20 dhjetor 2011, Radio Kosova.Nje objekt guri ne Lluke te Poshtme ne te cilin jane gershetuar besnikerisht tradicionalja dhe bashkekohorja shqiptare, eshte kulla e Rrustem Gecajt e ndertuar mbi themelet e kulles 200 vjecare stergjysherve te tij. Kjo kulle e cila filloi ndertimit qe nga viti 2001 eshte shembulli me sublim i dashurise dhe perkushtimit ndaj trashegimise se te pareve. Ndersa, puna e mjeshterve te gurit dhe te grurit e ben kete kulle nje kryeveper e cila nga shumekush emerohet edhe si “Kulla e shekullit 21”.
Nje objekt guri ne Lluke te Poshtme ne te cilin jane gershetuar besnikerisht tradicionalja dhe bashkekohorja shqiptare, eshte kulla e Rrustem Gecit e ndertuar mbi themelet e kulles 200 vjecare te vellezerve Adem, Nimon dhe Esat Tafa. Ndersa, nje atelje e veshur ne gur dhe ogjaku i ndezur ne balle eshte atmsofera e ngrohte ne te cilen do te zhvillojme biseden me Hysen Gecajn, njerin nga sterniperit e tyre.
“Ne vitin 80 ka qene nje shembje e kulles dhe 70 per qind te saj e kemi rrenuar, per ta rindertuar me 83 me mjete te agjes sim, Rrustemit. Pra, shembja ka ndodh si pasoje e vjetersise dhe e mospergatitjes se forte te periudhes se stergjysherve. Ndersa, luftes i ka mbijetu”, fillon rrefimin Hyseni.
Kulle re mbi themelet e kulles se lashte
Me 2001, per kullen e cila i mbijetoi luftes por nuk i mbijetoi dhembit te kohes, familja Gecaj kerkoi mendimin profesional te eksperteve, ne koordinim me te cilet u mor vendimi per rrenimin e saj dhe ndertimin e nje kulle te re mbi themelet e vjetra. Arkitekti Beqir Berisha nga Decani,hartues i projektit te kulles se Rrustem Gecit thote se: “Kulla e sotme te cilen e shihni ju eshte planifikuar dhe ndertuar ne gjurmet e kulles se meparshme ekzistuese te familjes Gecaj. Faza e pare pergatitore ka qene ne vitin 2001, pastaj eshe fillu ne te 2002-ten dhe punimet e vrsazhda kane zgjat rreth shtate vjet, ngaqe ka qene nje pune tejet e mundimshme se eshte bere skatlitja e gureve. Te gjitha muret perimetrike kane dimesnione 75 centimetra, mure te plota pa mbushje sic ka qene ndoshta ne nje kohe ma heret per shkak te kushteve te fasadave ballore. Nga rruga sic e shih i eshte komplet e gdhendur, skalitja eshte bere me pune manifakturale te mjeshterve popullor. Nje pune qe ka dale bukur se per investim s´po flas”, thote arqitekti Berisha, sipas te cilit vlera e ndertimit te kesaj kulle ka kalaur nje milione e gjysme.
Kulla iu eshte pershtatur nevojave te kohes
Sipas identifkimit te kullave ne litaraturen shqipe, kulla e Rrustem Gecit eshte kulle trekateshe me perdhese , shpjegon arqitekti Berisha.
“Dmth ka perdhese dhe tri etazha. Kati i pare eshte pjese e banueshme per familje, ka dhomen e dites, kuzhinen, dhomen percjellese dhe pjeset e toaliteti me pikat te largta,pra eshte bere nje modifikim i standardit. Vazhdohet me katin tjeter me dhoma per fjetje dhe pushim, e planfikuar per msyafir te nivelit vendor edhe nderkombtar te cileve ju jane dedikaur tri dhoma gjumi dhe nje dhome dite, ku dot e kete sherbime te percjellese edhe higjienike edhe ato per pushim. Ndersa, etazha e trete dhe e fundit eshte oda e burrave me divanhane, me te gjitha elemementet arkitektonike percjellese sic kane qene dikur. Perderisa perdhesa, hapesira e dikurshme per bageti dhe mbajtjen e paisjeve, veglave percjellese tash eshte nje hapesire ekspozuese per te cilen pronari eshte deklaruar qe ne fillim se do te jete edhe ne sherbimin familjar por edhe ne sherbim t e gjere te shoqerise, te rrethit apo nevojave te vet subjekteve kulturore te cilat edhe jane mbajtur”, thote Berisha.
Nje premtim i cili edhe u mbajt, thote Geci, sepse synim i perbashket eshte transformim i ketij kompleksi trashegimie per banim, per zhvillimin e turizmit si dhe te aktiviteteve te ndryshme kulturore.
“Ketu kane qene disa aktivitete, mirepo prape do te jene. Po e kerkoi nevoja, me siguri se po. Dmth nuk do t´thote kush prej nesh se nuk ben te hapet dera”.
Ne ndertimin e kulles kontribuan fqinjte vullnetmire
Ne ndertimin e kulles se Rrustem Gecit u bashkua mjeshteria e zejtareve popullor me profesionalizinin e histroianeve te specializuar ne lemine e kullave. Prandaj, arqitekti Berisha prezanton me krenari punen e kryer mbi bazen e projetkit e hartuar me stafin e tij.
“Une me bashkepunetoret e mi me studion time proejtkuese kam hartu projektin por kam qene nen konsulta te perheshme te profesor dr. Fejaz Dranqollit, i cili ka qene keshilltar imi profesional imi gjate ketyre punimeve dhe realizimit te ketij projekti. Ndersa, punimet jane kryer nga tri grupe te mjeshterve popullor. Sigurimi i materjalit ka qene mjaft i veshtire, se edhepse eshte bere perpejekje qe te shfrytezohet materjali ekzistues shkalla e demtimit ka qene shume e larte dhe ne ate selektim ka dale shume pak. Prandaj, jane shfrytezu guret e lumenjve per te cilet ju jane drejtu organeve komunale dhe jane siguruar ne menyre te ligjshme. Pas kesaj eshte bere latimi i tyre, qe eshte bere ne nje menyre te mundimshme, cfare ka zgjat edhe kohen e punimeve”.
Ndertimine kulles popullata e ketushme e priti me entuziazem te madh.Per me teper, fqinjte familjes Gecaj liruan truallin per kompleksin e kulles, perderisa te tjere iu qendruan orane ne menyra te tjera.
“Me t´thane te drejten, fqinjte kane kontribuar shume ne ekte drejtim, meqense vendin e kemi pas shume te vogel. Me kete rast do tedoja te falenderoj pikerisht SadikGecin, i cili na i ka dhane gjashte ar truall si ndihmese per kullen. Brahim Tetajn, fqinjin e dyte poashtu i cili mbi pese ar trual. Dhe kshtu eshte bere pjesa e mjaftueshme per kompleksin. Poashtu dua t´i falenderoj per mirekuptim te gjithe fqintje tane,te cilet per kater-pese vjet i kemi mundu me gure, pengu me mjeshter, por asnjehere nuk kane reaguar. Perkundrazi, e kane prit me vullnetin me te mire!”, thote Geci.
Kulla qe s´kembehet me thesaret e botes
Hysen Geci, i lindur dhe rritur ne kulle ka mbetur adhurues i apasionuar i ketyre objekteve trashegimore. Dhe, megjithese ka shetitur ne disa vende te botes, ai asnje vendbanim nuk do te nderronte me dritaret e kulles se tij. Dhe edhepse ketu jane shpenzuar reth 2 milione, ai nuk do ta ipte per pasurine e botes.
“Mua po t´me kerkohet nuk e jap kullen per thesarin e botes sepse une jam lind ne kulle, rrit e martuar ne kulle, me gjithe vorfnite e periudhes se viteve 60-te kur jam lindur. Edhe femiejt e mi, tetane jane rrit n´kulle. Dhe ne edhepse e kemi pas shpine andej dhe dhomen shume me te mire, deri sa e kemi prish kullen une kam fjet ne kulle se kulla e ka te veten…P.sh., nuk mund ta imagjinosh driten e neteve nepermjet dritareve te kulles . Nje njeri qe e don gurin eshte problem… Une kam pare punime te shumta ne Turqi, ne Greqi e Itali dhe e di vleren e gurit. Prandaj, asnje menyre jetese per mua nuk eshte me e dashur se ajo e kulles. Kulla eshte pasion imi dhe i te gjithe familjes dhe edhepse ruaj kujtime te shutm anga kulla e vjeter, kur e shoh tash kete ndjej kenaqesi dhe nje pushim shpirtror”, rrefen z.Geci, i cili shton se pikerisht kjo lidhje e ngushte e familjes me kullen ka nxitur ndertimin e nje kulle te re ne orgjinalitetin shekullor.
“Me siguri qe po, se vetem ai qe ka pas kulle ia di vleren dhe e njeh dashurine ndaj saj. Pastaj, shtytja me e madhe per ndertimin e nje kulle ishte kerkesa e agjes Rrustem te cilit i jam mirenjohes per qendrimin e tij prane dhe mebshtetjen gjithe jeten, qekur mbetem jetim nga baba dhe vetem me nenen dhe gjyshen. Pra, qe nga 82-ta (kur une isha vetem 22 vjec) e deri me tash une nuk besoj se ka migje qe e ban ate qe ai ka bere per ne.Prandaj, mirenjohja ndaj tij eshte e pafund”! Une kam qene 22 vjecar kur m´ka vdek baba, prandaj mrienjohja eshte tejet e madhe ndaj axhes sime rrustem Gecit”, thote z.Geci, i cili tregon se perkudjesja e agjes se tij filloi qe ne vitin nje mreinjohje te pafund ndaj aches se tij, Rusutem gedit, pronar i kesaj kulle, i cili u perkudjes per e dhe vellezerit e tij qe ne vitin 82,kur ata mbeten jetimw.
Kulle me vlera te larta trashegimore dhe bashkekohore
Kulla e Rrustem Gecit ne Lluke te Poshtme eshte nje objekt me vlera te larta trashegimore, e ridnertuar ne origjinaltietin shekullor dhe e adaptuar per nevojat e kohes. Hartuesi Beqir Berisha se bashkue me arqitektin Blerim Bajraktarin dhe stafin e tyre jane hartues te disa kullave ne Rajonin e Pejes, perderisa ka dorezuar projektin per kullen e kryeministrit Sali Berisha.
“Une kam punu edhe ne ekip dhe jam shume i kenaqur me punen qe e kemi bere. Ke ifillu me pese kullat e punuara ne Dukagjin, me realizues Chwb-ne, ndersa para luftes kam qene realizues i dy punimeve te kullave te cilat pejserisht jane kry. Pra, ishin kulla e Zymer Fetes me pronar sot Adem Berishen, ne Irzniq; Kulla e Goskajve ne Peje, Kulla e Alajve ne Dranoc,etj. Ndersa, vitin e kaluar kam pas fatin te jem ne ekipin profesional per hartimin e projekrit te kulles se presidentit Sali Berisha, krahas profesoreve te nderuar Fejaz Dranqolli dhe Flamur Dolin, bashekpunetori im Blerim Bajraktari dhe une, kemi dhene mendimin profesional dhe ne vitin 2010 kemi dorezuar planin ideor te restaurimitt e kulles se Berishes ne Viqidol vitin e kaluar. Tash jemi ne pritje dhe shpresojme se nje dite do te fillojne punimet”, thote arqitekti Berisha, i cili nder te gjitha projektet vecon bashkepunimin me familjen Gecaj e sidomos me pronarin e kulles, shqitparo-amerikanin Rrustem Geci i cili nuk kurseu asgje qe projektin e tij ta bente te realizueshem.
Shqiptaro-Amerikani Geci shquhet per humanizmin e tij
Rrusem Geci, afarist i njohur shqitparo-amerikan i cili me afaristin tjeter Hajdar(Hari) Baraktarin te cilet kane privatizuar ne vlere mbi 70 milione ne Kosove, eshte i njohur per humanizmin e tij ne te gjitha periudhat kohore. Dhe, perderisa kontributi i pasluftes preket nga banore e familjet e shumta te ketij rajoni, Ali Geci, kusheri i tij flet per kontributin e Rrustem Gecit gjate levizjeve te para kombtare per
clirim, kur se bashku me Hari Bajraktarin lobuan per qeshtjen shqiptare
“Une du te permend me kete rast vetem nje: Kur Serbia i deboi minatoret nga Trepqa dhe mbeten pa buken e gojes, une ne ate periudhe isha edhe vet ne ato organizime,sepse veprimtaria kombtare sillet ne dy krahe: ne nga brenda ndersa mergata nga jashte. Dhe ne rastin e minatoreve, me kujtohet shume mire prosoia e tij permes Hysenit qe me kish derguar: “Une i pari marr nen mbikeqyrje 30 familje minatoresh!” Dhe kete fjale e mbajti deri pas lufte. Ajo per mua ishte nje fuqi, ishte nje mobilizim qe na ndihmonte te veprojme me tutje. Kjo ishte nje pune e madhe e atij qe e ka kry ne ate kohe, por paralel ju ka ndihmu edhe fshatit ne pergjithesi ,nje pjese e te cileve eshte ne SHBA dhe kane kriju nje baze te mire per jetese. I ka mbeshtet edhe disa shkolla te rajonit me mjete shkollore ne Rrafsh te Dukagjinit,etj”.
Por, pasqyra me e mire e kontributit te z.Geci eshte investimi afro dymilionesh ne rimekembjen e kulles se te pareve te tij, e cila eshte quajtur edhe“Kulla e shekullit 21”.
Ketu jane gershetuar e kaluara dhe e sotmja
“Kulla e Rustem Gecit eshte Kulla e shekullit 21. Dhe keshtu nuk e kam emeruar une por iu referohem shkrimeve te shkrimtarit Kajim Murtishi nga Maqedonia. Sepse, eshte nje kulle gjigante ne te cilen ka investuar per me e mbrojt dinjitetin kombtar si dhe per me i tregu edhe botes se ne po hyme ne Evropen e shekullit 21 me vlerat gjigante kombtare”.
Lufta e fundit ne Kosove, krahas vrasjeve dhe masakrimeve nuk kurseu as monumentet e trashegimise, ndersa kullat qe iu mbijetuan shekujve u shnderruan ne germadha. Disa prej tyre u ndertuan nga donatore, ca te tjera nga institucionet e Kosoves, disa nuk u rimekemben kurre, por te tjera ne shenje dashurie dhe respekti ndaj vlerave trashegimore u rindertuan me kontributin e vet pronareve. Kulla e Rrustem Gecit ne Lluke te Poshtme e cila filloi ndertimin qe nga viti 2001 eshte shembulli me sublim i dashurise dhe perkushtimit ndaj trashegimise se te pareve. Ndersa, puna e mjeshterve te gurit dhe te grurit e ben kete kulle nje kryeveper e cila nga shumekush emerohet edhe si “Kulla e shekullit 21”.
Dashurine per atdheun dhe popullin e vet, krahas kontributit e vazhdueshem kudo ku thirri zeri i kombit, atdhetari i devotshem decanas Rrustem Gecaj e ka deshmuar edhe me ndertimin e kulles se heroit komtbar Isa Boletinit, ne Mitrovice. Perderisa, ne kullen e stergjysherve te tij ne Lluke te Poshtme, ndertuar ne gure e veshur ne dru, deri ne elementin me te vogel shkrihen ne nje vlerat me te cmueshme te trashegimise se vendbanimit tradicional shqiptar e cila Kosoven e radhit denjesisht ne thesarin e trashegimise kulturore boterore.