3 mars 2009, Dojce Vele. Gërmimet arkeologjike deshmojnë Kosovën si një vend me qytetërim të lashtë, ndaj Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve I ka vënë germimet nder prioritetet kryesore. Ndërkohë, shoqëria civile në mbështetje të Fondacionit Suedez, “Trashëgimia Kulturore pa kufi” tashmë ka bërë evidentimin e hapësirave arkeologjike në 17 vendbanime të Deçanit, të cilat dëshmojne autoktoninë shekullore të popullatës shqiptare në këto treva.
“Kulla e Qelisë” apo “Kështjella e Jerinës”, gjurmët e mureve të së cilës, edhe sot si dikur, janë të ngjeshura në një shkwmb mes pyjesh rreth 12 kilometra në perëndim të Deçanit, është një vendbanim i shekullit të dytë të Erës Sonë. Atje ende shihen themelet e mureve të cilat rrethojne afro nëntë hektarë tokë të këtij vendbanimi të lashtë, pranë të cilit kishte edhe një strehimore. Mr.sc. Avdyl Hoxha, historian thote se:\”Njëra anë ë kullës është e ngjeshur për shkëmb, ndërsa në anën tjetër, kah Manastiri I Deçanit, është kulla për vrojtim ku janë gurët e vatrës, muri, guri ku është ulur si dhe frengjia prej nga ka shikuar vrojtuesi. Afër kullës është gjetur edhe një strehimore në formë të kupolës, e cila është e futur në dhe”.
Kosova,djep i nje qyteterimi te lashte
“Duke pasur parasysh nevojën e pasqyrimit të Kosovës si një vend me qytetërim të lashtë, ne kemi vënë si prioritet trashëgiminë arkeologjike”-thotë ministri i Kultures, Rinisë dhe Sporteve, Valton Beqiri.Dhe, komuna e Deçanit është ndër më të pasurat në Kosove me hapësira arkeologjike.
“Gjurmë të vendbanimeve të lashta, objekte te kultit, shpella e varre dëshmojnë lashtësinë dhe autoktoninë e popullit shqiptar në këto treva-thotë historiani Avdyl Hoxha, I cili është edhe drejtor i Institutit Rajonal për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, në Pejë. Në këtë territor ka qënë rruga antike e cila ka lidh këtë pjesë të Dukagjinit me Plavën dhe Gucinë. Ndërsa, kemi edhe lokalitete të tjera të cilat I takojnë shekullit të II-të deri në shekullin e VIII-të të Erës Sonë, e veçanërisht monumentet sakrale krishtere, ku praën manastirit të Deçanit kishim dy kisha të vogla, pankristiane dhe katolike.”
17 vendbanime te Decanit deshmojne qyteterimin tone te lashte
Ndërsa, projekti “Evidentimi i Hapësirave Arkeologjike të Komunës së Deçanit”, i financuar nga Fondacioni Suedez \”Trashëgimia Kulturore pa Kufi\”(CHWB), konsiderohet si çelës për hapjen e kësaj porte lashtësie.“Një nismë, e cila duhet të vazhdojë edhe me projekte të tjera të konservimit të këtyre hapësirave”-thotë Sali Shoshaj, drejtor I Zyrës së CHËB-së, në Prishtinë. Ndërsa, Adem Lushaj, drejtor i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur, në Deçan, implementuese e këtij projekti, përmend disa prej këtyre hapësirave:
“Fshatin Belle, Carrabregun, Rastovicën, Shaptejin, Gramaçelin, Dashinocin, Ratishin, Pobergjën e shumë fshatra te tjera, si dhe zonat malore siç është Kulla e Qelisë, Shpella e Madhe dhe të gjetura të tjera të cilat vende lidhen me lashtësinë tonë kombtare. Ndërsa, qëllimi ynë është që këto hapësira të merren nën mbrojtje institucionale prej disa “arkeologeve” të cilët bëjnë vetëm dëmtime duke bërë gërmime të paautorizuara”-thote Lushaj.
Hoxha: “Te zbulojme gjurmet tona pa i demtuar vendet arkeologjike”
Ndersa,drejtori Hoxha shton se: “Ne nuk jemi mos të zbulohen, por jemi mos të shkatërrohen. Ne nuk synojmë të lëmë anash historinë e ndonjë etniteti tjetër, por duam që më këto zbulime arkeologjike të vërtetojmë edhe një herë së në këtë territor me rrethinë ka qënë fisi dardan apo kanë ekzistuar shtetet e para shqiptare“-thote drejtori Hoxha.
Megjithëse Deçani nuk ishte i përfshirë në ekspeditën e arkeologëve nga Shqipëria dhe Kosova për hartimin e hartës arkeologjike, Instituti Rajonal i Pejës dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës, në bazë të shënimeve të autorëve të ndryshëm, kanë arritur të evidentojnë shumë lokalitete arkeologjike në territorin e Deçanit dhe të Junikut. Ndërkohë, shoqëria civile në mbështetje të fondacionit suedez, „Trashegimia Kulturore pa kufi\”(CHËB) tashmë ka bërë evidentimin e hapësirave arkeologjike në 17-të vendbanime të komunës së Deçanit.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele