Kufiri Kosovë-Shqipëri me patrolla të përbashkëta

12 maj 2007, Dojçe Vele. Shërbimi Policor i Kosovës, i policisë së UNMIKUt, trupat e KFOR-it si dhe njësite e policise kufitare te Shqiperise , prej tash do të patrullojnë bashkërisht në të dyja anët e kufirit Kosovë-Shqipëri.
Rajoni kufitar Jug shtrihet në një gjatësi prej 360 kilometrash, në trekëndëshin Serbi-Mal I Zi- Kosovë deri në Restelicë, në kufi me Shqipërinë. Banorët e fshatrave fqinje nga Republika e Shqipërisë në Krushe dalin me kuaj, meqë qarkullimi I automjeteve është i ndaluar. Në periudhën e dimrit, në anën e Kosovës ata mund të hynë prej orës 8-të në orën 10-të të paraditës, ndërsa duhet të kthehen prej orës 16-të deri në orën 18-të. Verës orari ndryshon. Ndërsa, përveç kësaj, në rajonin e Gorës është hapur edhe një dalje ndërkufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas dëshmive të banorëve të këtushëm, menjëherë pas luftës u bënë vjedhje të ndryshme që nga kafshwt e deri në gjërat e shtëpisë. Dëshmon Hamdija Sejran, nga Krusheva e banuar me boshnjak, . „Pas luftës më është prerë pylli, më janë bërë dëme të mëdha, nuk mund të them se sa kubikë. Por, kishte relativisht shumë! Pastaj, vetëm kafshë nuk mund të them se më janë vjedhur, përndryshe vjedhje gjithfare e të shumefishta, të cilat policia i ka shënuar me datë. Por, me kohë cdo gjë po bie në vend dhe nuk ka më vjedhje si dikur. Tashmë, çdo gjë po shkon kah e mira!“

Formohen patrolla te perbashketa nderkufitare

Dhe kjo edhe do vazhdoj. Sepse të premten, pjesëtarët e SHPK-së dhe të policise së UNMIK-ut, pjesëtarë të KFOR-it gjerman dhe të atij turk, në Kosovë, si dhe të Policisë Kufitare të Shqipërisë, formuan patrollen e përbashkët Krushevë-Shishtavec, për ruajtjen e linjës se gjelbër, në kufirin Kosovë-Shqipëri.

„Që sot startojmë me një shërbim të përbashkët kufitar, në mes të KFOR-it, Shërbimit Policor të Kosovës dhe Policisë Shqiptare. Kjo është një pjesë e strategjisë së përgjithshme të menagjimit të integruar të kufirit. Mendojmë që këtë ta shtrimë akoma më gjërë. Në mënyrë të veçantë dua të falenderoj OSBE-në për kontributin dhe ndërmjetësimin e dhënë dhe poashtu, në mënyrë të veçantë dua të falenderoj edhe KFOR-in për sakrificën e bërë”-thotë Hysni Burgaj, komisar i Policisë Kufitare për rajonin e Kukësit.

„Në saje të ndihmës së pakursyer të KFOR-ti, por edhe të vullnetit të mirë të policisë kufitare të Kosovës dhe të Shqipërisë, për herë të parë do të fillojë një patrullim përbashkët. Ky është hapi i parë që në të ardhmen do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera në kufi me Shqipërinë aty kah Qafa e Prushit, Morina, Vermica…Kështu që, do të kemi patrullime të përbashkëta, gjatë gjithë vijës së gjelbër të kufirit Kosovë-Shqipëri“-thotë kolonel Ragip Bunjaku, ndihmës i komisarit të policisë.

Burgaj:”Hap i mbare i bashkepunimit ne kontrollin e vijes se gjelber”

Përderisa, Hysni Burgaj, komisar i policisë kufitare për rajonin e Kukësit thotë se: “Kjo është një shenjë e mirë e bashkëpunimit në kontrollin e linjës së gjelbër, hyrjeve ilegale dhe kundër organizimit të krimit. Le të jetë një shërbim i mbarë, efektiv në lejimin e kalimeve legale, krejtësisht të lehta në të dyja palët dhe kontroll të rreptë të kufirit të gjelbër për të dyja palët për të parandaluar trafiqet e paligjshme dhe krimin e organizuar“.

Kjo është herë e parë që forcat e sigurisë nga Kosova dhe Shqipëria, do të patrullojnë bashkërisht me qëllim të parandalimit të thyerjeve ilegale të kufirit dhe të kontrabandës.

Ajetë Beqiraj, Dojce Welle

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page