Kulla e Ali Deme Gecit ringritet ne origjinalitetin shekullor

25 janar 2008, Radio Kosova.Sot, ne Lluke te Decanit“ eshte peruruar kulla e Ali Deme Gecajt, e rrenuar me themel nga forcat serbe. “Kullat si kjo e Gecajve iu kane rezistuar pushteteve te ndryshme. Ato ishin fortifikate qendrese neper shekuj dhe mesazh per gjeneratat e do te vine. Ishin shtylla te forta mbi te cilat u ndertua historia e vertet e Kosoves e fituar me gjak e sakrifica”-tha nder te tjera presidenti i Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu, ne ceremonine e perurimit te kesja kulle historike, renovimin e se ciles e mundesoi  Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit.

Kulla e Ali Deme Gecit ne fshatin Lluke te Ulet, e ndertuar ne shekullin XVIII-te, ben pjese ne tipin me te vjeter te kullave te Rrafshit te Dukagjinit. Kjo kulle, pervec vleres se mirefillte te banimit, gjate levizjes kombtare shqiptare u be simbol I qendreses dhe luftes per liri dhe pavaresi. Ajo eshte e njohur si seli e tubimeve dhe strehe pjestareve te Levizjes Kombtare Shqiptare dhe prandaj,  edhe shenjester e rrenimeve dhe shkaterrimeve te pushtuesve gjate periudhave te ndryshme te historise kombtare shqiptare.

Sipas te dhenave te Insitutit per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore, ne Peje, kjo kulle per here te pare u dogj ne vitin 1908.  Heren e dyte u dogj ne vitin 1913. Heren e trete, ne vitin 1925. Ndersa, vandalizmi serb u shpreh masovisht ne vitet 1998-\’99, ku u plaqkiten u dogjen dhe u rrenuan nga forcat paramilitare serbe shume objekte banimi te shqiptareve, krahas te cilave u plackit dhe granatua edhe kulla e Ali Deme Gecit. Dhe kjo ishte vetem perseritje e historise se popullit shqiptar, ku krahas viktimave te pafajshme, shenjester e vandalizmit serb ishte edhe pasuria e tij jetike.
“Kulla e Ali Gecit eshte nje nder kullat me te rendesishme ne Rrafshin e  Dukagjinit. E ndertuar ne shekullin 18-te ajo ka nje rendesi jo vetrm te arkitektures por nje rendesi historike, poashtu. Eshte me rendesi shume te madhe te permendim se gjate tri lufetarev,qe nga lufta e pare e dyte dhe e trete, ne vitin 1998-99, nga kjo kulle ka dhene tre deshmore dhe gjithmone ka qene active ne levizjen kombtare. Qe nga periudha turke, Kulla e Gecajve eshte djeg kater here: dy here gjate periudhes turke, kurse dy here nga vandalizmi serb eshte e djegur per here te fundit, ne vitin 98. Ka pas nje rendesi shume te madhe, per kete arsye interesimi I Ministrise se Kultures, Instituti per Mbrotjen e Monumemtve ka arrit qe kete ta restauroje dhe ta sjell si perkujtim te atyre qe kane rene si dhe per rendesine historike qe ka”, Mr.sc.Avdyl Hoxha, drejtor I Insitutit Rajonal per Ruajtjen dhe mbrotjen e monumenteve Kulturore ne Peje.
Kulla e Gecajve-objekt me vlera historike dhe arkitektonike

Duke pare rendesine historike dhe kulturore te kesaj kulle Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, se bashku me Departamentin e

Presidenti Sejdiu:”Kulla shqiptare-fortifikate qendrese”

Kultures, Divizonin e Trashegimsie dhe Institutin per Mbrojtjen e Monumenteve te Kultures ne Peje, hartuan projektin per restaurimin e kulles se Ali Gecit dhe ndane mjete per realzimin e ketij projekti. Punimet iu besuan kompanise Pleqja ne bashkepunim me kompanine Vizioni, nga Isniqi.

“Objekti I kulles se Ali Deme Gecit, eshte trajtuar me parimin e trashegimise kulturore, tradicionale shqiptare si dhe si object me vlera historike dhe arkitektonike. Arsyeja eshte se nga kjo kulle kane dale shume gjenerata qe jane emra te spikatur te mbrotjes se qeshtjes kombtare dhe te cilet ne vazhdimesi kane luftu jo vetem ne territorin e Kosoves por ne te gjitha trojet etnike shqiptare per ruajtjen e etniciteti shqiptar dhe ne vazhdimesi per paraqitjen e nje rezistence te vazhdueshme. Kjo  tradite eshte bartur deri ne brezat e sotme kur edhe ne luften e fundit kjo familje dha kontorbutin e vet ne kaduer te Ushtrise clirmtare te Kosves\”, thote drejtori i kompanise “Pleqja”, Blerim Bajraktari, arqitekt nen mbiekeqyrjen e te cilit jane kryen punimet.

Restuarimi i kulles u mundesua nga MKRS
Restaurimi i  Kulles se Gecajve i cili eshte mundesuar nga Minsitria e Kultures Rinise dhe Sporteve eshte monitoruar gjate gjithe kohes nga Instituti Rajonal per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Monumenteve ne Peje, proejktit te te cilit punekryesit i kane qendruar besnik ne cdo hap. Dhe keshtu, 16-te muaj punime nga kompania “Pleqja” ne bashkepunim me kompanine “Vizioni 2”, nga Isniqi sollen kullen ne formen e saj autentike.
\” Nje vlere shtese eshte se gjate ndertimitjane ruajt elementet kryesore te kulles shqiptare, kurse kati I dyte qe quhet kulminacioni I vleres eshte oda me paraode me divanhanen te cilat e ruajne ne teresi funksionalitetin, mirepo kane dizajn dhe kane materjalizim modern I cili I shkon per shtat kohes se sotme bashkekohore. Dhe keshtu qe sot kemi nje object te kompletuar edhe vleren arkitektonike. Nje objekt i cili ia vken
t e vizitohet”,
thote arqitekti udheheqes Blerim Bajraktari, i cili megjithese eshte realizues I punimeve ne Kompleksin Isa Boletini, ne Kullen e Ahmet Delise, ne Gjamine e Vjeter te Decanit, te Oda e junikut, ne Kullen e Kukleceve ne Insiq si dhe ne Kullen e Mazrekajve ne Dranoc, z.Bajraktari thote se Kulla e Gecajve ka te vecanten e vet:
\”E vecanta kryesor eshte ne asoektin professional eshte se kemi te bejme me nje metodologji te re te perdorur, kemi perdoru pllakat e botn armesit, dmth te krontuksionit te durirt me qellim dhe me lejen e isntiutit per mbotjen e monumenteve me qellim qe kjo kulle ka vlera jashtezakonsiht te medha ne radhe te pare histroike per shkakt e emrit te familoejs dhe te gjeneratave brez pas brezit qe I akne dhene krejt trojeve etnike, kemi dashur qe te krijohet nje objetk I cili ka edhe stabilitet konstruktiv jo vetem nje fasade dhe kozmetike. Ne anen tjeter gjate gjithe kohes me ka terheq, vecanta eshte se gjate gjithe kohes te punimeve, me ekte object me ka ldih hisotria e bujshme qe ka pa dhe histroia e kesaj familjeje\”.
Portat e Kulles se Gecajve i hapi presidenti Sejdiu
Kulla tashme eshte renovuar dhe ngrihet ne oirigjinalitetin shekullor. Ndersa, portat e saj hapi presidenti I Kosoves, dr.Fatmir Sejdiu I cili po ngreh dolline I rrethuar nga mikrpritja e popullit te kesaj treve.

“Sepse, kullat si kjo e Gecajve iu kane rezistuar pushteteve te ndryshme. Ato ishin fortifikate qendrese neper shekuj dhe mesazh per gjeneratat e do te vine. Ishin shtylla te forta mbi te cilat u ndertua historia e vertet e Kosoves e fituar me gjak e sakrifica”, tha para te pranishmeve presidenti Sejdiu, duke premtuar se keto fortifikata do te kthehen serish ne formen e dikurshme:

\”Kulla eshte  ne memorjen e te gjithe neve, ne respektin e te gjithe neve se ka qene pjese e cila ka shpreh ne menryen me te mire te mundshme identitetin kombtar. Dhe eshte borxh I institucioneve te Kosoves  te kujdesemi per restuarimin e saj per ruajtjen e saj dhe per kultivimin ne brezat e tjere\”.
Presidenti Sejdiu ne Kullen e Gecajve
Dhe, prezenca e presidentit te shtetit ne perurimin e nje kulle eshte nje ngjarje e madhe jo vetem per familjen Gecaj-thote vepritmari I shquar I qeshtjes kombtare dhe biri I kesaj familjeje patriotike, Tahir Gecaj.
\”Se pari, per ne si familje, per fshatin por edhe per te gjithe banoret e ketij rajoni eshte nje ngjarje e madhe se eshte hera e pare ne historirne jo vetem te kesaj familjeje por te gjithe rajonit qe vjen nje president I Republikes se Kosoves per ta bere pergezimin e nje kulle. A  kullat kane pas kuptimin e mbrojtesit te territorit por edhe te pragut te shpise! E pse eshte mbrojt pragu i shpise nepermjet kullave eshte fakti se ne nuk kemi pas shtetitn tone per ta mbrojtur kufirin, sepse  sipas logjikes duhet te mbrohet se pari kufiri e pastaj pragu. Por, duke qene se nuk  kemi pas shtetin tone, te paret tane dukagjinasit e vjeter kane apliku mundesine e dyte, kane ndertuar fortifakatat e veta dhe e kane mbrojt pragun e shtepise”.
Atdhetari Tahir Gecaj, kaloi rinine neper burgjet serbo slave dhe u lirua nga pushteti I athershem jugosllav, vetem pas intervenimit te Organizates Nderkombtare per te Drejtat e Njeriut \”Amnesty International\”. Nisur nga barra e histroise qe kjo familje barti mbi supe ne vazhdimesi, Ajshja, motra e madhe e Tahirit, sot ka nje ndjenje te perzier gezimi dhe pikelimi:
\”Per ne eshte nje lumturi e madhe, nje gezim I madh, edhe nje pikellim I perparshem pale mas pale. Na e dime veten shume te lumtur, por mashkujt i kemi pas tanahert jashte. Kur shkojsin ne peje na ka nxcone nata gjithmone tuj prit me gjunj ne dritare”, thote halla e kesaj familjeje, Ajshja sipas se ciles kulla e Gecajve eshte restauruar sic ka qene dikur.
\”Po dhe eshte kulle historike pale mas pale. Perjashta si o ly e o ba me dyshekllake, krejt une e mbaj mend, kshtu e mbaj mend. Perbrenda ketu, kati I poshtem eshte rregullu se perpara kemi pas gjone, ahur  I lopve o kone, kuaj kemi pas dhe jemi kon shpi e mire,me zo edhe me gjo edhe me bjeshke edhe me verri. Jemi kone na e dime veten shka jemi rrit ne qate gjenrate shume te lumtur, por mashkujt I kemi pas tanaheret na nxajke nata kur shkojshin ne Peje, na ka nxone gjithmone nata tuj prit..\”
Rendesine e kesaj fortifikate qendrese e di edhe Alisa e vogel, e cila ndoense pese vjece kulles se te parev te saj I reciton poezi:
 Kulla jone e lashte/ me zjarr te tytes ligjerove
 virgjereshe e pafjetur/ ante qendrove…“.
Kulla e Gecajve ka percjell shekujt
Ali Deme Geci ishte nje veprimtar dhe luftetar I dalluar ne luften kunder pushtuesit I cili dha tere pasurine per liri dhe pavaresi.  Por, sternipi I tij Ali Gecaj, megjithese ishte activist I palodhshem I qeshtjes kombtare me vite te tera, lufetar I ushtrise clirimtare te Kosoves dhe pesjetare I truoave brtojese te kosoves, ai nuk ndjehet I denje per emrin e stergjyshit te tij:

“Por, emri i tij per mua eshte nje pergjegjesi e madhe e cila s´mund te arrihet. Eshte e vertet se une dhjete vjet kam qene veprimtar

Sali Cacaj, Fatmir Sejdiu, Blerim Bajraktaraj, Avdyl Hoxha

pastaj kam vazhduar luften.  Megjithate eshte shume larg te rrumbullaksoj figuren dhe portretin e Ali Gecit. Oor kryesisht meditoj, frymoj dhe mundohna te realizoj ne ate drejtim”.

Ali Qeka, nga Bajram Curri, eshte I nderuar te kete pasur rastin te vizitoje Kullen e Gecajve:
Zot I madh me krijoi mudnesinw qe une te jem ne themelet e kesaj kulle e cila ka percjell shekujt. Une jam nga Malesia e Gjakoves dhe fatbardhesi imja eshte qe me Ali Gecin ushtar I UCK-se, pejsetar I TMK-se”, thote  Qeka, ushtarak i cili si pjesetar i Ushtrise Clirimtare te Kosoves,  mori pjese ne betejen e lavdishme te Koshares si dhe ishte shef trajnimi I Zones e Trete te Trupave Mbrojtese se Kosoves.
\”Me ´64-tren, kam mbaru Shkollen e  Larte Ushtarake, kam sherby tridhjete vjet ushtarak ne Shqiperi dhe kur kam pa ngjarjen e Reqakut,  kur une jam pjesetar I ketij kombi, nuk kisha arsye me nejt indiferent e mos me dhane konbtributin sado modest per clirimin e vendit tem. Histori individi nuk ben! Une bej pjese ne shpirtin e historise e te zemres e djerses kombtare dhe jam shume krenar qe jam shqiprar I Malesise se Gjakoves dhe sado shume pak kam kontribue si shqiptar dhe Kosoven teme\”.
Ministri Beqiri:”Do te vazhdojme me mbrojten e thesarit te trashegimise kulturore ne mbare Kosoven”
Projekti I restuarimit te Kulles se Ali Deme Gecit, I mundesuar nga Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve kalon vleren  100 mije euro. Ndersa, ministria do te vazhdoje te mbroje thesarin e trashegimise kutlurore ne gjithe territorin e Kosoves, premton ministri, Valton Beqiri.
“Perzgjedhja finale behet ne baze te kerkesave te instituteve  per mbrojtjen e monumenteve ne baze te komunave. Komunat I dine prioritetet e tyre dhe e sjellin listen e plote ne Institutin per Mbrojtjen e Monumenteve te Kosoves dhe ajo liste perseri mund te behet nje priorizim I kerkesave dhe nevojave mundohemi qe ne kauder te projekteve te cilat I perkrahium te shtrihen ne tere territorin e Kosoves. Ndersa, duke marre parasysh shtetndertimin dhe pasqyrimin e Kosoves si nje vend me qyteterim te lashte, ne te ardhmen prioritet yni do te jete trashegimia arkeologjike\”, tha per Radio Kosoven ministri Beqiri.
Dhe drejtori I Institutit per Ruajtjen dhe Mbrotjen e Munomenteve Kulturore, Avdyl Hoxha premton angazhimin e tij dhe te eksperteve te ketij insitituti per identifkimin dhe restaurimin e kullave te tjera ne Rajonin e Dukajginit:
“Kulla  ne Rrafshit e Dukagjinit ka shume. Por, do te zgjedhim ato qe kane nje rendesi te madhe historike por njekohesiht qe kane nje rendesi dhe vlera te medha te arkitektures. Aty do te shikojme dhe ne Decan, edhe ne fshatrat e rrethit te Decanit, por njekohesisht e kemi nje obligim shume te madh edhe ne fshatin e Irzniqit, ne Kullen e Qekajve e cila ka nje rendesi shume te madhe kulturore historike”.
Ne gjirin e ketyre kullave, historia e Kosoves u ndertua nder shekuj. Ato shprehen vetedien e larte kombtare dhe mbeten simbole te qendreses. Pas djegjeve dhe rrenimeve te vazhdueshme, ato u ngriten si feniksi per te qendruar sot ballhapura, si deshmi e luftes dhe sakrifices se brezave te tere, te cilet ndertuan me gjak shtetin e Kosoves.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page