, tashmë ka gjetur burimin e ekzistencës për familjen tetëanetarëshe.
\”Punoj ëmbëlisra dhe të gjitha llojet e piteve, për nxënësit e kësaj shkolle, me të cilën kam kontratë qe tetë vjet. Kam shumë nxënës të parapaguar që ushqehen tek unë. Vërtet, nuk e kisha menduar se do të merrem me këtë punë kaq gjatë dhe e mendoja të përkohshme. Mirëpo, edhe sot e kësaj dite punoj dhe me këtë mbaj shtëpinë dhe familjen-thotë Marica Kostiç.
I rikthyer nga Beogradi vazhdon jeten ne Gjilan
Zhivorad Tasiç, vitin e kaluar është kthyer në rrethinën e Gjilanit, ku ka filluar me zejen e zdrukthtarit, të cilën kish mësuar vite me parë në ndërmarrje të ndryshme të ish-Jugosllavisë.
\”Atje shumë ndërmarrje kane falimentuar, prandaj shumë pprej nesh na nxorrën si tepricë tekonolgjike. Kështu që, vendosa të kthehem në vendlindjen time, ku edhe poqese do t`ia punoja ndonjë plaku një karrike për hiçgjë, do ishte më e vlefshme se të bredh kot nëpër rrugët e Beogradit. Unë jam i lindur për punë. Punoj që nga fëmijëria dhe ekzistoj me këta dhjetë gishterinjtë e mi. Nëse gjërat kthehen në të mbarë, mendoj të punësojë edhe dy tre të rinj. Le të kenë ata me çfarë të fitojnë, e për mua s`ka shumë rëndësi-thotë Zhivorad Tasic dhe vazhdon gdhëndjen me dëshirën e vetme; që një ditë këtë zeje ta trashëgojë i biri i tij.
\”Unë, më së tepërmi do të dëshiroja që zanatin tim tia mësoj birit tim. Por, që ai të jetë mjeshtër edhe më i mirë se unë. E pastaj, unë do t`ia dëshmoja vetes se sa vlej në të vërtet!\”-thotë Tasiq
Dhe, ndërkohë që në lindje të Kosovës, shumica prej serbve kanë gjetur fijen e humbur të jetës dhe ata në perëndim të Kosovës, duan jo vetëm të kthehen në Kosovë por edhe të jenë pjesë e shoqërisë kosovare. Në Strategjitë Komunale për Kthim tëe vitit 2007, përfshihen edhe projekte për kthim të pakicave të tjera kosovare që jetojnë të zhvendosur jashtë Kosovës.