23 shtator 2011, Radio Kosova, Mergata e Kosoves, kontributi i se ciles eshte i ditur, edhe sot gjen forma per t´i qendruar prane popullit te vet. Nje deshmi te kesaj gjejme ne Lluke te Eperme te komunes se Decanit, ne te cilin fshat te shtunen(24.09.11)nje te varfere te vetmuar i dorezohen celesat e shtepise se ndertuar nga bashkefshataret e saj me banim ne Zvicer.
Ne nje shtepi njekateshe ne mes te fsahtit Lluke e Eperm rreth nje kilometer ne lindje te Decanit, tashme punimet jane ne perfundim e siper. Ndersa, kesaj me se tepermi i gwzohet Ajne Tahirukaj, 70 vjecare, e cila megjithese s´ka djale as vajze, ne moshen e saj te shtyre po behet me shtepi te re.
“Prej familjes a? S´kam vec nje djale te motres ne gjini, e ktu s´kam korrkon”, thote 70-te vjecarja, vuajtjen e se ciles tregon thellesia e rrudhave ne balle.
Shtepi e re per gruan e vetme
Nje hapesire nente metra me pese, brenda te ciles ka nje dhome dite, nje dhome fjetjeje, nje korridor, kuzhine dhe
Ajne Tahirukaj,fale kusherinjve mergimtar behet me shpi te re
banje, eshte shtepia e cila u ndetuar per kete grua te vetme, ne vlere prej 22 mije frangash zvicerane; nje komoditet tejet larg 70 vjecares, Ajne Tahirukaj, e cila kaloi jeten ne nje kulle te varfer.
“Shpine e kam pas t´keqe boll, t´kahershme, kulle, qashtu qysh asht maru dikur pa ndryshu kurrgja. Vallahi ftohte boll se s´ka pas vec nje tavan, do trene t´kqija, qereminet e kurgja tjeter. Vec Elhamdulilah prej Zotit, i piku rahmeti babes edhe djemve e ma marun qet shpi, se vallahi boll kqyra n´komun e n´shtet e anej e knej, e s´dul kurrkush. Vec Zot´yne e qeta, e ishalla Zoti ua kthen me t´mira e cka i lypshin iu dhashte, babes e djemve, me nane, nafake, evlad e cka kane brenda dere”, uron plaka se ciles nen vetullat e rrezuara i shkelqen gezimi ne sy.
Donatori Mikail Sutaj(majtas) dhe Sali Tahirukaj(djathtas)
Aty ku nuk eshte paraja eshte vullneti i mire
Dhe e tera filloi keshtu. “Proceduren e kane fillu familja Sutaj, te cilet kane propozuar idene dhe pastaj kane ardhe ktu te une. Ktu o kone kulla e rrozbitne me ka krejt! Na thane: “Si ne hekshi kete kulle, ne e mbarojme shpine!” Une ju thashe:”Vec banja shpine se une menihere e heki!” Edhe e morem nje bager, e pastruam dhe menjehere e filluan shpine. Nje shpi shume e bukur qe e gezon nje plake, e qe na ka gzu edhe neve vllaznine, se une s´kam pas mundesi vet por ja bane kta kojshite, e faliminers shume prej tyre!”, rrefen Sali Tahirukaj, djali i kunatit te Ajnes, per te cilen ndertimi i shtepise ishte nje sihariq i papritur se pas vdekjes se bashkeshortit s´i mbeti tjeterkush pervec nje nipi nga e motra.
“Une s´jom kone ktu hic,vec djemt e kane ba dert me babe t´vet. Ai u ka thane si kush ma miftaq s´asht as kund si qet ma mire se qitu. E atehere asht qu e easht ardhe e ka fol me Salihin, si e kam ma t´ngatin kosjhi e kane ba dert ner veti. Kur erdha e po m´thote si po don me ma maru kete shpi, i thashe: “Uuuh Elhamdulilah si po m\’ hiqka prej atij vendi!“, rrefen lokja.
Ajne Tahirukaj, ne shteone e re rreze mureve te kulles
Fisniku ndan me skamnorin edhe kafshaten e gojes
Dhe, vendime te tilla nuk jane aspak te veshtira per njerez human, sic eshte Mikail Sutaj, 39 vjecar i cili jeton dhe punon ne Zvicer qw 23 vjet. Se ai, megjithese i merguar me vetem 16 vjet, pasuria vetem sa ia rriti dashurine per njerezit, duke ia hapur zemren qe te ndante buken e femijeve me nevojtaret.
“Mu pasuria vec m´ka dhone dhe ma shume respekt per njerez. Dhe, meqense une me vellain kemi nje biznes te mire ne Zvicer, n´kete vere kur erdhem n´pushime verore si t´gjithe bashkeatdhetaret tane qe mblidhen ne Kosove edhe biseduam me baben, me vllaun, me nonen edhe grate tona e pame te arsyeshme si kjo plake asht n´skamje shume te madhe edhe vendosem me ia mbaru kete shpi. Dha Zoti na nimoi edhe neve e ja marum qe sa t´rrnoj, me rrnu si njeri. Ishalla kjo e gezon!”, thote Mikaili.
Mesazhi i mergimtarit Sutaj:“Jep nga ajo qe t´ka dhene Zoti”
Vendimi i dy djemve per te punuar nje shtepi per kete skamnore te fshatit ishte i mireserardhur edhe per prindin e tyre, Ismajl Sutaj:
Neser fillon jeta ne shtepine e re
“Une mburrem shume per dy djemte e mi qe iu ka pushtu zemra me i nimu dikuj. Une e pava qe n´katund tonin ma s´miftaqi ke qekjo plake, se as s´ka djale, as s´ka qike, as s´ka burre, as s´ka gjini, as korrkon. Edhe m’ka´thane: ”Valla babe qysh t´thuash ti!”M´nigun, faliminers prej tyre edhe mu po m´vjen mire shume vallahi!”
Perderisa mesazhi i Mikailit per mergimtaret e Kosoves eshte qe te marrin hapa te njejte per njerezit nevojtare anekend Kosoves.
“Une punoj qe nje kohw te gjate ne Zvicer, por nuk jam i vetmi qe i kam punet mire se ka edhe te jtere qe jane edhe ma mire se une. Prandaj, kisha apelu te cdonjeri qe t´iu ndihmojne ketyre familjeve varfera. Neve Zoti na i ka dhane, bile t´ia japim edhe na dikujt!”
Lokja 70 vjecare Ajne Tahirukaj, e cila kaloi jeten ne kullen e saj te ftohte e te varfer, qe neser do te erret e do te qelet ne shtepine e saj te re.