Tragjedia e Gërbecit-tragjedi kombtare

15 mars 2008, Dojçe Vele. Shpërthimi në bazën ushtarake shqiptare në Gërdec të Shqipërisë ka tronditur Kosoven. Institucionet e vendit kanë ndërmarrë të gjitha masat për t’u dhënë ndihmë institucioneve të Shqipërisë.Perderisa, forcat paqeruajtes te NATO-s ne Kosove kane vene ne dispozicion katër helikopterë.

Pas njoftimeve per shpërthimin në bazën ushtarake shqiptare në Gërdec të Shqiperise, qeveria e Kosoves ka mobilizuar Ministrinë e Shëndetësisë, atë të Punëve të Brendshme dhe TMK-në, për t’i ardhur në ndihmë shtetit shqiptar. Perderisa, KFOR-i ka konfirmuar  për venien ne dispozicion të katër helikopterëve për sanimin e gjendjes.

Presidenti I Republikes e Kosovës Fatmir Sejdiu, me anë të një telefonate, iu shprehu bashkendjenjen e popullit të Kosovës presidentit Bamir Topi dhe si kryeministrit  Sali Berisha, duke uruar që të plagosurit të shërohen sa më shpejt, ndërsa qeveria dhe populli i Shqipërisë të gjejnë force për të përballuar pasojat e tragjedisë.

 

Në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dërguar kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ndër të tjera, thuhet:  “Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës ndajnë dhëmbjen e madhe me familjet e të ndjerëve dhe shqetësimin e thellë për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur opinionin dhe institucionet kosovare”.

 

Zëvendëskryeministri I Kosovës, Hajredin Kuqi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, shpërthimin në Shqipëri e quajti një tragjedi kombtare, duke dëshmuar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për mbështetje të vazhdueshme. „Qeveria e Kosovës menjëherë ka mobilizuar të gjitha ministritë, të cilat janë në gjëndje të lartë gatishmërie. Angayzhim të veçantë kemi me KFOR-in dhe TMK-në, të cilet kanë vënë në dispozicion efektivat e veta për sanimin e  gjëndjes në Shqipëri“-tha kuci.

 

Kryeparlamentari I Ksoovës, jakup Krasniqi me këtë rast tha se insitucionet e Kosovës dhe opulli I saj, po I përcjellin me shqetësim ngjarjet në Shqipëri, duke treguar gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë.  Ndera, ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, për mediat kosovare deklaroi se, „Për ne është një gjëndje emergjente dhe të gjitha kapacitetet e vendit tonë janë në gjëndjen më të lartë të gatishmërisë, kemi kërkuar nga transfuzioni I Kosovës që të fillojë grumbullimin e gjkaut. Përgjegja e qytetarëve të Kosovës ka ardhur shumëe shpejt. Të gjtha spitalet e Kosovës janë të udhëzuara që të përgatisin kapacitete për këtë gjëndje. Kemi në dispozicion të eskadrilën e helikopterëve të KFOR-it, kështu që kemi kapacitete t´iu përgjigjemi kërkesave që do të vinë nga Tirana“. “Qeveria e Kosovës do ta percjell me vëmendje çdo lëvizje për të marrë të gjitha masat që qeveria e Shqipërisë dhe populli shqiptar ta përballojnë me lehtë këtë tragjedi”-ky ështe qëndrimi i autoriteteve kosovare, lidhur me shpërthimin e së shtunës, në Gërbec të Tiranës, të cilin qytetarët pohojnë ta kenë dëgjuar edhe në Kosovë.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page