Krishtlindjet ortodokse në Kosovë – Incidente dhe mesazhe paqeje

Manastiri i Gracaniqes

7 janar 2014, Dojce Vele. Krishtlindjet në Manastirin e Decanit  sivjet u kremtuan në një atmosferë të qetë dhe rreth të ngushtë. Liturgjia qendrore u mbajt në Gracanicë, ne te cilen mori pjese  zëvendëskryeministri i  Serbisë Aleksandër Vuçiq si dhe Aleksander Vulin, vizita e te cilit nje dite me pare ne Gjakove u kundershtua me protesta.
Liturgjia qendrore e Krishtlindjeve ortodokse u shërbye në Manastirin e Gracanicës nga drejtuesi i Kishës Ortodokse Serbe për Kosovën Teodosije, Peshkop i Rashkës dhe Prizrenit i cili dha mesazhe paqeje. Në liturgjinë qendrore të Krishtlindjeve në Gracanicë mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili në prag të vizitës tha, se udhëton në Kosovë me mesazhe paqeje. Në liturgji ishte i pranishëm edhe Aleksandër Vulin, ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë, të cilit nga autoritet kosovare iu refuzua kërkesa për vizitë në Manastirin e Gjakovës, por iu lejua vizita në manastiret e tjera.

 Liturgjia e mbajtur në manastirin e Graçanicës u sigurua nga forca të konsiderueshme të Policisë së Kosovës. Ndërkohë që rruga prej kalimit kufitar në Merdare deri në Graçanicë ka qenë me shumë policë të Kosovës, të cilët kanë siguruar udhëtimin e delegacionit serb. Zëvendëskryeminisri Aleksandar Vuçiq, ministri serb për Kosovën Aleksandar Vulin dhe ministri i Mbrojtjes Nebojsha Rodiq kanë kaluar deri në Graçanicë pa asnjë problem. Aleksandar Vuçiq u prit para Manastirit të Graçanicës nga prefektë serbë të Kosovës dhe qytetarë të shumtë.

Incidente nga serbet-Protesta nga shqiptarët

Por ndonëse Krishtlindjet cilësohen si festë e paqes, dashurisë dhe përqafimit të vlerave njerëzore, ato u shoqëruan me incidente nga serbët në veri të Kosovës dhe protesta nga shqiptarët në Gjakovë, qytet në perëndim të Kosovës. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti, konfirmoi faktin se ka pasur të shtëna me armë, sulm me granatë dore ndaj një prone private në Zhitkovac të komunës së Zvecanit me dëme materjale si dhe përleshje masive ndërmjet dy grupeve serbe. \”Me këtë rast 6 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën spitalore në veri, dy prej të cilëve janë mbajtur në trajtim të mëtutjeshëm. Policia e Kosovës po e trajton rastin, por nuk ka ende të arrestuar”, tha për DW-në zëdhënësi Zahiti. Nga ana tjetër në Gjakovë, masa

Manastiri i Decanit

protestuese e qytetarëve shqiptarë prej rreth 4.000 vetësh zbrapsi dy autobusë me pelegrinë serbë të ardhur kryesisht nga Serbia, me qëllim që të kremtonin Krishtlindjet në Manastirin e Gjakovës. Protestuesit shqiptarë ishin kryesisht familjarë të të pagjeturve, të cilët me fotografi në dorë shpërthyen kordonin e policisë dhe penguan hyrjen e pelegrinëve në manastir. Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila në prononcim për media e përkrahu protestën, ndërsa parajamërimin për vizitën e Vulinit e vlerësoi si hapje plagësh për familjet e të pagjeturve të vrarëve. Ndërsa Vulin tha se “në fytyrën e Evropës ka mbetur një njollë e pashlyeshme, një njollë e tmerrshme, pasi qindra Serbë nuk janë lejuar të marrin pjesë në lutjen e parashikuar në Gjakovë”. Sipas tij, “zgjidhjet afatgjate dhe të qëndrueshme për Kosovën mund të arrihen vetëm me dialog”.

Ne Manastirin e Decanit-Krishtlindje te qeta dhe pa figura politike

Të rreth  70 pelegrinët serb pas qëndrimit disaorësh në Manastirin e Decanit u kthyen prapa.  Igumeni i Manastirit të Decanit Sava Janjiq tha për DW-në se vizita nuk ishte organizuar nga Kisha Ortodokse Serbe duke shprehur keqardhje për incidentet dhe domosdoshmëri që vizita të tilla të organizohen më mirë.“Krishtlindjet jamë festë e paqes dhe e faljes,ndaj ti kremtojmë  ato së bashku, në mënyrë të  të ndërtojmë paqe, mirëkuptin dhe respekt ndërmjet nesh-tha Janjiqi për të shtuar: Ndaj prej këtu përcjell urimet tek të gjthë njerëzit vullnetmirë  e vecanërisht fqinjve tanë shqiptar duke përkujtuar se tempujt tanë pavaëesisht se cilit besim përkasin, duhet të jenë vende të cilat na bashkojnë dhe jo t´na përqajnë“.

Për dallim nga manastiret e tjera por edhe nga vitet e mëparshme, Krishtlindjet në Manastirin e Decanit  sivjet u kremtuan në një atmosferë të qetë, rreth të ngushtë fetar dhe pa figura politike. Ndërsa në liturgjinë qëndrore të Krishtlindjeve në Gracanicë mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili në prag të vizitës ka thënë se  udhëton në Kosovë me mesazhe paqeje. Në liturgji ishte i pranishëm edhe Aleksandër Vulin, ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë, të cilit nga autoritet kosovare iu refuzua kërkesa për vizitë në Manastirin e Gjakovës por iu lejua vizita në manastiret e tjera. Ndërsa autoritetet kosovare kanë uruar besimtarët ortodoksë, duke i cilësuar krishtlindjet si fe
stë të paqes, dashurisë dhe përqafimit të vlerave njerëzore.
   Ajetë Beqiraj/Bahri Cani

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page